Daut Haradinaj: Reciprociteti është veç fjalë, unë nuk e di se çka është kjo masë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj ka thënë se është avancim shumë i madh për Vetëvendosjen të ulën në tavolinë me Serbinë të cilët kohë më parë ‘kanë bërë rrëmuja në rrugë’.

Haradinaj ka thënë se si opozitë do të kujdesën që partitë që janë në qeverisje të shkojnë në dialog vetëm nëse ka njohje reciproke nga Serbia, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se masat e reciprociteti të proklamuar nga Kurti janë vetëm fjalë dhe se nuk është e qartë se çka është reciprociteti.

“Nuk e kemi të qartë çka është reciprocitet, vetëm si fjalë ka dalë në opinion publik, ndërsa taksa është e qartë, nuk ka treg për Serbinë pa njohje reciproke”, ka thënë Haradinaj në tryezën e organizuar nga KDI.

Ai thotë se heqja e taksës nga Qeveria Kurti është goditje e madhe për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.

“Hapja e tregut për Serbinë është një goditje e madhe që ja jepim Kosovës 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë”, u shpreh ai./Periskopi/

 

Haradinaj-Kusari Lilës: Nëse sot qenkeni në gjysmë të mandatit, paska me iu kalu shpejt

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deputetes së VV-së, Mimoza Kusari Lila, e cila tha se ‘opozita e ka nisur me hov aktivitetin e saj në parlament’.

Ajo tha vec tjerash se ‘janë ende në gjysmë të mandatit’ duke denoncuar kështu opozitën për kritikat ndaj pozitës.

“Sot u bë një javë që jeni në mandat, paska me iu kalu shpejt nëse sot e keni gjysën”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/

Haradinaj: Lista Serbe, a është pozitë apo opozitë në komisionet e Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar të dijë pozicionin e listës serbe, nëse është pozitë apo opozitë, sa i përket ndarjes së komisioneve parlamentare.

“A ka ndërhyrje të rregullores, a është në proporcion me numrin e shumicës shqiptare dhe si e cilësoni listën serbe pozitë apo opozitë, sepse nuk është e qartë”, tha ai.

Daut Haradinaj ia përmend disa nga qëndrimet kundërthënëse të Kurtit

Periskopi.com Lajme

Daut Haradinja nga radhët e AAK’së ia ka përmendur kryeministrit  Albin Kurtit disa nga deklaratat e dhënë sot në emisionin Rubikon, që siç thotë Haradinaj janë qëndrime kundërthënëse të tij nga e kaluara e sot.

Haradinja tha se ‘Bini’ siç e quan ai i tha këto :

Do ulem dhe do bisedoj me Serbinë pa kërkuar falje;
Lista serbe nuk janë më çetnikë;
Flamuri jo krejt lara lara etj etj…

Ja statusi i plotë

Daut Haradinaj ia kujton sërish Rexhep Selimit: Ke dëshmuar tri ditë rresht

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, e ka akuzuar rëndë ish-shokun e luftës, Rexhep Selimin, për të cilin ka thënë se ka dëshmuar rreth tri ditë.

Haradinaj e ka akuzuar Rexhep Selimin se ka ndryshuar shumë qëndrimet, varësisht nga rrethanat politike.

Po ashtu, ai i ka komentuar edhe akuzat që Rexhep Selimi ia kishte bërë Ramush Haradinajt se lufta e UÇK-së nuk mund të mbrohet duke heshtur.

“Rexhep Selimi fizikisht i ka thënë Sylejman Selimit, a ka mundësi me u mbrojt në heshtje? Sylejman Selimi është person me peshë në raportet ndër njerëzore dhe familjar me Rexhep Selimin, se i kanë babat vëllezër. Nëse e ka sugjeruar Sylen mos me fol, pse po u dashka me i akuzua të tjerët që mbrohen në heshtje. Veç këtë përgjigje me ma dhënë ai ndonjëherë, unë e kisha falënderuar shumë. Nuk mundesh me kanë për dikën nënë, për dikën njerkë”, ka thënë Haradinaj.

