Mabetex Prishtina shkatërrohet nga CSKA Moska: Vetëm katër lojtare prishtinase shënuan pikë

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar ndeshja Mabetex Prishtina – MBA Moscow, e vlefshme për Grupin B të FIBA Euro Cup Women, e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Skuadra ruse ka fituar me rezultat bindës 101:42. Kjo është humbja e katërt në po aq ndeshje për Prishtinën, derisa ruset i kanë shënuar katër fitore.

Vetëm katër basketbolliste të skuadrës sonë arritën të shënojnë në ndeshjen e sotme. Irma Konjusha ishte më efikasja me 18 pikë, Nyliah Dominique Jamison – Myers 12, Enxhi Xhanaj 10 dhe Era Shatri 2 pikë.

Te mysafiret më të dalluarat ishin: Anastasia Logunova me 19 dhe Anna Leshkovtseva me 15 pikë.

E gjithë Kina në këmbë pas asaj që ka bërë futbollisti nga ky vend në ndeshjen CSKA-Espanyol

Periskopi.com Sporti

Espanyoli ka regjistruar një fitore 2-0 kundër CSKA Moskës, në kuadër të Europa Leagues të enjten mbrëma.

Golat nga Lei Wu dhe Victor Camuzano ia siguruan pikët e plota spanjollëve, raporton Periskopi.

Sidoqoftë, goli i Wu ishte e veçanta e natës, pasi kinezi shkroi historinë.

Ai është bërë futbollisti i parë nga Kina që shënon në një kompeticion të rëndësishëm evropian.

Shikoni golin e tij më poshtë. /Periskopi.com/