Modelja e njohur meksikane ‘çmendet’ pas Juventusit, shkak Cristiano Ronaldo

Periskopi.com Sporti

Me afërsisht 13 milionë ndjekës në “Instagram”, Xhozelin Kano është një prej modeleve më të kërkuara në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila vijon karrierën në SHBA, njihet ndryshe edhe si “Kim Kardashian meksikane”. Por përveç modelingut, ajo është e apasionuar edhe pas futbollit.

Në Amerikë mbështet skuadrën Nju Jork Sitit, ndërsa në Europë zemra e saj rreh fort për skuadrën më të titulluar italiane, Juventusin, kjo për shkak të simpatisë që modelja ka për yllin portugez Kristiano Ronaldo.