Daut Haradinaj më tej ka thënë se Rexhep Selimit nuk i ka hije që të ndryshojë qëndrime dhe të kritikojë, vetëm pse e ka një pozicion tjetër politik, duke qenë në Vetëvendosje.

“I njëjti Rexhep Selimi e ka lëshuar Aleancën pse jemi bërë me LDK-në dhe me Ibrahim Rugovën. Tash nuk e di a ndryshojë LDK-ja apo ndryshojë Rexha. Rexhep Selimi sot është i ulur në përbërjen LDK-së, me pasardhës të Rugovës dhe po ndihet mirë”, ka shtuar ai.

Haradinaj për Abdixhikun: Mendoj se ministri i ri është treguar pak euforik

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, është treguar euforik në dekalratën e tij për ndërtimin e Autostradës në Anamoravë, prej të cilës anë ai ka origjinën.

“Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë. Brenda këtij mandati qeverisës. Është pika e parë infrastrukturore e programit të qeverisë së re. Por do të bëhet sipas ligjeve në fuqi. Sipas Buxhetit 2020! Me ligj dhe mirë. Dhe jo vetëm autostrada për Anamoravën. Sot takova zyrtarët e Bankës Botërore. U dakorduam të përshpejtojmë marrëveshjen për kredi që kishte mbetur në harresë. 60 milionë euro investime në ujëra për ndërtimin e digave në regjionin e Gjilanit dhe kështu adresimin e problemit të thatësisë njëherë e mirë”, kishte shkruar ky i fundit në Facebook pak kohë pasi mori pozitën.

Haradinaj thotë se Ministri është pak më i ri në moshë dhe është treguar euforik.

“Mendoj se Ministri i ri është treguar pak euforik”, ka thënë Haradinaj në T7.

“E kuptojmë rëndësinë e autostradës së Anamoravës. Ajo e lidhë Kosovën me Luginën e Preshevës dhe e ka rëndësinë e madhe. Ne kemi investuar në të gjitha pjesët e vendit. Si në Shalë, Drenicë, Anamoravë, Llap etj…”

Por tutje ai ka thënë se Autostrada e Dukagjinit nuk duhet të ndalet tani.

“Nëse ata kanë vërejtur në menaxhim probleme, ata tash e kanë vetë në dorë dhe mund ta ndërrojnë atë nëse dëshirojnë, por nuk mund të mos investojnë në atë pjesë. Numri i banorëve është i madh atë pjesë, si dhe janë taksapaguesit më të mëdhenj. Këtë temë do ta trajtojmë. Si taksapagues kemi të drejtë të kërkojmë të drejtat tona”, ka shtuar ai.

Haradinaj për heqjen e taksës nga Kurti: Favor direkt për Serbinë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj është shprehur kundër heqjes së taksës e vendosur nga Qeveria Haradinaj.

Ai ka thënë Serbia ka humbur shumë me vendosjen e taksës ndaj produkteve të tyre dhe se Qeveria Kurti nuk duhet ta heq atë.

“Pse duhet ne të dorëzohemi nëse Serbia vazhdon njejtën politikë ndaj Kosovës. Pse ne duhet me kanë të gatshëm me i ofru Serbisë tregun e Kosovës. Favor direkt se 500 milionë janë shumë pare për Serbinë”

“E njejta poltikë e njejta agresivitet, po Serbia ka mujtë me njoftë Pavarësinë e Kosovës, deri sa Serbia se njeh Kosovën taksa le të mbetet në fuqi”

“Nëse e jepim me kaq lehtësi tregun e Kosovës, nesër çdo do të jepim”, ka thënë ai në Klan Kosova, përcjellë Periskopi.

Ndërsa ai paralajmëron që si AAK do të thërrasin seancë të jashtëzakoshme por nuk do të ndalen vetëm me këtë e po ashtu ai ka lënë të hapur edhe mundësinë për protesta./Periskopi/

Haradinaj: Ideja për ushtrinë e vjetëruar, vjen nga Kurti që nuk e mori pushkën kur ishte koha

Periskopi.com Lajme

Anëtari i AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se ideja për shërbim të detyrueshëm, e propozuar sot nga lideri i VV’së, Albin Kurti, është e vjetruar dhe se dikush që nuk ka luftuar, mund të mendojë një gjë të tillë.

