Dorëhiqet sekretari i Brexit

Periskopi.com Lajme

Është dorëhequr nga qeveria, sekretari i Brexit-it, David Davis, i cili ka udhëhequr negociatat e Britanisë së Madhe për braktisjen e Bashkimit Evropian.

Në letrën e tij të dorëheqjes ai ka kritikuar planin e qeverisë për Brexit- duke thënë se do ta vendoste Parlamentin në një pozitë të dobët në procesin negociues, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Kryeministrja Theresa May u përgjigj ndaj tij duke thënë se nuk pajtohen, megjithatë e falënderoi për kontributin e dhënë. Davis ishte emëruar sekretar në vitin 2016.

Britania e Madhe përmes referendumit në qershor të vitit 2016 vendosi që të braktisë BE-në, mirëpo largimi ende nuk ka marrë formën e prerë, dhe negociatat pritet të zgjasin me vite.