Gjyqtari kosovar pasi ndau drejtësinë në ndeshjen me nëntë gola: Atë që ta jep Zoti, nuk ta merr njeriu

Periskopi.com Sporti

Elita e futbollit kosovar është rikthyer në aksion vikendin që lamë pas, pas një pauze të gjatë shkaku i ‘Covid-19’.

Rikthimit në fusha të blerta i janë gëzuar edhe gjyqtarët e futbollit në Kosovë.

Kësisoj, gjyqtari Dardan Çaka ka shkruajtur në llogarinë e tij zyrtare në facebook një thënie të kamotshme.

“Atë që ta jep Zoti nuk ta merr dot njeriu”, ka shkruar gjyqtari kosovar.

Ai së fundmi e drejtoi duelin Prishtina – Ferizaj, që përfundoi me rezultat të thellë, 8:1 në “Fadil Vokrri”.