Dana White u dërgon paralajmërim befasues transmetuesve ilegal para luftës së McGregorit

Periskopi.com Sporti

Bota e UFC-së po përgatitet për rikthimin e Conor McGregorit në oktagon.

Deri në kohën kur ai të futet në kafaz për t’u ndeshur me Dustin Poirierin në UFC 257, do të ketë kaluar më shumë se një vit nga lufta e tij e fundit, transmeton Periskopi.

Në meçin e fundit ai fitoi me lehtësi kundër Donald Cerrones, duke mposhtur amerikanin brenda 40 sekondave.

Presidenti i UFC-së, Dana White eventualisht i ofroi McGregorit rimeçin me Poirierin, ku pritet të arrihen fitime të mëdha pasi lufta është paguaj-për-të-shikuar.

Mirëpo, UFC nuk ka qenë imune ndaj transmetuesve ilegal ndër vite, me White që i kishte shpallur luftë një dekadë më parë atyre.

Tani, me UFC 257 në horizont, White u ka dërguar paralajmërim atyre që planifikojnë ta transmetojnë apo shikojnë ilegalisht luftën.

Pasi postoi kontent promovues në Instagramin e tij, ëhite vendosi t’i replikojë dikujt në sektorin e komenteve.

p1er9akpvl1f8j1nftums1kek1rh4h.jpg

”Mezi pres ta shikoj ilegalisht (me fjalë të tjera) këtë, faleminderit ëhite, jam i ngazëllyer,” shkroi një komentues.

”Dhe unë mezi pres të të zë!!! Kam një befasi për ju nënq*rës këtë vit,” replikoi White. /Periskopi.com/