Filipinet goditen nga tërmeti 7.2 shkallësh, alarm për cunami

Periskopi.com Lajme

Autoritetet në disa pjesë të Filipineve dhe një pjesë të Indonezisë kanë paralajmëruar se rajoni mund të goditet nga cunami pas tërmetit të fuqishëm prej 7.2 shkallësh të Rihterit. Tërmeti e preku më së shumti ishullin Mindanao në pjesën jugore të vendit, që është ishulli i dytë për madhësi.

Pritet që tërmeti të shkaktojë valë të mëdha në det, prandaj autoritetet kanë njoftuar se ishujt Geme dhe Tabukan dhe ishulli Davao në Filipine mund të goditen nga cunami. Instituti i sezmilogjisë në Filipine i ka këshilluar banorët të qëndrojnë larg bregdetit dhe të mos futen në ujë mes orës 12 dhe 2 pas mesnatës dhe deri sa të kalojë rreziku.

Parashikimet e para thonë se valët nuk do të jenë më të larta se një metër në krahasim me valët e zakonshme. Banorët e zonës kanë thënë se e kanë ndier tërmetin sepse muret e shtëpive të tyre janë dridhur.

Filipinet dhe Indonezia goditen shpesh nga termetet dhe cunami. Më shumë se dy mijë persona humbën jetën në shtatorin e kaluar kur cunamit i parapriu një tërmet prej 7.5 shkallësh në ishujt perëndimorë “Sulawesi”, shkruan “Daily Mail”.

Shtohen viktimat e cunamit në Indonezi

Periskopi.com Lajme

Indonezia thotë se do të ndërtojë një sistem të ri paralajmërimi, në gjendje të pikasë cunamet e shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut nën det, disa ditë pasi dallgë gjigante të shkaktuara nga një vullkan u morën jetën të paktën 429 personave.

Instalimi i strukturës së re do të nisë vitin e ardhshëm. Mendohet se, aktiviteti nga vullkani “Anak Krakatau” shkaktoi rrëshqitje dheu nën det, gjë që u pasua edhe me cunamin vdekjeprurës. Zyrtarët thonë se rreth 150 persona mungojnë ende në apel dhe 16 mijë të tjerë janë zhvendosur.

Skuadrat e shpëtimit, të ndihmuara nga pajisje të rënda, po shkojnë nga fshati në fshat, duke kërkuar nën rrënoja për të mbijetuar në zonat e goditura më rëndë, në ishujt Sumatra dhe Java, shkruan Top Channel.

Banorët e zonave bregdetare janë këshilluar të qëndrojnë larg plazheve, në mesin e frikës se shpërthime të reja të vullkanit mund të shkaktojnë një tjetër cunam.
Teknologjia ekzistuese ka dështuar të parashikojë cunamin që shkatërroi qytetet bregdetare përreth ngushticës “Sunda”. Sistemi ishte ngritur për të monitoruar tërmetet, por jo rrëshqitjet e dheut nën det dhe shpërthimet vullkanike, që po ashtu mund të gjenerojnë dallgë vdekjeprurëse.

Për shkak të mungesës së fondeve, vandalizmave dhe defekteve teknike, në vend nuk ka pasur “de facto” një sistem paralajmërues nga cunamet që nga viti 2012.

Rëndohet bilanci i viktimave në Indonezi, paralajmërime edhe për një cunami tjetër

Periskopi.com Lajme

Indonezia është në alarm për një tjetër cunami që mund të godasë vendin, ndërsa numri i të vdekurve nga një valë e madhe që goditi vendin të shtunën, ka arritur në 373.

Zyrtarët kanë paralajmëruar njerëzit që jetojnë pranë Anak Krakatau për të qëndruar larg plazheve për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme në mal të një vullkani, i cili besohet se mund të ketë shkaktuar cunamin.

Agjencia meteorologjike e Indonezisë konfirmoi rënien nënujore të një pjese të vullkanit që shkaktoi një valë vdekjeprurëse 10 metra të lartë që goditi plazhet popullore të Sumatrës jugore dhe majën perëndimore të Javës.

Sutopo Purwo Nugroh, nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit paralajmëroi se numri i të vdekurve nga fatkeqësia e së shtunës “do të vazhdojë të rritet”, ndërsa kërkimet për trupat e pajetë vazhdojnë.

Të paktën 1,000 njerëz u plagosën dhe gati 12,000 banorë bregdetarë u detyruan të evakuoheshin me forcë në toka më të larta, pas paralajmërimeve se mund të ketë cunam tjetër./Periskopi

Shkon në 222 numri i viktimave nga cunami në Indonezi

Periskopi.com Lajme

Numri i të vdekurve në Indonezi nga cunami i fundit që ka kapluar vendin ka shkuar deri në 222, ku para disa orëve raportohej se ishin të vdekur 168.

