Trajneri kroat tregon strategjinë se si e ndalën Leo Messin

Periskopi.com Sporti

Kroacia e kishte mposhtur Argjentinën me rezultat 3-0 në fazën e grupeve të Kupës së Botës në një ndeshje ku futbollistët e udhëhequr nga Zlatko Dalic e ndalën me sukses Leo Messin.

Kroacia pati paraqitje të mëdha në Kupën e Botës të mbajtur në Rusi pasi arriti deri në finale, ku më pas u mposht nga Franca 4-2.

Kroatët ishin në grup me Argjentinën dhe në ndeshjen kundër tyre ata me plotë sukeses arritën që ta ndalnin Lionel Messin.

“Për mua, Leo Messi është lojtari më i mirë në botë dhe këtë ai po e tregon javë pas jave,” ka thënë Zlatko Dalic për ‘Goal’.

“Është më vështirë për Messin që të luajë për Argjentinën se sa për Barcelonën, ne u munduam të zbulonim disa dobësi që kishte në skuadrën e Argjentinës.

“Çelësi ishte që të disiplinoheshim dhe të ndiqnim plotësisht planin tonë taktik të lojës, dhe lojtarët tanë vepruan pikërisht ashtu. Ne u përpoqëm që të mos lejojmë që topi të arrijë te Messi si dhe bllokuam pozitat nga ku ai është më i rrezikshëm.

“Sado i mirë që është Messi, futbolli është një sport ekipor dhe nëse një ekip performon më mirë se tjetri është e vështirë për çdo individ që të kthehet gjithçka. Kroacia ishte vetëm një ekip më i mirë se Argjentina në atë lojë”. /Periskopi/

Dalic kritikon Ronaldon dhe e quan egoist pas veprimeve të fundit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic e ka kritikuar Cristiano Ronaldon për reagimin e tij drejt Luka Modric pasi ky i fundit e fitoi çmimin e më të mirit të vitit nga UEFA duke e quajtur atë ”egoist”.

Modrici i Real Madridit e fitoi çmimin në javën e kaluar para Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah.

Kapiteni portugez nuk ishte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe agjenti i tij, Jorge Mendes e kritikoi vendimin e UEFA-s’.

Dhe me këtë nuk pajtohet Dalic, trajneri i cili drejtoi Kroacinë drejt finales së Kampionatit Botëror në Rusi.

”Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e UEFA-s dhe këto komente drejt triumfit të Lukas.. nuk meritojnë komentin tim”, tha Dalic për Sportske novosti.

”Ai është lloj i lojtarit i cili nuk mendon rreth rezultatit të skuadrës, por vetëm për golin e tij”.

 

Tre pikat e forta dhe dy dobësitë e kombëtares së Kroacisë

Periskopi.com Botërori 2018

Kroacia sonte do t’i drejtohet stadiumit Luzhniki ku do të ndeshet në gjysmëfinale me kombëtaren e Anglisë.

Ata kanë talentë të klasit botëror dhe punojnë kolektivisht.

Më poshtë do të njiheni me tre pikat e forta të Kroacisë, dhe dy dobësitë që Anglia do të përpiqet t’i shfrytëzojë për të kaluar në finale që nuk e ka arritur prej vitit 1966.

Pikat e forta të kombëtares së Kroacisë

Mesfusha

Absolutisht nuk është e befasishme nëse Kroacia arrin që nëpërmjet mesfushës të mposhtë Anglinë.

Lojtari i Real Madrid, Luka Modric ka pasur minutazh standard në ekipin spanjoll dhe është playmakeri më i mirë në botë.

Modric është golashënuesi më i mirë në këtë Kupë Botërore me dy gola, dhe ka pasur minutazh më të shumtë se çdo lojtar tjetër i Kroacisë (485 minuta). Në të gjithë kompeticionin, vetëm një lojtar ka krijuar më shumë shanca se Modric, dhe ai është lojtari i Belgjikës Kenin De Bruyne.

Portieri

Stoperi i Monacos Danijel Subasic është duke i treguar aftësitë e tij të fuqishme në Kupën Botërore.

Ai ka një rekord për pritjet e penalltive, Kroacia në fakt ka pranuar vetëm një gol në tre takimet të grupit D, dhe Subasic nuk ka pasur një rol të vogël.

Pas fitores së tyre kundër mikpritësit, Rusisë, Subasic u bë portieri i dytë që ka pritur katër penallti në Kupën e Botës, duke barazuar rekordin e Argjentinës Sergio Goycochea nga viti 1990.

Përvoja e fituar nga penalltitë

Tashmë ne kemi njohuri për pritjet e penalltive nga Subasic, por për të fituar penalltitë duhet më shumë të tejkalohen situatat e tjera.

Kroacia fitoi në raundin e 1/8 final kundrejt Danimarkës 3-2 nëpërmjet penalltive dhe 4-3 në të njejtën mënyrë ndaj Rusisë në fazën e çerekfinaleve.

Luka Modric tregoi nerva të çelikta për të shënuar kundër Danimarkës – ai kishte humbur një penallti në kohë shtesë – dhe Ivan Rakitic ka shënuar penalltinë fituese në të dyja rastet.

Dobësitë e kombëtares së Kroacisë

Taktikat kufizuese të menaxherit

Me një pasuri të jashtëzakonshme në mesfushë, ju do të mendoni se futbolli i luajtur nga Kroacia do të jetë i rrjedhshëm dhe shkatërrues ndaj kundërshtarit.

Herë pas herë, kjo nuk është e mjaftueshme për Kroacinë.

Menaxheri Dalic ka përdorur dy sisteme të ndryshme në Kupën Botërore, 4-1-4-1 dhe 4-2-3-1.

Me sistemin 4-1-4-1 ata e përdorin vetëm Ivan Perisicin si sulmues. Me Ivan Strinic pas tij, sulmuesi i Interit është shumë pak produktiv për të kryer punën në fazën e mbrojtjes.

Anglia mund të përdorë  krahët e Kroacisë për t’i bërë presion, duke bërë që të detyrojë Perisicin dhe lojtarët e tjerë të krahut të kthehen në zonën e mbrojtjes.

Mungesa e një golashënuesi tipik

Për të gjithë talentët e tyre në mesfushë, Kroacia vuan mungesën e një golashënuesi tipik.

Mario Mandzukic ka shënuar 31 gola në 87 paraqitje për kombëtaren kroate, por ai ka arritur të shënojë vetëm një gol në Kupën Botërore – loja e tij më shumë ka qenë e përqendruar në  mbajtjen e topit dhe duke furnizuar me topa sulmin./Periskopi/