Në një prononcim për Gazetën Metro, Haradinaj ka thënë se Kosova e ka ushtrinë e saj profesionale me standarde të NATO’së.

“Kosova e ka ushtrinë e vet profesionale me standarde te NATO’s, e trajnuar dhe e përgaditur për të gjitha sfidat që e presin, po ashtu e ka komponenten rezervë që është e paraparë të mobilizohet në rast nevoje”, ka thënë ai.

Tutje, Haradinaj ka shtuar idejap ër shërbim të detyreshëm që e dha sot Kurti, është e vjetër, teksa e ka pyetur se si do t’ia bëjnë fëmijët e tij për këtë gjë.

“Ideja për shërbim të detyrueshëm është e vjetër, ndoshta dikush që nuk e mori pushkën por zgjodhi burgun dhe mundet me mendu një gjë të tillë, populli ynë ka të drejtë të dijë se si do t’ia bëj z.Kurti me familjarët e tij? Vlerat kombëtare që Kosova i ka po shihet që nuk janë në konceptin e tij, që i proklamojë plot 20 vjet”, ka thënë Daut Haradinaj.

Kujtojmë se Kurti pak më herët ka thënë se në Kosovë do të bëjë shërbim ushtarak të obligueshëm, me një kohëzgjatje prej 3 muajsh

 

Haradinaj shpërndan një video të Albin Kurtit ku flet për dialogun me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka shpërndarë një video të liderit të LVV-së, Albin Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Në video e shpërndarë shihet se si Albin Kurti dikur thoshte se nuk bën dialog me Serbinë, kurse tash thotë se do tê filloj dialog me serbët në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Albin Kurti sot arriti që të bëj koalicion me LDK-në. Nesër Kuvendi i Kosovës voton formimin e qeverisè së me në krye Albin Kurtin.

 

Vetëvendosje fajësohet për mosformimin e Qeverisë 

Periskopi.com Lajme

Gati dy muaj pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur që të merren vesh për koalicion qeverisës. Madje zyrtarë të këtyre dy partive këtë javë kanë ashpërsuar komunikimet me njëri-tjetrin duke drejtuar akuza dhe kundër akuza për dështimin eventual të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Tërë këtë zvarritje të procesit për krijimin e Qeverisë, shef i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, fajin ia hedh Lëvizjes Vetëvendosje.

Haradinaj ka thënë se e tërë kjo tingëllon më shumë si mos gatishmëri e tyre për të udhëhequr institucionet.

“Zvarritja e krijimit të institucioneve më së shumti e godet qytetarin e Kosovës e më së paku partitë e dala fituese ose më saktësisht bartësin e këtij procesi, LVV-në si partia e parë që ka dalë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se ndarja e përgjegjësive nuk duket të jetë problemi i LVV-së dhe LDK-së.

“Ndarja e përgjegjësive nuk duket të jetë problem i tyre, më shumë tingëllon mos gatishmëria e tyre për të udhëhequr institucionet në këtë etapë tepër me rëndësi që po kalon vendi ynë”, u shpreh Haradinaj për Telegrafin.

Më tej shef i grupit parlamentar dhe deputeti i AAK-së, theksoi se Qeveria do të krijohet, mirëpo shtrohet pyetja se “a do të shkojmë në zgjedhje?”.

“A po shkojmë në zgjedhje? Ose a po e kryeni detyrën për çka u mandatuat nga vota e popullit? E tërë përgjegjësia shkon tek LVV-ja pasi që doli e para”, tha Haradinaj.

Ndryshe dje, lideri i LVV-së, Albin Kurti i ka dërguar një letër kreut të LDK-së, Isa Mustafa, ku ka shprehur keqardhjen e tij për ndërprerjen e takimeve.

Madje në këtë letër Kurti ia përmend Mustafës edhe çështjen e kryetarit të Kuvendit, ku i thënë se nëse janë pishman për kryeparlamentarin mund të iniciojnë shkarkimin e tij.

