Analist Gashi: Dasmat janë krim i organizuar, Labi po imiton Albin Kurtin

Periskopi.com Lajme

Analisti i mirënjohur kosovar, Krenar Gashi, ka bërë një qortim të ashpër të protestës së djeshme të këngëtarëve të dasmave që u organizua nga Labinot Tahiri e Afrim Muçiqi ndër të tjerë. 

Ai ka deklaruar se “industria e dasmave nuk është hiç ndryshe nga krimi i organizuar”, duke dhënë edhe arsyet për një gjë të tillë.

“Industria e dasmave është një industri ku grupe të individëve në sektore të ndryshme (muzikë, transport, gastronomi etj.) veprojnë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë, për të ndërmarrë aktivitete të palicencuara, me qëllim të përfitim të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, të pakontrolluar dhe të patatueshme.” – ka shkruar z.Gashi në një deklaratë mjaft të fuqishme.

Edhe më herët këngëtarët e dasmave janë kritikuar për ikjen nga tatimi, por askush deri tash nuk i ka quajtur “krim i organizuar”, përcjell Periskopi.

Krenar Gashi ka cituar edhe “Kodin Penal të Republikës së Kosovës” për të mbështetur pretendimin e tij ndërkohë që ka thënë se këngëtari Labinot Tahiri po imiton Albin Kurtin dhe Donald Trumpin në protestat e tij.

Deri tash, Prokuroria e vendit nuk ka ndërmarrë veprime konkrete kundër këngëtarëve dhe industrisë së çuditshme të dasmave në Kosovë që mendohet të jetë qindra-milionëshe në vit.

Statusi i plotë: 

Industria e dasmave nuk është hiç ndryshe nga krimi i organizuar — është një industri e gjerë, ku grupe të individëve në sektore të ndryshme (muzikë, transport, gastronomi, etj.) veprojnë në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë, për të ndërmarrë aktivitete të palicencuara, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare, të pakontrolluar dhe të patatueshme. Mos të flas për aludimet për shpërlarje parash.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës e përkufizon krimin e organizuar si:

“bashkim i strukturuar, që ekziston për një kohë të caktuar, i tre apo më shumë personave për kryerjen e veprave të caktuara penale, që vepron në bashkëpunim me qëllim të kryerjes së një apo më shumë veprave të rënda penale për përfitim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore”

Unë s’jam jurist, por nuk po shoh që kërkohet me pasë brina…

Po nejse, mirë kish qenë edhe një protestë e Labit, se në vogëlsinë e tij, po e imiton Albinin (edhe pak Trumpin).

P.S. Reflektim personal, aman mos m’citoni!

Kjo është shuma marramendëse që këngëtarët tanë fitojnë në dasma

Periskopi.com Showbiz

Sezoni i dasmave është sezoni kur këngëtarët e muzikës popullore dhe zbavitëse fitojnë shuma marramendëse

Fakti se këngëtarët ose grupet e orkestrave për 5 orë këndim në një dasmë përfitojnë më shumë se një rrogë të një kryetari të shtetit, është më se evidente dhe këtë e di gjithkush që bën dasmë.

Çmimi i këngëtarëve që këndojnë në dasma sillet prej 2.000 deri në 6.000 euro. Pra, një dasmë shqiptare, përveç gëzimit familjar, paraqet kulmin e fitimit për këngëtarët e estradës sonë, e këtu përfitojnë mirë edhe pronarët e restoranteve, kamerierët e të tjerë, ndërkaq familjes që ka gëzim i duhet, patjetër, t’i ketë 10 mijë euro për një dasmë ‘me të gjitha’, siç thotë populli, shkruan Kosovarja.

Në kredi për të bërë dasmë

Në majën e hierarkisë ngjiten disa nga yjet e estradës, si këngëtarët: Shkurte Fejza, Mahmut Ferati, Shyhrete Behluli, Remzie e Nexhat Osmani, Motrat Mustafa, Meda, Shkëlzen Jetishi-Xeni, Ramadan Krasniqi-Dani, Edi Furra, Lori etj.

Shuma për një mbrëmje në një dasmë është e njohur për shumicën e atyre që dëshirojnë të argëtohen me këta yje të estradës shqipe.

Pra, çmimi i tyre sillet prej 2.000 deri në 6.000 euro. Goxha para, apo jo?

Siç dihet, disa familje futen edhe kredi për të bërë dasma e bankete të mëdha.

A është zgjidhje kjo? Këtë e dinë më së miri ata që janë provuar me këtë punë.

Policia arreston shtatë persona në Malishevë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy operacione policore në Malishevë ka arrestuar shtatë persona si dhe ka konfiskuar një shumë të konsiderueshme të armëve ilegale.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative të shtënave nëpër ahengje/dasma dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka siguruar informata në rrugë operative se disa persona të dyshuar nëpër dasma/ahengje të ndryshme kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ekspozuar armë të ndryshme në kundërshtim me ligjet aktuale në Republikën e Kosovës, gjë që paraqet shqetësim për banorët.

