Ushtari britanik që dikur shërbeu në Kosovë pritet të fitojë çmimin e heroit

Periskopi.com Lajme

Veterani britanik David Thomas i ka shërbyer vendit të tij për njëzet e katër vjet dhe megjithëse ai tani është duke u pensionuar ai kurrë nuk ka ndërprerë mbështetjen e tij ndaj forcave të armatosura.

Banori i Fshatit Bestëood, i cili ka shërbyer me Regjimentin Mbretëror të Artilerisë, tani është nominuar për Nottingham Post Heroes, çmim në kategorinë e Forcave të Armatosura, njofton Klan Kosova.

59-vjeçari iu bashkua forcave të armatosura si një djalosh ushtarak në vitin 1976 dhe u angazhua fillimisht në Gjermani në vitin 1977.

Ai gjithashtu shërbeu si ushtarak në Irlandën e Veriut, Kanada dhe misionin paqëruajtës në Kosovë dhe Kuvajt gjatë Luftës së Parë të Gjirit.

Në vitin 2000, ai u largua nga ushtria dhe u kthye në qytetin e tij të Nottingham të Britanisë dhe vazhdoi të bëhet Sekretar i Shoqatës së Artilerisë Mbretërore dhe është gjithashtu përfaqësuesi i rajonit të Midlands në Komitetin Ekzekutiv Kombëtar të Shoqatës së Artilerisë Mbretërore.