E Mustafa ka thënë se asnjëra parti nuk duhet të ngutet me deklarata, ngase sipas tij marrëveshja mund të arrihet, me vetë faktin që kanë arritur deri në këtë fazë.

Sipas Mustafës ishte e qartë që partisë fituese i takonte posti i Kryeministrit, ndërsa, sipas tij, dihet që LDK-së i takonte kryeparlamentari dhe se e vetmja pozitë për të cilën do të harmonizoheshin, ishte ajo e Presidentit.

 

Haradinaj: Mbetjet e Millosheviqit në Serbi, le t’i marrin pamjet e Reçakut dhe ta shohin çka kanë bërë

Periskopi.com Video

Daut Haradinaj: Vuçiq të kërkojë falje

Periskopi.com Lajme

Me rastin e 21 vjetorit nga Masakra e Reçakut, ambasadorët ai i Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, kanë dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se qeveritë ajo e Kosovës dhe Serbisë duhet të punojnë që të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre të kenë akses të plotë në drejtësi.

Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti nga Aleanca e Ardhëmrisë së Kosoëvës, Daut Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se deklaratat e ambasadorëve e rikonfirmojnë se masakrën e Reçakut e të tjerat e ka bërë Serbia.

Ai ka shtuar se “Millosheviqit të reflektojë, ta pranojë gjenocidin e të kërkojë falje nëse don paqe dhe stabilitet në rajon”.

“Deklarata e Ambasadorëve të SHBA, Britanisë se Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë e rikonfirmon edhe njëherë se masakra e Reçakut ndodhi bashkë me masakrat tjera dhe këtë e bëri Serbia. Pas 21 viteve mohimi, është koha e fundit që Aleksandër Vuçiqi e klika e tij trashëgimtare e Slobodan Millosheviqit të reflektojë, ta pranojë gjenocidin e të kërkojë falje nëse don paqe dhe stabilitet në rajon. Të gjithë duhet të dinë se përderisa Serbia po vazhdon të jetë sateliti Rus në Ballkan edhe Evropë, si Kosovë mbetemi fuqishëm të rreshtuar me SHBA-të e shtetet tjera mike dhe gjithmonë të gatshëm të mbështesim dhe përkrahim ruajtjen e paqes, sigurisë, demokracisë dhe stabilitetit në rajon e më gjerë, kurdo që kërkohet nga ne”, ka thënë ai.

Haradinaj: Albin Kurti është fajtor – vështirë e shoh një bashkëqeverisje VV-LDK

Periskopi.com Lajme

Daut Haradinaj, deputeti nga radhët e AAK-së, ka thënë se nuk e sheh si opsion koalicionin mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, pasi sipas tij ata nuk i besojnë njëri-tjetrit.

“Ne edhe para një kohe kemi thënë se nëse kanë problem Vetëvendosje me numrat ua ofrojmë. Nuk po shoh vullnet, po vlerësoj se nuk kanë vetëbesim dhe besim reciprok. Derisa nuk ka besim, vështirë e shoh një bashkëqeverisje VV-LDK”.

“Me tema populiste kanë ardhë në pushtet dhe do t’i shohim tash. Nesër bëhen 100 ditë nga zgjedhjet. Kanë mungesë vullneti për bashkëqeverisje, sepse këta numrat i kanë”.

Haradinaj në Zona B në Klan Kosova ka thënë që si fajtor kryesor për situatën në të cilën ndodhet vendi është kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Fituesi i zgjedhjeve – Albin Kurti është fajtor pasi e ka marrë mandatin edhe me vendimin e Gjyaktës Kushtetuese në kohën kur ka qenë PAN-i. Është qartësisht që përgjegjegjësia mbetet mbi fituesin e zgjedhjeve”.

Ai ka theksuar se nuk sheh vullnet te Lëvizja Vetëvendosje për krijimin e institucioneve pasi sipas tij nuk kanë guxim të ballafaqohen me Serbinë.

