‘Frikësohet’ De Gea, gjen sozinë e tij në Angli

Periskopi.com Sporti

Portieri i Manchester United, David De Gea duket se e ka gjetur sozinë e tij. Bëhet fjalë për trajnerin e Ros Kauntit, Stuart Ketlell që ka ngjashmëri të frikshme me spanjollin.

Ka qenë vetë De Gea që ka postuar një foto të Ketlell në rrjetet sociale ku dhe shpreh habinë për ngjashmërine e madhe mes tyre.

I pari që reagoi në postimin e portierit spanjoll ka qenë shoku i skuadrës tek Mançester Junajtid, Markus Rashford që është shkrirë së qeshuri, si jo pak njerëz të tjerë që kanë parë postimin.

 

Prej këtij momenti kur Marco Asensio e quajti De Gean ‘Karius’, ai kurrë më nuk ka qenë i njejti

Periskopi.com Sporti

David de Gea po kalon nëpër një periudhë jashtëzakonisht të vështirë aktualisht.

Portieri i Manchester Unitedit bëri dy gabime në humbjen 3-1 të “Djajve të Kuq” nga Chelsea, në gjysmëfinale të FA Cup, të dielën, transmeton Periskopi.

Këto gabime erdhën një muaj pas një tjetër gabimi të tij, kundër Tottenhamit, duke nxitur një reagim brutal të Roy Keanit në drejtim të tij.

Emri i De Geas është përmendur përkrah atij të Loris Kariusit në javët e fundit, dhe kjo nuk është shenjë aspak e mirë.

p1edp7o9n5oc31v111cng17vj1vke9.jpg

Por kjo nuk është hera e parë që ai po krahasohet me Kariusin.

Më 2018, Marco Asensio i Real Madridit u tall me De Gean duke e quajtur “Karius”, pas një ndeshjeje parasezonale kundër Manchester Unitedit.

Ky reagim nga Asensio erdhi pas paraqitjes mjeruese të portierit spanjoll në Kupën e Botës me Spanjën, ku ai pranoi gjashtë gola nga shtatë goditjet që shkuan në drejtim të tij.

Pamjet u publikuan ku dëgjohet dhe shihet Asensio duke e quajtur atë “Karius! Karius! Karius!”, derisa po i afrohej portierit të Manchester Unitedit.

Atëkohë, ishte nënkuptuar si shaka.

Sigurisht, Asensio nuk e dinte se ai kurrë më nuk do të këndellej pas Kupës së Botës. /Periskopi.com/

Man United e ka ndarë mendjen: Henderson numri 1 nga sezoni i ardhshëm, De Gea rezervist

Periskopi.com Sporti

Karriera e David de Geas ka pësuar rënie drastike në dy vitet e fundit.

Që prej kur Cristiano Ronaldo realizoi hat-trick kundër spanjollit në Kupën e Botës më 2018, ylli i Manchester Unitedit thjesht nuk ka qenë më i njëjti mes dy shtyllave, transmeton Periskopi.

Gabimet janë bërë të zakonshme dhe numri i golave që ka pësuar është i parpranueshëm për një portier të kalibrit të tij.

Kështu, gjatë këtij sezoni fansat e kanë vënë në diskutim nëse ai meriton më të jetë numri 1 i skuadrës.

Henderson in action for Sheffield United

Forma e Dean Hendersonit te Sheffieldit ka shtuar spekulime se pozita e spanjollit në formacionin startues të “Djajve” është në dyshim.

Henderson ka arritur që ta mbajë portën të paprekur në 13 ndeshje, teksa ka bërë 33 paraqitje si i huazuar te Sheffieldi, duke pësuar vetëm 27 gola në proces.

Në kontrast, De Gea ka mbajtur 11 herë portën të paprekur në 35 ndeshje, duke pranuar 35 gola.

Kështu që nuk është shumë befasi fakti se, sipas raporteve, United po mendon ta rikthejë Hendersonin në klub.

