Presidenti kontravers i Filipineve: Më sillni një selfie me Zotin, dhe unë jap dorëheqje

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka premtuar  dorëheqje të menjëhershme nëse një i krishterë mund të sjellë një dëshmi rreth ekzistencës së Zotit. Deklarata e tij vjen vetëm disa javë pasi ai zemëroi grupet fetare ku bëri thirrje se zoti është një “budalla”.

Udhëheqësi bëri betimin të premten në një fjalim, se nëse dikush mund të ketë qenë “në parajsë që ka biseduar me zotin ose e kanë parë personalisht”, ai do të japë dorëheqjen si president që “sonte”, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“Më duhet vetëm një dëshmitar që do të thotë: President, ata budallenjtë  në kishë  më urdhëruan që të shkoj në parajsë dhe të flisja me zotin. Zoti me të vërtetë ekziston. Të bëjë një selfie me të, që t’ua sjelli dëshmitë”, shtoi ai gjatë një ngjarje shkencore dhe teknologjike në qytetin jugor të Davaos.

Gjithashtu ai kritikoi kishën për çështjen e marrjes së parave. “Nëse ju vërtetë i ndihmoni njerëzit, përse kërkoni para nga ata?”./Periskopi/