Pritet dorëheqja e drejtorit të inteligjencës kombëtare të ShBA-së, Dan Coats

Periskopi.com Lajme

Drejtori amerikan për inteligjencë kombëtare, Dan Coats, pritet të japë dorëheqje nga ky post gjatë kësaj jave. Sipas disa raportimeve, ai do të zëvendësohet nga kongresisti i Teksasit, John Ratcliffe.

Coats në të kaluarën ka shërbyer edhe si përfaqësues republikan, senator dhe ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani. Ai është drejtor i inteligjencës kombëtare që nga fillimi i pushtetit të presidentit Trump në vitin 2017. Besohet që arsyeja e dorëheqjes së tij është pikërisht përplasja me presidentin për disa çështje.

Ai e kishte kritikuar publikisht Trumpin për marrëdhëniet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe i kishte thënë një paneli të Senatit se mendon që Koreja Veriore nuk do të heqë dorë nga armët bërthamore.

Disa medie kanë raportuar se presidenti Trump mund ta ndryshojë mendjen për ndërrimin e ushtruesit të kësaj pozite, por gazeta “New York Times” ka raportuar se Joh Ratcliffe ka më së shumti gjasa që ta zëvendësojë drejtorin e deritashëm.

Vetë Coats ende nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me raportimet për dorëheqjen e tij. Ai më parë i ka mohuar lajmet se do të japë dorëheqje nga detyra për shkak të zemërimit, shkruan “The Guardian”.

​Coats alarmon për sulme kibernetike në infrastrukturën amerikane

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së SHBA-së, Dan Coats paralajmëroi sot për sulme kibernetike shkatërruese në “infrastrukturën kritike të SHBA-së”.

Ai tha se gati dy dekada pas sulmeve të 11 shtatorit, “dritat e paralajmërimit janë përsëri të kuqe”.

“Sot, infrastruktura digjitale që i shërben vendit është sulmuar. Çdo ditë të huaj, shkelësit më të këqij nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut depërtojnë në infrastrukturën tonë digjitale dhe kryejnë një sërë sulmesh kibernetike dhe sulme kundër objektivave në SHBA”, thotë Coats.