Gazetari, Duncan Castles shkroi sot: “Manchester United dëshiron rikthimin e Dean Henderson në ‘Old Trafford’ – dhe është i gatshëm ta zgjedhë atë para David de Geas.”

Do të ishte një vendim shumë i guximshëm por praktik për klubin. /Periskopi.com/

Fernandes gjithmonë aty për “Djajtë e Kuq”, barazon rezultatin

Periskopi.com Sporti

Bruno Fernandes, është ai që barazoi rezultatin për “Djajtë e Kuq” të cilët morën golin e parë që në minutat e parë të ndeshjes nga një gabim i tmerrshëm i De Geas.

Tani rezultati është 1-1 kurse pritet të shohim se si do të vijojë rezultati.
Më poshtë mund ta shihni golin. /Periskopi.com/

Gabimi i pafalshëm i De Geas që i kushtoi me gol Man Unitedit kundër Palace në minutën e 93-të

Periskopi.com Sporti

Manchester United e ka regjistruar humbjen e parë në edicionin 2019/20 në Premier League.

Crystal Palace udhëtoi drejt “Old Traffordit” sot me vetëm një pikë të grumbulluar në ligë, madje kjo skuadër ende nuk kishte arritur të shënonte asnjë gol në dy ndeshjet e para, transmeton Periskopi.

Por kundër “Djajve të Kuq”, djelmoshat e Roy Hodgsonit siguruan të tre pikët falë një goli në minutën e 93-të nga Patrick van Aanholt për t’ia siguruar një fitore 2-1 “Shqiponjave”.

Dhe për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, portieri David de Gea bëri gabimin trashanik në rastin e golit të dytë të kundërshtarit.

Shikoni gafën e spanjollit më poshtë.


Vetëm një ditë tjetër për De Gean. Ish-ylli i Atletico Madridit ishte fajtor për disa gabime sezonin e kaluar dhe duket se ai ende nuk e ka harruar zakonin e vjetër. /Periskopi.com/

Shkodran Mustafi zgjedhet në formacionin e dështakëve në Premier Ligë

Periskopi.com Sporti

Gazeta prestigjioze The Sun ka publikuar formacionin e dështakëve të vitit në Premier Ligë.

Kampionati mbaroi me Manchester Cityn kampion dhe Liverpoolin nënkampion. Ishte një sezon me plot makthe për Manchester Unitedin që përfunduan në vendin e gjashtë dhe për Arsenalin që kishte aq shumë telashe në mbrojtje, aq sa sërish përfundoi poshtë Tottenham Hotspurit.

Ishte sezon i mirë për Wolverhampton Wanderersin që u promovua në ligën më të fortë në botë nga Championshipi, përcjell Periskopi.

Mes lojtarëve të njohur në këtë formacion janë portieri David Dea Gea, gjermani me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi, mesfushori tjetër i Arsenalit Mesut Ozil dhe sulmuesi i Unitedit, Alexis Sanchez.

Për z.Mustafi thuhet që ishte dështaku më i madh i sezonit që bëri një varg të gjatë gabimesh në ndeshjet e këtij sezoni. /Periskopi

Tifozët mendojnë se De Gea dhe Lingardi gabuan qëllimisht kundër Man Cityt

Periskopi.com Sporti

Tifozët e futbollit besojnë se David De Gea dhe Jesse Lingardi gabuan qëllimisht në ndeshjen kundër Manchester Cityt, për të mos e lejuar Liverpoolin ta fitojë titullin e Premierligës këtë sezon.

Jesse Lingard e humbi një mundësi të mirë për ta barazuar rezultatin në ndeshjen e mbrëmshme kundër Manchester Cityt, që përfundoi me rezultat 2:0 për skuadrën e Pep Guardiolës, transmeton Gazeta Express.

