‘Po inkuadron lojtarë që janë m*t në stërvitje’ – pamje nga shkëmbimi brutal i Danny Rose me Mourinhon në zyrë

Periskopi.com Sporti

Një përplasje e tensionuar mes Danny Rose dhe Jose Mourinhos është publikuar në episodën e pestë të dokumentarit të Tottenhamit ”All or Nothing”.

Në episodë tregohet momenti kur Rose dhe Mourinho u ulën në një takim, pasi mbrojtësi nuk po inkuadrohej shpesh nga portugezi, transmeton Periskopi.

Rose nuk pati minutazh të madhe nën trajnerin portugez sezonin e kaluar, teksa startoi në vetëm një ndeshje në Premier League dhe u huazua te Neëcastle në janar.

p1ehjnpuocqhi1miq1s9r2cc1tlu9.jpg

”Isha shumë i ngazëllyer kur erdhe ti si trajner,” i thotë Rose fillimisht Mourinhos.

”Por nëse nuk dëshiron që unë të luaj, më mirë të ma thuash tani dhe unë do të qëndroj në shtëpi dhe do të stërvitem aty.”

Mourinho ia shpjegon pastaj Rose se paraqitjet e Japhet Tangangas e kanë impresionuar, por mbrojtësi i majtë thotë se disa lojtarë të tjerë aktivizohen edhe pse stërviten shumë keq.

Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Ylli i PL i shokuar: Kjo duhet të jetë shaka, të rikthehet futbolli kur jetët e njerëzve janë në rrezik

Periskopi.com Sporti

I huazuari i Tottenhamit, Danny Rose e ka kritikuar “projektin ristart” të Premier Leagues.

Zhvillimi i fundit është se Qeveria britanike i ka dhënë dritën e gjelbër rikthimit në qershor, transmeton Periskopi.

Klubet në mënyrë unanime vendosën që ndeshjet të mos luhen në terrene neutrale, dhe një rikthim në qershor nuk do nënkuptonte rikthimin e fansave nëpër stadiume.

Por me mijëra nejrëz tashmë të infektuar me virusin e tmerrshëm, ka shqetësime rreth rikthimit të futbollit kur situata është ende e rëndë.

Dhe mbrojtësi i huazuar te Newcastle, Danny Rose ka ngritur zërin kundër një ideje të tillë.

“Kjo duhet të jetë një shaka e lodhët. Nuk do të gënjej. Qevera të thotë se po e rikthen futbollin për ta ngritur moralin e vendit, nuk më intereson për moralin e Kombit,” tha ai.

“Jetët e njerëzve janë në rrezik, e dini? Për futboll as që duhet të flitet deri kur të bien numrat masivisht. Kjo është një k*rvë.

“Jam i trishtë që njerëzit po sëmure. Futbolli duhet të jetë gjëja e fundit që nevojitet tani.” /Periskopi.com/