Tani të plagosur janë 843 persona, thonë zyrtarët qeveritarë në Indonezi.

Valët e cunamit goditën natën këtë shtet, duke shkatërruar qindra ndërtesa.

Zyrtarët thonë se cunami mund të ishte shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut në det pasi shpërtheu vullkani Anak Krakatau.

 

Momenti dramatik kur cunami përfshiu lokalin ku po mbahej një koncert roku në Indonezi (Foto/ Video)

Periskopi.com Lajme

Pamjet dramatike nga bregdeti i Ngushticës së Sundas të Indonezisë tregon se si  valët e mëdha të cunamit kanë përfshirë ambientin e një lokali ku një grup muzikor i rokut po performonte të shtunën mbrëma. Fatkeqësisht jetën ka humbur një muzikant.

Rreth 250 punonjës të kompanisë shtetërore të shërbimeve PLN morën pjesë në koncertin e grupit indonezian 17 në Tanjung Lesung për një ngjarje të fundvitit, tha zëdhënësi i kompanisë  Made Suprateka për Reuters, transmeton Periskopi.

Të paktën shtatë vetë u vranë dhe rreth 89 prej tyre  u zhdukën pas fatkeqësisë në skenën që ndodhej shumë afër detit.

“Uji u ngrit dhe tërhiqte të gjithë në lokacion. Ne kemi humbur të dashurit, përfshirë basistin dhe menaxherin tonë , edhe të tjerët mungojnë”., tha ai.

Të paktën 168 persona u vranë dhe më shumë se 700 u plagosën, dhe qindra shtëpi dhe ndërtesa të tjera u dëmtuan nga cunami.

Autoritetet paralajmëruan banorët dhe turistët në zonat bregdetare rreth ngushticës Sunda për t’u qëndruar larg plazheve.

Pamjet televizive treguan rrugët e bllokuara nga mbeturinat nga shtëpitë e dëmtuara, makinat e përmbysura dhe pemët e rëna./Periskopi/

SHIKO VIDEOT

 

 

Mbi 2 mijë të vdekur nga tërmeti dhe cunami në Indonezi

Periskopi.com Lajme

Në tërmetin që më 28 shtator goditi ishullin Sulawesi dhe cunami që pasoi mandej, për vdekje pësuan 2.103 persona

Jeta në ishullin indonezian Sulawesi, një muaj pas tërmetit shkatërrues dhe cunamit, ende nuk është kthyer në normale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tërmetin që më 28 shtator goditi ishullin Sulawesi dhe cunami që pasoi, për vdekje pësuan 2.103 persona.

Sipas të dhënave të fundit, rëndë janë lënduar 2.549 persona. Aksioni i kërkimit dhe shpëtimit përfundoi më 12 tetor.

Të dhënat flasin se janë shkatërruar edhe 65.000 shtëpi, ndërsa strehim në vende tjera kanë gjetur 99.471 persona.

 

 

 

 

 

 

Shkon në 1500 numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami në Indonezi

Periskopi.com Lajme

Numri i qytetarëve që kanë humbur jetën nga tërmeti dhe cunami që goditen ishullin indonezian Sulaëesi një javë më parë, ka tejkaluar shifrën 1500.

Kështu njofton Agjencia Indoneziane për Menaxhimin e Katastrofave.

Agjencia më parë kishte njoftuar se jetën kishin humbur 1424 qytetarë, por nga të dhënat e fundit del se numri i të vdekurve është 1558, raportojnë mediat vendore.

 

 

Pamje shkatërruese pas cunamit në Indonezi

Periskopi.com Lajme

Në disa pamje të filmuara më 1 tetor, janë shfaqur zona të shkatërruara në ishullin e Indonezisë, Sulavesi, pas një cunami dhe tërmeti që kanë goditur këtë pjesë, më 28 shtator.

Qyteti Palu, i banuar me rreth 350,000 banorë, është prekur më së keqi nga cunami, pasi numri i viktimave ka arritur në gati 1000.

Autoritetet kanë dërguar ujë të pastër dhe makineri të rëndë në këtë zonë për të kërkuar të mbijetuarit.

Të hënën është hapur edhe një varrezë masive për të varrosur viktimat, në mënyrë që të anashkalohet përhapja e ndonjë sëmundjeje. (REL)

Shkon në mbi 1300 numri i viktimave në Indonezi

Periskopi.com Lajme

Zyrtarët e Departamentit për Katastrofa në Indonezi, kanë njoftuar se është rritur në 1,347 numri i personave që kanë vdekur si pasojë e tërmetit dhe cunamit në këtë vend.

Numri i viktimave është rritur nga shifra 844, e konfirmuar nga zyrtarët më herët.