26-vjeçarit të Manchester Unitedit i erdhi topi afër shtyllës së dytë, mirëpo ai e gjuajti topin plotësisht gabim. Shumë tifozë të futbollit besuan se Lingardi e bëri këtë gabim qëllimisht, që të mos e lejonte Liverpoolin ta fitonte titullin e Premierligës.

“Sqarimi i vetëm për goditjen e Lingardit është që ai e ka kuptuar se ai gol do ta kishte dërguar Liverpoolin më afër titullin të Premierligës”, shkruan @MCRfootysocial.

“Lingardi e urren thellësisht Liverpoolin, e humbi golin qëllimisht”, ka shkruar Joel Morris.

“Ajo humbje e Lingardit e kishte të shkuar: Nuk do ta lejojmë Liverpoolin ta fitojë titullin”, ka thënë John Nixon.

De Gea po trajnohet në mënyrë të veçantë për ta ndalur Messin

Periskopi.com Sporti

David de Gea po bën përgatitje “speciale” për t’u marrë me Lionel Messin përpara ndeshje çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, thotë trajneri i portierëve Emilio Alvarez.

United udhëton sonte te Barcelona për të tentuar edhe një përmbysje të madhe, pasi ndeshja e parë në ”Old Trafford’ përfundoi 0-1 në të mirë të mysafirëve.

Messi pati probleme në ndeshjen e parë, por ylli argjentinas ka shënuar 43 herë në 41 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe është golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, transmeton Periskopi.

Image result for De Gea Messi

“Ata që e njohin mirë Davidin mund të ju tregojnë një nga virtytet e tij e cila është aftësia e tij për të bllokuar çdo gjë, ai është shumë i fortë mendërisht”, tha Alvarez për Cadena SER.

”Ne bëjmë diçka të ndryshme përballë Messit. Me De Gean kemi punuar për disa punë më specifike, ka disa trajnime ekstra kur ke përballë një nga lojtarët më të mirë në botë”.

”Nuk do gënjeja nëse do thoja se po bëjmë përgatitje super speciale, pasi kam punuar edhe në La Liga dhe e di se sa vështirë do ta kemi përballë Messit”, zbuloi Alvarez. /Periskopi/

De Gea bëhet më i paguari në Premier Ligë

Periskopi.com Sporti

David de Gea duket se do të përfitojë një kontratë të majme te Manchester United.

U raportua se portieri po largohet nga Machester United, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Skuadra angleze do t’i ofrojë kontratë të re spanjollit, pasi ajo aktuale skadon në fund të këtij sezoni.

Me kontratën e re, David de Gea do të bëhej lojtari më i paguar në histori të Premierligës.

Besohet se spanjolli do ta kalojë Alexis Sanchezin dhe Mesut Ozilin që fitojnë 400 mijë paund në javë, duke marrë një pagë prej 450 mijë paundësh.

De Gea është Messi i portierëve

Periskopi.com Sporti

Ylli i Manchester United, David De Gea, është Lionel Messi i portierëve, sipas homologut të Watford, Ben Foster.

De Gea, i konsideruar si një nga portierët më të mirë në botë, pati një tjetër performancë mbresëlënëse për “Djajtë e Kuq”, kur këta të fundit mundën 2-1 Watford në Premier League, të shtunën.

Spanjolli, i cili u kritikua për paraqitjet e tij në Kupën e Botës, bëri një pritje mahnitëse, duke i mohuar një gol të sigurtë Christian Kabasele.  Ish-portieri i Manchester United, Foster, i cili u largua nga “Old Trafford” në vitin 2010, e krahasoi De Gea me superstarin e Barcelonës dhe pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, Leo Messi.

“Ai është Messi i portierëve. De Gea ka qenë portieri më i mirë në botë për vite, – tha Foster. – Ai është absolutisht i shkëlqyeshëm tani. Disa nga pritjet që ai bën në momente vërtet kritike të lënë pa frymë. De Gea ka menaxhimin e lojës dhe çka duhet të bëjë në çdo kohë të caktuar”.

