Tag: Danny Wellbeck

Banjo të ftohta, terapi me avuj dhe buzëqeshje: Lojtarët anglezë mbushin bateritë para ndeshjes me Suedinë
Fituesit e 1/8 final të Anglisë janë parë në dhomat e fitnesit dhe në pishina të ftohta para ndeshjes kryesore të çerekfinales kundër Suedisë.
Lojtarët të cilët do të mbahen në mend pas fitores kundër Kolumbisë në penallti janë duke nxehur muskujt të cilët do të përballen me një ekip që lojën e fokuson në taktikat fizike.
Pasi siguruan kalimn në fazën tjetër, lojtarët janë parë në një ambient duke buzëqeshur, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Heroi i Anglisë, Jordan Pickford ishte i buzëqeshur gjatë seancës së rikuperimit në hotelin e ekipit.
Pas sesioneve të fitnesit Gareth Southgate ka shikuar lojtarët si Eric Dyer, Jordan Henderson, Delle Ali dhe Harry Kane në pishinat e ftohta.
Danny Wellbeck, i cili nuk luajti të martën, ka qenë i përfshirë në terapitë me avuj./Periskopi/