Tërmeti, 7.5 shkallë ka goditur ishillin Suvalesi, duke nxitur një cunami që ka përfshirë qytetin bregdetar, Palu.

Ndërkohë policia është duke ruajtuar dyqanet, pasi banorët janë duke kërkuar urgjentisht për ushqim dhe ujë.

Kamionët e ndihmave humanitare që kanë hyrë në qytete janë duke u ruajtur nga ushtarët dhe policia.

Përveç tjerash, në këtë zonë ende ka shqetësime se mund të ketë persona të gjallë nën rrënoja.

 

Numri i viktimave nga cunami në Indonezi shkon në 1,200

Periskopi.com Lajme

Numri i personave të vdekur nga tërmeti dhe cunami i së premtes në Indonezi ka shkuar në 1,200 ka bërë të ditur agjencioni për katastrofa natyrore i këtij vendi.

Shifra paraprake e konfirmuar ishte 844 persona, ndërsa numrat e fundit ende mund të rriten.

Tërmeti me magnitudë 7.5 goditi ishullin Sulawesi, duke nxitur kështu një cunami që preku qytetin bregdetar Palu.

Personat në këtë vend janë në gjendje të mjerueshme, në mungesë të ushqimit, ujit e naftës.

Gjithashtu ka shqetësime se disa të mbijetuar ende mund të jenë nën rrënojat e ndërtesave.

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Indonezi

Periskopi.com Lajme

Niveli i shkatërrimit në qytetin indonezian të Palu-së pas tërmetit dhe tsunamit të fuqishëm që e goditën të premten, po shfaqet gjithmonë e më qartë me kalimin e orëve.

Të paktën 832 janë tani vdekjet e konfirmuara, një bilanc që sërish nuk është ai përfundimtar e pritet të rritet ndjeshëm pasi ekipet e shpëtimit të mbërrijnë në zonat thellë, ku nuk kanë hyrë ende. Autoritetet kanë nisur t’i vendosin viktimat në varre masive nga frika e përhapjes së sëmundjeve. Me dhjetëra vetë mendohet të jenë ende të gjallë nën gërmadha.

Në Palu, punonjësit e ndërhyrjes se shpejte po presin mbërritjen e makinerive të rënda për të kërkuar në rrënojat e një hoteli dhe një qendre tregtare.

Paslëkundjet e tokës që nuk kanë reshtur në zonë, e kanë vështirësuar së tepërmi punën e tyre duke ua shtuar edhe rrezikun. Linjat e komunikimit janë dëmtuar dhe prania aq e nevojshme e këtyre makinerive është e ulet, nuk kemi mjaftueshëm pajisje për numrin e madh të ndërtesave të shembura, tha zëdhënësi i agjencisë kombëtare të katastrofave natyrore.

Një paralajmërim për tsunami u lëshua të premten pasi tërmetit me magnitude 7,5 sipas shkallës rihter. Lëkundjet e dhunshme të tokës u pasuan nga dallgë 6 metra të lartë që u përplasen me forcë në breg duke shkatërruar çdo gjë që u dilte përpara. Presidenti indonezian Joko Widodo e vizitoi personalisht rajonin e prekur me kërkesën që përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve të vazhdojnë pa reshtur ditë dhe natë.

 

 

Pamje dramatike: Ja çka la pas cunami i tmerrshëm në Indonezi

Periskopi.com Galeria

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit dhe cunamit të formuar më pas në ishullin Sulawesi të Indonezisë, është rritur në 832, transmeton AA.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, në një deklaratë ka njoftuar se si pasojë e tërmetit dhe cunamit të formuar më pas në ishullin Sulawesi kanë humbur jetën 832 persona.

Nugroho është shprehur se kanë marrë informacionin se në zonën Palu në rajon kanë humbur jetën 821 persona dhe në Donggala 11 persona.

Shikoni pamjet dramatike:

Shkon në 832 numri i viktimave nga tërmeti e cunami në Indonezi

Periskopi.com Lajme

Numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami i shkaktuar prej tij në ishullin indonezian të Sulaëesit është rritur në mënyrë drastike në 832 jetë të humbura.

Lajmi është konfirmuar këtë të dielë nga Agjencia Kombëtare për Zbutjen e Katastrofave, që shtoi gjithashtu se edhe zonat e prekura janë më të gjera nga sa mendohej fillimisht.

Shumë persona raportohen të kenë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara prej tërmetit me magnitudë 7.5 që goditi vendin të premten, e vetëm pak më vonë shkaktoi edhe një cunam me dallgë 6 metra të larta.