 

“Messi i portierëve!”, transferi i ri i Liverpoolit mund ta ndihmojë ta fitojë titullin e Premier Ligës

Periskopi.com Sporti

Të mërkurën është konfirmuar, se të Kuqtë nga Anfield kanë pranuar çmimin e vendosur nga Roma për transferimin e portierit brazilian Alisson, i cili pritet të transformojë mbrojtjen e Jurgen Klopp.

Alisson Becker nuk bën shumë gabime. Megjithatë, pas një qëndrimi të shkurtër në Romë, ai u shfaq në një konferencë dhe u pyet nëse ai kishte mësuar ndonjë fjalë italiane.

“Thashë disa gjëra të tmerrshme pa e kuptuar se sa të këqija ishin”, u shpreh Alisson. “Kur e mësova, ishte tashmë vonë”.

Si i ri ai ishte portier i klubit Internacional dhe zgjedhja e parë në portën e Brazilit, atëherë Roma me në krye Luciano Spalletin e vendosi atë si numrin 1 para polakit Wojciech Szczesny, raportoi “Goal.com”, transmeton Periskopi.

“Në fillim u ndjeva pak i vetmuar, por pastaj më shumë kohë me gruan time”, shpjegoi ai. “Ajo ishte shtatzënë dhe kështu më duhet të përqendrohesha më pak në karrierën time”.

“Punoja shumë në stërvitje dhe mësoja nga një portier i madh si Szczesny”.

Alisson në gjithë sezonin e kaluar me Romën e shpëtoi portën romake 155 herë nga goditjet kundërshtare – vetëm portieri i Veronas Nicolas bëri më shumë pritje nga pesë ligat më të forta evropiane.

Braziliani duhet të mburret me përqindjen e tretë më të mirë në gjithë kontinentin sa i përket pritjeve (79.26%), duke u renditur pas David De Geas (80.28%) dhe Jan Oblakut (82.68%).

“Mënyra se si sillet në portë, më kujton Dino Zoffin”, thotë ish trajneri i Romës Roberto Negrisolo. “Gjithashtu mund ta krahasojë me Michel Preud-Homme, i cili kishte një klasë të një portieri të lindur”.

“Ai është Messi i portierëve, sepse ai ka një mentalitet të njejtë me Messin. Ai është një portier i cili mund të definohet si i kësaj epoke” , shtoi ai./Periskopi/

Alisson Messi PS

Alisson Karius Stats PS

 

 

Jose Mourinho i dërgon mesazhe David de Geas para ndeshjes Rusi-Spanjë

Periskopi.com Botërori 2018

Jose Mourino e ka kontaktuar David de Gean për t’i dhënë mbështetje në ndeshjen që do të zhvillojë Spanja kundrejt Rusisë në fazën e eliminimit direkt.

Kampioni Botëror i vitit 2010 është kualifikuar në fazën e 16 ekipeve më të mira, me vetëm një fitore në fazën e grupeve dhe pesë gola të pranuara.

De Gea, i freskët nga sezoni me ekipin e tij nga Anglia Manchester United, pranoi një gol qesharak nga Cristiano Ronaldo që i mundësoi portugezit të hap Kupën Botërore me një hetrik.

Ndërkohë, trajneri i Spanjës, Fernando Hierro e ka konfirmuar paraqitjen nga minuta e parë për portierin Spanjoll.

Megjithatë, mediumi anglez “Metro.co.uk” thotë se Mourinho ka i ka dërguar disa mesazhe pozitive gardianit spanjoll, transmeton Periskopi.

