Përçahet SBAShK-u, disa shkolla vijojnë mësimin në mënyrë të rregullt

Periskopi.com Lajme

Ndonëse ligji për pagat nuk do të zbatohet edhe katër muaj, greva dy orëshe e paralajmëruar nga sindikata e bashkuar e arsimit (SBAShK) nuk është respektuar nga të gjitha institucionet arsimore në vend.

Disa shkolla nuk i janë bindur vendimit të SBASHK-ut dhe kanë zhvillua procesin mësimor në mënyrë të rregullt. SHFMU ‘’Faik Konica, ‘’Dardania’’ e ‘’28 Nëntori’’, u raportua se po vazhdojnë mësimin në mënyrë të rregullt.

Për këtë çështje, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Periskopin tha se deri tani mbi 95 për qind e shkollave e kanë respektuar grevën dy orëshe të thirrur nga Sindikata.

‘’Deri tani kemi informacione se 95% e shkollave në tërë Kosovën kanë respektuar vendimin nga SBASHK dhe kanë mbajtur grevën dy orëshe’’, përfundon Jasharaj. Kryesindikalisti tha se pasditen e sotme Këshilli do të nxjerrë një raport të saktë për të parë se sa shkolla i janë bashkuar grevës së thirrur nga SBAShK./Periskopi/Zana Rugova/

Haradinaj: Faleminderit Luanët e Dardanisë

Periskopi.com Lajme

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj i është gëzuar fitores së Kombëtares së Kosovës, ku ka ndjekur për së afërmi ndeshjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, transmeton Periskopi.

‘’Përtej çdo përshkrimi!

Kombëtarja e krenarisë edhe njëherë Kosovës i vulosi emrin e suksesit!

Faleminderit Luanët e Dardanisë’’.

Kosova e mundi sonte Malin e Zi me rezultat 2-0./PERISKOPI/

Lagja Dardania në Prishtinë nuk do të ketë rrymë pas mesnatës

Periskopi.com Lajme

KOSTT-i përmes një komunikate për media ka bërë te ditur se në lagjen Dardania në Prishtinë do të ketë shkyçje të rrymës sonte nga ora 00:00 deri në 01:30.

“Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 03 Tetor 2019, nga ora 00:00 deri në 01:30 (pas mesnate) do të bëhet shkyçja e NS 35/10kV Prishtina 3. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar punimet përfundimtare për energjizimin e nënstacionit të ri NS 110/10 (20)kV Prishtina 6 (Dardania)”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se gjatë kohës së lartë cekur qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Reduktimi i parashikuar 15MW.

Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit i cili bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

 

Aksident me të lënduar në Fushë Kosovë

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Dardania në Fushë Kosovë.

Në këtë aksident një person është goditur i cili është rreth moshës 30-vjeçare, raporton Periskopi.

Në vendin e ngjarjes ende nuk kanë mbërritur Policia e Kosovës e as ekipi i urgjencës./Periskopi/

Një pjesë e ” Dardanisë” edhe sot pa ujë, oborri i shkollës mbushet me ujë

Periskopi.com Lajme

Që nga dje lagjia “Dardani”, në Prishtinë ka mbetur pa ujë të pijshëm, pasi kontraktorët e Ndërmarrjes Termokos kanë dëmtuar për të dytën herë gypat e ujësjellësit.

Ujësjellësi Rajonal Prishtina dje njofto për dëmtimin e gypit nga kontraktorët e Termokosit, i cili ishte rregulluar në orët e vona të natës.

Ndërsa, sot po të njëjtin kontraktorë kanë dëmtuar një gyp tjetër duke lënë pa ujë një pjesë të kësaj lagje.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren për sanimin e gjendjes. Kërkojmë mirëkuptim, apelojmë për kujdes më të shtuar nga kompanitë e tjera përgjatë punimeve të tyre teknike”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Ndërkohë, banorët kanë dërguar fotografi që shihet se oborri i shkollës ‘Dardania’. Sipas tyre ka mundësi që me ujë është mbushur edhe bodrumi i shkollës.

Narkomani që shqetëson banorët e Dardanisë

Periskopi.com Lajme

Banorët e lagjes Dardania në Prishtinë janë ankuar se janë në hall me një përdorues të substancave narkotike.

Ata po thonë se i kap tmerri kur u duhet të ballafaqohen më të. Sipas tyre, jo pse duan ta takojnë atë, por nuk kanë se si t’i shmangen.

Zjarr në lagjen Dardania të Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Sot, rreth orës 12 te nënkalimi në Dardani ka shpërthyer zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, KEK-u dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bllokuar hyrjet për pak minuta derisa e kanë shuar zjarrin.

Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur të lënduar por qytetarët janë ankuar se do të mbesin pa rrymë për afro dy muaj për shkak të këtij dëmi.

Një qytetar i cili ishte i pranishëm te nënkalimi kur kishte shpërthyer zjarri, ka thënë për Kosovapress se njësitë e zjarrfikësve nuk kanë pasur me vete bombola për shuarjen e zjarrit, por ato i kanë siguruar qytetarët dhe lokalet përreth.

Ndërsa policia dhe zjarrfikësit që kanë qenë në vendin e ngjarjes nuk kanë dhënë deklarata rreth incidentit në fjalë.