Trajneri i Kosovës mposht rivalin nga Serbia për çmimin “Trajneri i Vitit” në FIBA Europe Cup

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në basketboll, i cili ushtron edhe detyrën e trajnerit të Z Mobile Prishtinës, Damir Mulaomerovic është shpallur “Trajneri i Vitit” në FIBA Europe Cup, transmeton Periskopi.

Në votimet e mbajtura në uebsajtin e FIBA-s, Mulaomerovic ka fituar më së shumti vota (20 %) duke fituar çmimin prestigjioz.

Image

Në vendin e dytë ka dalë serbi, Nbojsa Vidis i Ballkan Botevgradit me 19%, Gianmarco Pozzeccon i Dinamo Sassarit me 17% të votave, si dhe Denis Ëuchereri s.Oliver Wurzburgut me 15%.

Kujtojmë se Prishtina këtë edicion arriti deri në play off të Fiba Europe Cup, ku u eleminua nga ekipi italian, Varese. /Periskopi.com/

Biografia e përzgjedhësit të ri të Kosovës, Damir Mulaomerovic

Periskopi.com Sporti

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e ditës së hënë e ka emëruar përzgjedhës të Përfaqësueses së Kosovës, Damir Mulaomerovicin, ish-basketbollistin e Kombëtares së Kroacisë dhe shumë skuadrave me renome evropiane.

Si trajner, Mulaomerovic e ka filluar punën me të përfunduar karrierën si basketbollist, duke udhëhequr skuadra si Sloboda Tuzla (2013-2015), pastaj ka vazhduar te Cibona (2015-2017), derisa më 2016 ka qenë edhe përzgjedhës i Bosnje e Hercegovinës.

Mulaomerovic do të nis punën me Përfaqësuesen e Kosovës që nga data 29 gusht, kur edhe do të filloj përgatitjet për ndeshjen kundër Maqedonisë që do të zhvillohet në Prishtinë më 13 shtator në kuadër të FIBA Eurobasket 2021 Pre-Qualifiers.

Ndërkoh biogrifa është kjo më poshtë:

Damir Mulaomerovic:

I lindur më 19 shtator 1974 (43 vjeç) në Tuzla të Bosnje e Hercegovinës.

Prej vitit 1990 deri më 2012 ka qenë lojtar aktiv (ka luajtur në pozitat 1 dhe 2).

Prej vitit 2013 e ka filluar karrierën e re në basketboll, si Trajner.

Ka luajtur për Sloboda Dita, Cibona, Fortitudo Bologna, Efes Pilsen, Panathinakos, Snaidero Udine, PAOK Thessaloniki, Panellinios, Olympiacos, Zagreb CO.

Si lojtar e ka fituar titullin e kampionit në EuroLeague në vitin 2002, është zgjedhur si pjesë e FIBA EuroStar në vitin 1997, e ka fituar Superkupën e Italisë më 1998, është shpallur koshashënuesi më i mirë në elitën greke më 2006, tri herë është zgjedhur në All Star të Greqisë prej 2004-2006, e ka fituar Kupën e Turqisë më 2001, 5 herë është shpallur kampioni i Kroacisë prej 1995 deri më 1998 dhe më 2011, pesë herë e ka fituar Kupën e Kroacisë, 1995, 1996, dhe 2009-2011, si dhe më 1194 e ka fituar Kupën e Bosnjës.

Mulaomerovic ka luajtur për Kombëtaren e Kroacisë, ku më 1996 ka marr pjesë në Lojërat Olimpike, pastaj në Eurobasket 1997, Eurobasket 1999, Eurobasket 2001 dhe Eurobasket 2003.

Ndërkaq si trajner karrierën e ka filluar te Sloboda Tuzla (2013-2015), pastaj ka vazhduar te Cibona (2015-2017), derisa më 2016 ka qenë përzgjedhës i Bosnje e Hercegovinës