Megjithatë si Luiz ashtu edhe Ceballos do të përballen në ditët e ardhshme me dënim nga klubi londinez.
Tag: Dani Ceballos

Probleme tek Arsenali, David Luiz e Dani Ceballos përleshen në stërvitje
Një përleshje mes dy futbollistëve ka ndodhur në stërvitjen e Arsenalit ditën e mërkurë.
Në këtë përleshje kanë marrë pjesë mbrojtësi brazilian David Luiz dhe mesfushori spanjoll Dani Ceballos.
Ka qenë e përditshmja angleze The Sun që ka raportuar për ngjarjen, por të dy lojtarët kanë lënë mbrapa atë ndodhi dhe janë pajtuar.
Gjithnjë sipas mediumit anglez, David Luiz e ka goditur spanjollin në hundë duke i shkaktuar gjakderdhje dhe disa gërvishje.
Por bashkëlojtarët e tyre dhe trajneri Arteta kanë ndërhyrë menjëherë që situata mos të eskalojë edhe më shumë.
Gjithsesi dyshja janë paraqitur të enjten në stërvitje dhe i kanë dhënë dorën njëri tjetrit duke u pajtuar.

Përmbledhja e paraqitjes së Dani Ceballosit për Spanjën mbrëmë është absolutisht kënaqësi të shikohet
E drejtë të themi se fansat e Arsenalit janë shumë të kënaqur me aktivitetin e tyre në afatin kalimtar të verës.
Pavarësisht se u futën në verë me një buxhet tejet të ulët, “Topçinjtë” shpenzuan plot 170 milionë euro, transmeton Periskopi.
Ata gjithashtu thyen rekordin e klubit për një transferim, duke siguruar shërbimet e Nicolas Pepes për 76 milionë euro.
Por nuk është vetëm Pepe ai për të cilin fansat e Arsenalit duhet të jenë të ngazëllyer.
Kieran Tierney, David Luiz dhe William Saliba gjithashtu janë transferuar – edhepse ky i fundit do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit tek ish-klubi, Saint-Etienne.
Sidoqoftë, transferimi që ka bërë startin më premtues në karrierën e tij tek Arsenali është Dani Ceballos.
Mesfushori është marrë në formë huazimi nga Real Madridi dhe deri tani ka dëshmuar aftësitë e tij me një paraqitje spektakolare kundër Burnleyt.
Kreativiteti, pasioni dhe etika e punës – Ceballos ka gjithçka që i duhet Arsenalit.
Dhe ai dëshmoi kualitetin e tij edhe me Kombëtaren të enjten mbrëma.
Spanja vazhdoi rekordin prej 100% të fitoreve në kualifikimet për Euro 2020 me një fitore 2-1 kundër Rumanisë.
Dhe Ceballos ishte lojtari më i mirë në fushë përgjatë 90 minutave.
Jo vetëm që dhuroi një asistim fantastik hokeji për ta vënë në zjarr Paco Alcacerin në rastin e golit, por ai gjithashtu fitoi një penallti të cilën e konkretizoi Sergio Ramosi.
Dhe tani është publikuar një video e paraqitjes së tij nga ndeshje dhe është kënaqësi ta shikosh. /Periskopi.com/

Firmino pati kohë edhe të tallej me Arsenalin – shikoni si e poshtëroi pa pikë mëshire Ceballosin
Tjetër sezon, tjetër humbje në “Anfield” për Arsenalin kundër Liverpoolit.
Derisa kësaj radhe pati aspekte pozitive nga loja e “Topçinjëve”, fakti kryesor mbetet se djelmoshat e Unai Emeryt u mposhtën 3-1, transmeton Periskopi.
I gjithë sulmi i “Të Kuqve” u ndez, me Roberto Firminon që ishte epiqendra e secilit aspekt pozitiv të skuadrës.
Dhe braziliani dhuroi një moment spektakli që vështirë se do të përsëritet më këtë sezon, duke e lënë Dani Ceballosin për të vdekur në proces.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Firmino is a baller? pic.twitter.com/4wveQOjDFN
— Shibabadu Shibabu (@Estone09) August 24, 2019