“Ne nuk jemi opozitarë  por jemi deputetë. Thirrja jonë për të krijuar Qeverinë më shpejt është se ka shumë procese që kanë mbetur në tavolinë. Tash janë bërë disa muaj në Qeverinë në dorëheqje dhe nuk vjen Qeveria e re, rrezikohet kalimi i buxhetit dhe kjo krijon një lloj bankroti shtetëror”.

“Populli ma ka dhënë të drejtën e kufizuar për atë që e kam. Mandatari ose fituesi i zgjedhjeve që është Vetëvendosja ata e kanë për obligim, ne nuk jemi pengesë për krijimin e institucioneve dhe për herë të parë dikush bën thirrje ‘hajde bëje Qeverinë’”.

“Nuk është emri i Isa Mustafës problemi siç është thënë para një kohe. Nuk shoh vullnet te Vetëvendosja për të krijuar institucionet në këto rrethana. Nuk kanë guxim të ballafaqohen me Serbinë, që ta zgjidhin problemin e dialogut dhe kjo është arsyeja e vetme pse nuk kemi institucione”.

Daut Haradinaj tregon se a do të garojë për Kryetar të AAK-së

Periskopi.com Lajme

Daut Haradinaj nga AAK ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryetarit të partisë nënkupton përgatitje të këtij subjekti për zgjedhjet e brendshme në të cilat të gjithë do të jenë të barabartë për të garuar për kreun e saj.

Në Zona B të Klan Kosova, Daut Haradinaj, ka pohuar se ai nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar.

 

 

“Jam komod me detyrat që kam pasë deri tash dhe mandatin që kam marrë nga qytetarët. E vetmja përgjegjësi që do ta kem në AAK do të jetë ai e kryetarit të degës në Deçan, nëse do të më besohet”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Nuk do të jem anëtarë i kryesisë, nuk do të garoj për Këshillin e Përgjithshëm, por vetëm për degën. Do të përkrah strukturat e reja dhe ky është qëllimi pse kemi zgjedhje të brendshme”.

Haradinaj ka thënë se shpallja e zgjedhjeve të brendshme që do të kryhen deri në qershor të 2020-ës ka ndodhur pas rezultatit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

“Ne kemi bërë analiza, ka pasë argumente të ndryshme. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, ndonëse ka pasë rezultate të mira nëpër komuna. Me zgjedhjet e brendshme synojmë që AAK të mos jetë e përfaqësuar vetëm nga një regjion”.

Zogiani i VV’së ironizon me AAK’në: Largohet Ramushi, vie Dauti

Periskopi.com Lajme

Anëtari i VV’së, Avni Zogiani, ka thënë se tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të ndodhë një ndryshim i madh.

Kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, ka dhënë sot dorëheqje nga ky post dhe tani priten zgjedhjet e reja të brendshme. Analistët mendojnë se përsëri kryetar do të ejtë Ramush Haradinaj, por Zogiani mendon ndryshe.

Sipas tij kryesimin e AAK’së pritet ta marrë vëllau i Ramushit, Daut Haradinaj.

“Transformim drastik tek udheheqja e AAK, largohet Ramushi, vie Dauti!”, ka shkruar Zogiani.

Ramush Haradinaj përveç se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit, po ashtu ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit dhe ka cituar ndryshimet e brendshme në parti si arsye të largimit.

Daut Haradinaj: Ne nuk i frikësohemi zgjedhjeve

Periskopi.com Lajme

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se kjo parti nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja.

Pas përfundimit të seancës, ku është bërë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dhe nënkryetarëve, ai tha se AAK pret që sa më shpejt të bëhet zgjedhja e ekzekutivit.

“Ne nuk I frikësohemi zgjedhjeve, por meqenëse kishim zgjedhje ne presim që sa më shpejt të kemi ekzekutivin e ri. Por, prap se prapë ne këtu jemi sido që të vendos, tash kemi paralament”, tha ai.

