Pamje nga magjia e Luka Doncic, treshe në sekondën e fundit për t’ia siguruar fitoren Dallasit

Periskopi.com Sporti

Luka Doncic ka qenë hero i Dallas Mavericks edhe në një takim tjetër.

Basketbollisti slloven me treshe vendimtare në sekondën ka siguruar fitoren Dallasit ndaj LA Clippers.

Mavericks kanë barazuar rezultatin në 2-2 ndaj Clippers në kuadër të raundit të parë të Play-Off, pas fitores me rezultat të ngushtë 135:133 pas vazhdimeve.

Ekipi nga Teksasi ishte i hendikepuar pa yllin Kristaps Porzingis, por përkundër që ishin në disavantazh prej 21 pikëve rikthyen gjithçka në të mirë të tyre.

Luka Doncic ishte fantastik ku e mbylli takimin me ‘Triple Double’, me 43 pikë, 17 kërcime e 13 asistime.

Me lojë të mirë tek Dallas u dalluan Burke me 25 pikë dhe Tim Hardaway që shtoi 21 të tjera.

Lou Williams me 36 pikë dhe Kawhi Leonard me 32 të tjera ishin basketbollistët më efikas te Clippers, por që atyre iu mungoi ndihma nga Paul George që e mbylli takimin me vetëm nëntë pikë.

Kësisoj dueli mes dy ekipeve është barazuar tani në 2-2, teksa ndeshja e pestë zhvillohet të mërkurën pas mesnatës.

Rezultatet:

Philadelphia 76ers – Boston Celtics 106:110 (0-4)

Dallas Mavericks – LA Clippers 135:133 (2-2)

Brooklyn Nets – Toronto Raptors 122:150 (0-4)

Utah Jazz – Denver Nuggets 129:127 (3-1)