Në konferencën për shtyp, zëdhënësi i agjencisë në fjalë, Sutopo Purëo Nugroho tha gjithashtu se ekipet e kërkim-shpëtimit po gërmojnë me duar në përpjekjet e ethshme dhe të pandalshme për të mbijetuar në qytetin indonezian të Palusë. Shqetësim të madh përbën në fakt fati i qytezës Donggala, ku ende mbetet i paqartë impakti nga tërmeti dhe cunami i së premtes.

 

​Tërmet e cunami në Indonezi, raportohet për 380 të vdekur

Periskopi.com Lajme

Më shumë se 380 njerëz kanë mbetur të vdekur nga cunami që e shkaktoi një tërmet me magnitudë 7.5 që e goditi Indonezinë gjatë ditës së djeshme, raporton Periskopi.

Dallgët arritën mbi 2 metra lartësi në qytetin bregdetar Palun, si dhe në ishullin Sulawesi.

Qindra persona të tjerë janë raportuar si të lënduar, e shumë të tjerë edhe të zhdukur.

Video të tmerrshme janë publikuar nga zonat bregdetare, ku njerëzit duken të tmerruar, ndërsa mundohen të braktisin me shpejtësi ndërtesat e tyre.

Muajin e kaluar, një seri tërmetesh goditën ishullin indonezian Lombokut, ku të paktën 460 persona u konfirmuan të vdekur.

Pas tërmetit të fuqishëm në Indonezi, paralajmërohet cunami

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Indonezisë, duke shkaktuar edhe frikën për një cunami të mundshëm.

Tërmeti i madh 7,7 magnitudë u regjistrua pranë ishullit të Sulawesit, në lindje të Borneos, transmeton Periskopi.

Një tërmet i mëhershëm shkatërroi disa shtëpi, duke vrarë një person dhe plagosur të paktën 10 të tjerë , thanë autoritetet.

Ndërsa një seri tërmetesh në korrik dhe gusht vranë afro 500 vetë në ishullin e Lombokut, qindra milje në jugperëndim të Sulawesit.

Indonezia  është goditur rregullisht nga tërmetet. Në vitin 2004, një tërmet i madh jashtë ishullit indonezian të Sumatrës vuri një cunami anembanë Oqeanit Indian, duke vrarë 226,000 njerëz në 13 vende, duke përfshirë më shumë se 120,000 në Indonezi./Periskopi/

Pas tërmetit 7.0 ballë, pritet cunami në Indonezi

Periskopi.com Lajme

Një termet i fuqishëm 7.0 ballë ka goditur bregun e ishullit Lombok të Indonezisë të dielën (5 gusht). 

Ishulli i godit nga një tërmet me pothuajse të njëjtën magnitudë 1 javë më parë.

Agjencia gjeologjike e BMKG e qeverisë indoneziane ka paralajmëruar se do të ketë cunami.

Fundjavën e kaluar tërmeti me magnitudë 6,4 la 14 të vdekur në ishull.

I mibijetuari i fundit filmohet në zonat e thella të Amazonës, fisi i tij ka jetuar për 60 mijë vite

Periskopi.com Lajme

Pamje të pabesueshme janë kapur të njeriut të fundit që po mbijeton si i vetëm në fiset e thella të Amazonës.

Njeriu – i cili konsiderohet se është rreth të 50 besohet se ka dalur për të gjuajtur gjahun dhe më pas është filmuar.

Pretendohet se ai është i vetmi i mbijetuar i një grupi prej gjashtë vetash të cilët u vranë gjatë një sulmi të fermerëve në vitin 1995.

Por, pavarësisht izolimit dhe mungesës absolute me pjesën tjetër të botës, njeriu nuk është i vetëm në tokën e paeksploruar nga bota e jashtme.

Një fis i quajtur Sentinelezët janë një tribu e pambrojtur që jeton në ishullin e veriut Sentinal, një nga ishujt e Andamanit që gjendet në oqeanin indian.

Ata refuzojnë kontaktet me të jashtmit, dhe janë banorë të këtij vendit për afro 60, 000 vite, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Ata janë të njohur për hedhjen me shigjeta në drejtim të avionëve fluturues, dhe pas cunamit të vitit 2004 një foto tregon momentin kur një shigjetë e godit helikopterin e emergjencës.

Një fis tjetër i quajtur Kawahiva është një grup i vogël i njerëzve që jetojnë në xhunglën e Brazilit dhe ata ia kanë arritur t’i mbijetojnë shumë sulmeve gjenocidale.

Ata bëjnë jetë nomade si rezultat i dhunës dhe shkatërrimit të shtëpive të  tyre.

Gjithashtu fise tjera që akoma i kanë mbijetuar kohërave moderne janë Jarawas, Dani, Lacandon, Mascho-Piro./Periskopi/

Shikoni si përmbysen rrugët në Spanjë nga një mini-cunami

Periskopi.com Video