Ai tutje ka theksuar se Aleanca për Ardhmërinë  e Kosovës do të jetë në opozitë gjatë këtij mandati, parti kjo të cilës i takojnë 13 deputetë. Në seancën e sotme është votuar pro zgjedhjet së Glauk Konjufcës si kryetar kuvendi. E po ashtu janë betuar deputetët e legjislaturës së shtatët të Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj – Veselit: Dalsh faqebardhë

Periskopi.com Lajme

Daut Haradinaj nga AAK ka dalë në mbështetje të kreut të PDK-së, Kadri Veselit pas ftesës që i erdhi sot nga Gjykata Speciale.

‘Dalsh faqebardhë’, i ka thënë Haradinaj-Veselit.

Ja reagimi i plotë:

Si për çdo luftëtarë, ashtu edhe për Kadri Veselin kam qenë dhe do jem në përkrahje.

Të priftë e mbara i nderuar, dalsh faqebardhë.

DH

Haradinaj: E përgëzoj Albin Kurtin për shallin me flamur, shpesoj që nuk i zhgënjen qytetarët

Periskopi.com Lajme

Daut Haradinaj nga AAK ka komentuar faktin që kreu i VV’së, Albin Kurti mbrëmë shkoi në stadium për të ndjekur një përballje të Kombëtares së Kosovës, transmeton Periskopi.

Haradinaj e ka përgëzuar Kurtin për këtë gjë, ndërkohë shpreson që nuk do t’i zhgënjejë qytetarët.

‘’Po du me përgëzu që  e ka mnu shallin mbrëmë. Sidoqoftë ato janë matematika të brendshme dhe shpresoj që nuk i zhgënjen qytetarët e Kosovës’’, ka thënë Haradinaj në Pressing.

Tutje Haradinaj ka thënë se humbja e PSD’së, partnerit të koalicionit ka ardh si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të VV’së ndaj tyre.

‘’Duhet me pranu që këta  e kanë pasë një sulm të madh prej VV’së, Target e ka pasë PSD’në, ndoshta për shkak të ndarjes. U ndëshkuan nga kjo’’/PERISKOPI/

 

 

Haradinaj: Nuk mund t’i thuhet një mjeku që ti nuk  e meriton statusin e veteranit

Periskopi.com Lajme

Daut Haradinaj nga AAK, duke folur për çështjen e veteranëve të rremë ka thënë se mjeku i luftës e ka merituar statusin, transmeton Periskopi.

Haradinaj sonte në Pressin ka përmendur Time Kadrijajn e AAK’së, që ishte mjeke gjatë luftës së fundit.

‘’Prokurori nuk është e thane me e ditë rolin e mjekësië.  Nuk mund t’i thuhet një mjeku që ti nuk  e meriton stasusin e veteranit. Ka prova që Time Kadriraj i ka jep ndihmë luftërave dhe në fund hiqet prej listës së veteranit’’, ka thënë ai./PERISKOPI/

Daut Haradinaj: Edhe VV’ja ka shumë të punësuar në PTK

Periskopi.com Lajme

Anëtari i AAK’së, Daut Haradinaj, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Haradinaj ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për punësimet partiake në Postën e Kosovës. Qeverisjet e kaluara, përfshirë edhe qeverisjen e fundit, kanë qenë të akuzuara se kanë futur të afërm të tyre në pozita zyrtare. Sidomos kjo ka qenë e theksuar në Postën e Kosovës.

“Ne gjithmonë jemi munduar të ndalim punësimet partiake. Ka qenë e vështirë në pozitën që ne kemi pasur në koalicion. Opozita që tani do të vijë në pushtet nuk është më e pastër në këtë punë. Edhe VV’ja ka shumë të punësuar në PTK”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet se këta persona më herët kanë qenë të partive tjera apo që i kanë qenë këto pozita në baza meritore.

“Nuk mund të kenë qenë në parti tjera. Ata janë në pozita të larta dhe nuk guxon t’i prek askush”, ka shtuar ai.

Tutje Haradinaj thotë se nuk po përmenden punët e mira që i ka bërë qeverisja e kaluar. Ai ka përmendur ndërprerjen e kontratave të dëmshme me Postën që i kanë lënë qeverisjet e kaluara. Ai po ashtu ka thënë se evitimi i krizës me energji elektrike në Shipitullë është një punë për të cilën shumë pak po marrin vlerësime.