 

Jogobella sjell shijet e reja mahnitëse me çokollatë nga Zott

“Me qëllim të parandalimit të ndonjë incidenti tjetër dhe largimin e armëve që janë në posedim të paligjshëm, Stacioni Policor në Malishevë ka përpiluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar Urdhër kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Me datat 09.08.2019 dhe me datë 20.08.2019 Stacioni Policor në Malishevë, mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në gjashtë lokacione.

Gjatë dy operacioneve policore në fjalë janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

• L.H. viti i lindjes 1981 m/sh/k
• E.E. viti i lindjes 1960 m/sh/k
• D.K. viti i lindjes 1947 m/sh/k
• F.A.. viti i lindjes 1966 m/sh/k
• S.R. viti i lindjes 1969 m/sh/k
• A.R. viti i lindjes 1964 m/sh/k
• F.R.. viti i lindjes 1992 m/sh/k

Gjatë këtyre kontrolleve (bastisjeve) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar këto armë dhe municione:

• një (1) AK 47
• një (1) pistoletë Beretta
• Një(1) pistoletë modeli M70 ZASTAVA
• pesë (5) pistoleta me gaz
• një (1) pushkë përsëritëse (pesëshes)
• tri (3) armë gjuetie
• 254 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm
• 52 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm
• 1 karikatorë të armës automatike,
• 8 karikatorë të pistoletës.

Policia bën të ditur se, lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Fotografi të armëve dhe municionit të sekuestruar:

Arrestohet një grua në Vushtrri, gjuajti me armë në dasmë

Periskopi.com Lajme

Të mërkurën në rrugën “Selatin Gërgjaliu” në Vushtrri është arrestuar një grua e cila dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Njësiti policor nga e dyshuara ka konfiskuar një pistolete Vzor me një karikator te zbrazët, njofton Policia e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar ne procedure te rregullt.

 

Kosovari gjuan me armë në dasmën që po mbahej në restorant

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës, çdo ditë po shoqëron në polici persona të cilët po përdorin armët nëpër ahengje familjare.

Pavarësisht arrestimeve të shpeshta dhe apelit të policisë për të mos përdorur armë në ahengje familjare, kosovarë po vazhdojnë traditën e prapambetur.

Rasti më i ri është i ditës së djeshme në një dasmë në Kosovë, ku një person nxjerr armën dhe gjuan në ajër, edhe pse ishte në ambient të mbyllur, raporton Magazina.al

VIDEO

“Kallet” nusja në një dasmë kosovare (Video)

Periskopi.com Lajme

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq një nuse duke marrë flakë.

Gjatë ceremonisë martesore, ndodhin shumë gjëra, por rrallë shohim nuse që marrin flakë.

E kjo ka ndodhur në një dasmë kosovare.

Në hyrjen e nuses me dhëndrrin, në një moment, zjarri kaplon fustanin e saj.

Megjithatë, ndërhyrja e dasmorëve bën që zjarri të ndalet.

Videoja është ngarkuar dhe shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.

U kall Nusja ???????

Posted by Kosova Internacional on Sunday, 12 August 2018

 

Edhe sivjet dasmat shqiptare nuk kalojnë pa të shtëna armësh

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar dy persona në Gjilan dhe Vushtrri për shkak të të shtënave nëpër ahengje.

Sipas Policisë, një i dyshuar gjatë një ahengu familjar në shtëpinë e tij ka shtënë në ajër me armë zjarri në Gjilan.

“I dyshuari ka pranuar veprën me ç’rast ka dorëzuar armë me gazë me një karikator dhe një fishek e cila është konfiskuar nga policia. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tri gëzhoja si dëshmi materiale. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari lirohet kurse rasti mbetet të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, në Vushtrri, është arrestuar një person, pasi në oborrin e një restoranti ku kishte një aheng ka shtënë me armë zjarr.

I dyshuari e ka pranuar dhe ia ka dorëzuar njësitit policor armën me gaz me një karikator të zbrazët.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore, ku ka gjetur dhe ka konfiskuar 43 gëzhoja.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.

 

Askujt nuk i bën për dasmat, anglezët në këto kushte shikojnë ndeshjen ndaj Suedisë (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Që Përfaqësuesja e Anglisë të kalojë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ duhet të mposhtë Suedinë.

Pasi rëndësia e kësaj ndeshje është e madhe për tifozët anglezë, ata kanë shfrytëzuar të gjitha mënyrat për të shikuar këtë përballje.

Shumë nga ata ishin në dasma familjarësh apo të miqve, por kjo nuk i ka ndalur të shikojnë ndeshjen.

Shumica nga ata kanë shfrytëzuar telefonat e tyre, por kishte edhe nga ato dasma që ndeshjen Angli-Suedi e kanë shfaqur në televizor.

Në rast të fitores anglezët në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Rusi-Kroaci.

Lojtari më i mirë i Anglisë në këtë Botëror është sulmuesi Harry Kane.

Deri më tani Kane ka shënuar gjashtë gola.