De Gea gjithashtu ka marrë mbështetjen e mesfushorit të Bayern Munichut, Thiago, i cili thotë se lojtari i United është ndër lojtarët me gjendjen emocionale më të vështirë që po kalon në skuadër./Periskopi/

Jose Mourinho sent text message to David de Gea ahead of key World Cup decision

Jose Mourinho sent text message to David de Gea ahead of key World Cup decision

Jose Mourinho sent text message to David de Gea ahead of key World Cup decision

Dështaku i ndeshjes Portugali-Spanjë nënshkruan kontratë të re me Man United

Periskopi.com Sporti

Portieri i ekipit kombëtar spanjoll David de Gea ka nënshkruar kontratë të re pesë vjeçare me Manchester United.

Reprezentuesi spanjoll nuk pati një natë të mirë në hapjen e Kampionatit Botëror kundër Portugalisë, pasi u poshtërua tre herë radhazi nga superyilli portugez, Cristiano Ronaldo, raportoi “Goal.com”, transmeton Periskopi.

Image result for david de gea

Real Madrid shpreson ta transferojë De Gean për 113 milionë euro

Periskopi.com Sporti

Gjiganti spanjoll, Real Madridi shpreson ta transferojë David De Gean nga Manchester Unitedi për shifrën e 113 milionë eurove.

Mbretërit kanë fituar tashmë tri herë radhazi Ligën e Kampionëve dhe janë të interesuar të bëjnë revolucion në ekip për sezonin e ri.

Njëri nga objektivët kryesorë në afatin e transferimeve do të jetë afrimi i një portieri të ri në Santiago Bernabeu. Spanjoll i Unitedit, De Gea, është portieri i cili gjendet që një kohë të gjatë në radarin e drejtuesve të Realit, të cilët e pëlqejnë shumë. Drejtuesit madrilen po kërkojnë të largojnë Keylor Navasin dhe ta zëvendësojnë atë me spanjollin De Gea.

Sipas mediumit Manchester Evening News, Los Blancos janë optimistë që mund të nënshkruajnë me De Gean për 100 milionë funte apo 113 milionë euro.

Me marrëveshjen e tij të aktuale që do të skadojë në vitin 2020 dhe mungesa e një marrëveshjeje të re me Unitedin e ka bërë presidentin e Madridit Florentino Perez optimist se mund të afrojë spanjollin këtë afat kalimtar. Nuk është vetëm De Gea në llupën e Mbretërve pasi pëlqehet shumë edhe Alisson Becker i Romës dhe Thibaut Courtois i Chelseat. /Telegrafi/

11-shja më e mirë e Premier Ligës sipas Goal.com

Periskopi.com Sporti

8 lojtarë të Manchester Cityt, një i Liverpoolit, një i Burnleyt dhe një i Manchester Unitedit përbëjnë 11-shen më të mirë në Premier Ligë deri tash – sipas Goal.com

Tabloidi i njohur Goal.com ka zgjedhur 11-shen më të mirë në Premier Ligë deri tash. Dhe, jobefasisht kjo 11-she është e mbushur me lojtarë të Manchester Cityt. Madje, mund të thuhet që befasi është mos-përfshirja e tre lojtarëve tjerë, të cilët janë nga ekipet e tjera që poashtu kanë impresionuar deri në këtë fazë.

Portjeri më i mirë në Ligë, është zgjedhur David De Gea. Portjeri spanjoll ka bërë pritje të jashtëzakonshme, pa të cilat pozita e dytë në të cilën ndodhet United aktualisht do të ishte vetëm një e pamundur. Ai në ndeshjen e fituar me Arsenalin i bëri 14 pritje, 3 nga të cilat ishin vendimtare për të mos e lënë skuadrën nga Londra që t’iu rrëmbente fitoren nga dora.

Mbrojtësi i krahut të djahtë më i mirë, është zgjedhur Kyle Walker. Lojtari i Cityt ka lënë shumë kritikë të tij gojëhapur me paraqitjet fenomanele për ekipin e Guardiolas. Kur u transferua për një shifër të pabesueshme prej 50 milionë eurosh, Gary Lineker, komentuesi më i paguar në ishull tha me ironi “Imagjinoni sa do të kushtonte Walker, sikur të dinte edhe të krosonte”. Por në fakt, ky ironizim i ish-legjendës angleze është hedhur poshtë nga reprezenzuesi i Tre Luanëve.

