Fytyra e De Jong pas ballfaqimit me Doni Garcian ka shkuar viral, ja çfarë kërkoi ai

Periskopi.com Sporti

Barcelona u mposht nga Athletic Bilbao me rezultat 3-2, pas vazhdimeve në ndeshjen të vlefshme për Super Kupën e Spanjës.

 

Në atë ndeshje, kishte duele të shumta mes lojtarëve, ku në një rast Frenkie de Jong u goditë në fytyrë nga lojtari Dani Garcia.

Megjithatë, holandezi zhvilloi ndeshjen deri në fund dhe nuk kërkoi që të zëvendësohej.

Gjatë ditës së sotme, kur edhe Barcelona ka zhvilluar seancën e saj stërvitore, është parë De Jong i cili kishte shenja në fytyre për shkak të asaj goditje të pësuar.