Qendërsulmuesi francez tregon se fillimi i tij në Juventus ishte dramatik

Periskopi.com Sporti

David Trezeguet ka bërë historinë e Juventus-it. Qendërsulmuesi francez ka formuar një nga dyshet më të frikshme bashkë me Alessandro Del Piero-n, duke koleksionuar shumë trofe.

Megjithatë, fillimi i historisë bardhezi të Trezeguet nuk ka qenë i lehtë, siç ka pranuar vetë francezi për kanalet zyrtare të Juventus-it.

Ai ka folur për ditët e tij të para me fanellën bardhezi:

“Historia e kalimit tim tek Juventus është interesante dhe dramatike. Kam nënshkruar me Bettega-n dy ditë para Euro 2000. Grumbullimi i parë me Juventus-in nuk ka qenë shumë i lehtë, sepse publiku nuk më shihte me sy të mirë”, ka thënë Trezeguet, i cili ka shënuar golden golin që i dhuroi Europianin Francës kundër Italisë para se të transferohej tek bardhezinjtë.

“Më pas jam bërë pjesë e historisë së klubit. Për mua Juventus ka qenë e rëndësishme: nuk fitonte prej shumë kohësh dhe unë kam arritur të fitoj edhe renditjen e golashënuesve, një moment magjik”.

Legjenda e Serie A në telashe të mëdha – kapet duke vozitur i dehur, i merret patentë shoferi

Periskopi.com Sporti

Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet së fundmi e ka shëndrruar veten në protagonist të padëshiruar pasi është zënë duke vozitur i dehur.

Sipas “Corriere di Torino”, Trezeguet është ndaluar nga policia e Torinos, e cila e ka zbuluar se ai po voziste në gjendje të dehur, transmeton Periskopi.

Image

Potencohet se ai fillimisht refuzoi t’i nënshtrohet testit të alkoolit, por u detyrua ta bënte një orë më vonë.

Ai pastaj u dënua dhe iu mor patentë shoferi.

41-vjeçari është golashënuesi më i mirë i huaj në histori të Juventusit me 171 gola gjatë periudhës 2000-2010. /Periskopi.com/