Pas audios së mjekut që fyente Maradonën, reagon ashpër vajza e tij

Periskopi.com Sporti

Gjatë mëngjesit të sotëm, ishin publikuar mesazhet audio të doktorit i cili ishte në momentin e vdekjes së legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona.

 

Lajmi bëri bujë në mediat ndërkombëtare dhe njëkohësisht tregoi se ky rast është më i ndërlikuar sesa ishte menduar fillimisht.

Por, pas publikimit të lajmit, tani ka reaguar vajza e Maradonës, Dalma Maradona.

Dalma ka publikuar një postim në rrjetin social Twitter, ku është shprehur tejet e indinjuar me lajmin dhe tregon se i kishte ardhur për te vjellë.

“Luque (mjeku i Maradonës), ju jeni një ******* dhe shpresojmë se drejtësia është bërë, por le të mos e injorojmë faktin që personi që e prezantoi atë me babanë tim, e punësoi atë dhe i pagoi me rrogë është Matías Morla!”, tha Dalma.

“Unë sapo dëgjova audiot midis Luque dhe psikiatrit dhe vjella! E vetmja gjë që i kërkoj Zotit është që drejtësia të bëhet!”, përfundoi Dalma Maradona