Tifozi i Liverpoolit kurseu 10 mijë funta për të shkuar në Madrid, diagnostifikohet me kancer dhe humb finalen

Periskopi.com Sporti

Futbolli nuk është vetëm një lojë, assesi jo, sidomos për tifozët e Liverpoolit që shquhen si nga më të zjarrtit në botë

Dave Evans është njëri nga tifozët më të pafat të Liverpoolit pasi kishte kursyer 10 mijë funte vetëm për të shkuar në Madrid, por në fund ai u diagonostifkua me kancer dhe finalen tani do ta përcjellë nga spitali, përcjellë Periskopi.

Gruaja e Evans, znj.Liz ka treguar se bashkëshorti i saj nuk ishte i sëmurë kur kishte siguruar biletën si dhe hotelin në Madrid.

“Ishte një shok masiv, pasi nuk ishte i sëmurë përpara se të prenotonte biletën. Ai zhvilloi teste, skanime dhe bëri disa mjekime përpara se të emigronim, por nuk ndryshoi asgjë,” ka thënë Liz.

Kjo histori e Evans preku zemrat e shumë njerëzve ane mbanë botës, ndërsa Jurgen Klopp dhe James Milner ia kanë dërguar nga një mesazh atij.

“E dëgjova historinë dhe është diçka e vështirë për t’u përballuar si për mua edhe për ty. Ti je një luftëtar i jashtëzakonshëm, por gjëja e vetmë që mund të them është se ne të kemi në mendje. Ne jemi me ty,” ka thënë Klopp.

Milner me anë të një video i ka ofruar Evansit mbështetje maksimale si dhe ka premtuar se lojtarët e Liverpoolit do të bëjnë gjithçka për të fituar finalen.

“Çkemi Dave doja të dërgoja një video mbështetëse për shkak të suportit që na ke dhënë gjithë sezonin, kështu që doja të të uroja gjithë të mirat. Kam dëgjuar se nuk do të mund të vish në Madrid për fat të keq dhe do të na japësh suportin nga shtëpia. Ne do të bëjmë gjithçka që të përfundojmë punën tonë dhe të fitojmë një trofe. Gjithashtu do të doja të të dërgoja urimet më të mira për ty dhe familjen,” ka thënë Milner.

Kujtojmë që finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Tottenhamit dhe Liverpoolit do të luhet sonte në Madrid me fillim nga ora 21:00. /Periskopi/