Mbrojtës i krahut të majtë në këtë formacion është… Fabian Delph. Mesfushori i kthyer në mbrojtës krahu, poashtu ka qenë mjaft solid deri në këtë fazë duke u kthyer në një pikë të nxehtë diskutimi mes komentuesve. Disa besojnë – transmeton Periskopi – që forma e tij e mirë është përçuar nga forma e mirë e gjithë skuadrës, ndërsa të tjerë i japin kredite atij vetë për arritjet e këtij sezoni. Megjithatë është e vështirë të besohet që Delph do të përfshihet në kombëtaren e Anglisë në atë rol.

Dyshja mbrojtëse në qendër është mjaft e çuditshme. James Tarkowski dhe Nicolas Otamendi. Lojtari i Burnleyt, që vitin e kaluar ishte zëvendësues i Michael Keane, ka qenë i pakapërcyeshëm dhe vendimtar në paraqitjet e tij për skuadrën e Sean Dyche. Tarkowski e eklipsoi edhe mbrojtësin e shumë-lëvduar Ben Mee, i cili kërkohej nga disa skuadra më të mëdha të Ligës. Otamendi bëri disa gabime, dhe në fakt nuk kishte shumë për të bërë, por sidoqoftë vlen të kreditohet për soliditetin e tij.

Mesfusha është treshe. Dhe të tre lojtarët, me plot të drejtë, janë të liderit Manchester City. Kjo skuadër ishte tmerrësisht dominuese ndaj të tjerave, dhe arriti të bëj atë që asnjë skuadër tjetër nuk e kishte bërë asnjëherë në historinë e këtij kampionati. Fitoi 16 ndeshje radhazi, shumicën e të cilave me diferencë të madhe. Meritat për këtë formë i ka mesfusha shumë kreative. Fernandinho, është vendosur si mesfushor shkatërrues ndërsa dyshja krijuese është David Silva dhe Kevin De Bruyne.

Në sulm janë tre futbollistë, por asnjëri prej tyre nuk është sulmues tipik. Bomberi i Liverpoolit, Mo Salah nuk mund të mungonte në formacion duke qenë golshënuesi më i mirë i ligës. Por, të kombinuar me të janë edhe dyshja fantastike e Cityt, Raheem Sterling dhe Leroy Sane. /Periskopi

 

Rikthehet ‘telenovela’ De Gea, ky është çmimi që kërkon United

Portieri i Manchester United, David de Gea mund të largohet nga Old Trafford.

Periskopi.com Sporti

E përditshmja spanjolle ‘Marca’ shkruan se klauzola e largimit të spanjollit nga United kap shifrën e 60 milionë eurove.

26-vjeçari ka qenë shumë i lidhur me një kalim te Real Madridi në vitin 2015, madje klubet ishin marrë vesh për transferimin në fjalë, por lojtari nuk kishte kompletuar dokumentacionin.

Tani mbetet të shihet nëse Real Madridi do të shfaq sërish interesim për ish-yllin e Atletico Madridit. /Periskopi.com

De Gea tallet me Shqipërinë pas ndeshjes

Portieri i Spanjës, David de Gea ka folur për sfidën e sotme ndaj Shqipërisë.

Periskopi.com Sporti

Kuqezinjtë u mposhtën nga Spanja me rezultat 0:2.

Portieri i Spanjës thotë se vendësit nuk kishin raste dhe për këtë arsye ai kishte të ftohtë në fushë gjatë ndeshjes.

“Luajtëm mirë. Shqipëria nuk ka pasur shumë raste, unë e kisha pak ftohtë gjahtë ndeshjes”, ka thënë De Gea. /Periskopi.com