Është kënaqësi ta shikosh përmbledhjen e paraqitjes së Dani Ceballos kundër Burnleyt
Dani Ceballos realizoi debutimin e ëndrrave në fitoren 2-1 të Arsenalit kundër Burnleyt, të shtunën pasdite.
I huazuari nga Real Madridi dhuroi një paraqitje që meritoi një ovacion në këmbë, derisa u largua nga fusha në minutën e 83-të, transmeton Periskopi.
Unai Emery gjithashtu startoi me të ardhurin tjetër të verës, David Luizin në qendër të mbrojtjes.
Por Ceballos ishte padyshim ylli i ndeshjes, duke dominuar absolutisht gjithçka në mesfushë me autoritet të pamatshëm.
Shikoni përmbledhjen e paraqitjes së tij në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
— Luke Karlik (@lukemkarlik) August 17, 2019

Zyrtare: Nga Real Madridi kalon tek Arsenali
Arsenali e ka konfirmuar transferimin e Dani Ceballos nga Real Madridi.
Mesfushori i shumëvlerësuar spanjoll do t’i bashkohet klubit në formë huazimi në sezonin 2019/20 pasi udhëhoqi Kombëtaren U21 të Spanjës drejt Kampionatit Evropian këtë verë, transmeton Periskopi.
Dribbles attempted per 90 in domestic league 2018/19:
3.40 Ceballos
3.12 Ramsey
1.94 Guendouzi
1.72 Torreira
0.88 Xhaka[@ZeqiriDan] #afc pic.twitter.com/ECT2HdLLoi
— afcstuff (@afcstuff) July 23, 2019
Ceballos më herët e kishte shprehur dëshirën e tij të luante rregullisht në nivelin më të lartë, pasi dështoi të siguronte një vend si startues i rregullt në “Bernabeu” më 2018/19.
Tek Arsenali ai pritet të shëndrrohet në lojtar shumë të rëndësishëm.
“Topçinjëve” u ka munguar një lojtar me atributet e tij tash e një kohë – një mesfushor i aftë të ndërtojë aksione dhe ta mbajë topin me lehtësi. /Periskopi.com/

Arsenali bën lëvizjen e madhe të verës – huazon rezervistin e rezervistëve të Real Madridit
Klubi i dytë më i madh nga Londra e Veriut, Arsenali, po vuan keq në këtë afat kalimtar veror pas dështimeve të njëpasnjëshme për të transferuar lojtarë cilësorë. Megjithatë, mediat spanjolle e angleze raportojnë se ata e kanë bërë lëvizjen e madhe.
Është fjala për 23 vjeçarin e Real Madridit, Dani Ceballos, i cili te ekipi madrilen për dy vite luajti vetëm 35 herë dhe i shënoi 5 gola.
Ceballos do të kalojë te “Topçinjtë” në një marrëveshje huazimi një vjeçar, ku do të përpiqet të impresionojë klubin e Galaktikëve, shkruan Periskopi.
Ky është transferimi i parë i rëndësishëm i Arsenalit, derisa përpjekjet për tranferimin e Wilfried Zahas dhe Kieran Tierneyt kanë rezultuar të pafrytshme.
Ekipi i Unai Emeryt vitin e kaluar përfundoi një sezon të dobët, dhe nuk ia doli që për herë të tretë të bëhej pjesë e Ligës së Kampionëve pas humbjes në finale të Europa League nga Chelsea me rezultat 4-1.
Tifozët e Arsenalit shpresonin që kjo verë do të ishte shumë e nxehtë për ta, marrë parasysh dëshpërimet e njëpasnjëshme të sezoneve të kaluara dhe cilësinë e dobët të lojtarëve. /Periskopi