Vendos gjykata: Hiti i Katy Perry është plagjiat

Periskopi.com Showbiz

Një juri amerikane zbuloi se hiti i këngëtares Katy Perry, “Dark Horse” i vitit 2013 ishte një kopje e një kënge nga viti 2009.

Vendimi u mor nga gjykata federale në Los Anxhelos, pesë vjet pasi Markus Grey dhe dy bashkautorët e tjerë ngritën padi duke pretenduar se “Dark Horse” ishte vjedhur nga “Joyful Noise”, të cilën Grey e lansoi nën emrin artistik Flame, transmeton KosovaPress.

Juria tani do të vendosë për gjobën të cilën Perry do ta paguajë për shkeljen e të drejtave autoriale.