Historike: Ish- futbollisti i Real Madridit bëhet lojtari i parë ndonjëherë i blerë përmes monedhës virtuale Bitcoin

Periskopi.com Sporti

Ish sulmuesi i Real Madridit B dhe Levantes, David Barral, është bërë lojtari i parë që është blerë me anë të të bitcoinsave, përcjell Periskopi.

37 vjeçari ka nënshkruar zyrtarish për Segunda B e DUX Internacional de Madrid në këtë javë në një marrëvshje të financuar tërësisht përmes përdorimit të bitcoin – monedhës dixhitale ose virtual që e përdor teknologjia peer – to – peer për t’i lehtësuar pagesat e menjëhershëme.

Në një postim në rrjetet sociale, klubi Internacional mirëpriti sulmuesin me përvojë, teksa falenderoi sponsorin e tyre.

“David Barral lojtar i ri i DUX Internacional de Madrid, i mirëpritur në klubin e pafund!” klubi shkruajti. “Ai bëhet nënshkrimi i parë në histori me kriptovaluta. Falë Criptan, sponsorit tonë të ri, për mundësimin e tij.”

“Gëzuar që u bashkova me projektin e @interdemadrid me ambicie dhe përgjegjësi të etur për të vazhduar garën dhe për të arritur sfida të rëndësishme në karrierën time sportive.” shkroi ai në faqen e tij zyrtare në Tëitter.

Klubi, i cili është pjesë e DUX Gaming – në pronësi të futbollistëve Borja Iglesias dhe Thibaut Courtois, nuk e kanë zbuluar ende vlerën totale të marrëveshjes me lojtarin. /Periskopi