Aguilera rrëshqet në shkallë derisa mbante koncert në Rusi

Periskopi.com Showbiz

Christina Aguilera ka pësuar një incident gjatë koncertit në Rusi, kur rrëshqiti dhe ra në shkallë derisa po ngjitej në skenë.

I gjithë incidenti u xhirua nga fansat dhe videot u shpërndanë në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, Aguilera nuk pësoi lëndime dhe valltarët në skenë vrapuan t’i dalin në ndihmë.

Këngëtarja amerikan menjëherë u çua në këmbë dhe vazhdoi koncertin sikur të mos kishte ndodhur gjë.