Daviesit nuk do t’i mbetej merak nëse nuk fiton Bayerni në finale, arsyeja është e dashura e tij – ja detajet

Periskopi.com Sporti

Mbase finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet mes Bayern Munich kundër ekipit francez, PSG, për Alphonso Daviesin mund të jetë më ndryshe së që e kishte menduar, kjo pasi gjysma tjetër e tij luan për PSG-në (ekipin ne femrave), transmeton Periskopi.

Davies' girlfriend is a brilliant footballer in her own right and plays for PSG

19-vjeçarja kanadeze luan si sulmuese për PSG dhe tashmë ka një kohë të gjatë që është në një lidhje dashurie me Davies.

Their online videos generated millions of views

The couple became social media sensations during lockdown

Davies, një refugjat me origjinë nga Gana, iu bashkua Bayernit nga Vancouver Ëhitecaps – ku ka luajtur edhe Jordyn Huitema – në vitin 2019 për një rekord të atëhershëm në MLS prej 9.84 milion.

Davies zbulon detajet, tregon pse Messi nuk ia dha fanellën

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i majtë i Bayern Munich, Alphonso Davies, tha se Lionel Messi refuzoi t’ia jepte fanellën pas fitores 8-2 të bavarezëve në Champions, javën e kaluar. Për ta festuar ndryshe atë mbrëmje përrallore, Davies pretendoi fanellën e famshme të numrit 10, Messi, si një suvenir unik. “Unë ia kërkova atë, por mendoj se Messi ishte pak i mërzitur, – tha lojtari i krahut të majtë për “BT Sport”. – Çdo gjë në rregull, do t’ia marr herën tjetër, me shpresë”.

Zhgënjimi i Messit ishte i kuptueshëm, pasi Barcelona e përfundoi sezonin 2019-2020 pa asnjë trofe, duke ngritur dyshime për të ardhmen e 33-vjeçarit në “Camp Nou”. Raportet mediatike kanë sugjeruar se Messi mund të kërkojë një rrugëdalje nga Barcelona, pasi kontrata e tij hyn në vitin e fundit. Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, tha dje se planifikon të ulet dhe të bisedojë me Messin, duke shprehur shpresën se mund të punojë së bashku me yllin argjentinas në vitet në vazhdim.

“Nuk e di nëse duhet ta bind Messin apo jo, – tha Koeman të mërkurën. – Ju dëshironi të keni më të mirët e botës në ekipin tuaj, jo e kundërta. Unë dua të punoj me Messin. Ai i fiton ndeshjet edhe i vetëm, e ka treguar këtë gjithmonë. Do të jem i lumtur nëse dëshiron të qëndrojë. Ai ka një kontratë. Unë duhet të flas me të, sepse është kapiteni i ekipit. Ne do të punojmë dhe të bisedojmë me disa lojtarë. Në rastin e Messit, shpresoj që ai do të jetë këtu për shumë më tepër vite”.

Vazhdojnë çmenduritë e Davies, vrapoi 35.4km/h – më së shpejti deri tash

Periskopi.com Sporti

Me fitoren e sontme mjaft të thellë të Bayernit, gara e titullit në Gjermani tashmë ka mbaruar.

Robert Lewandowski – i cili nuk kishte shënuar kundër Fortunas kësaj radhe shënoi dy gola, por ylli i ndeshjes, përsëri, ishte Alphonso Davies, që poashtu ua dhuroi Bavarezëve golin e pestë, transmeton Periskopi.

Kanadezi ka shpërthyer në skenë këtë sezon, duke treguar potencialin e madh që ka prej futbollisti.

Në ndeshjen kundër Dortmundit, që vrapoi me shpëjtësi 35.3 km / në orë ai shkoi viral, por në ndeshjen e sontme, ai arriti një shpejtësi më të madhe prej 35.4 km / në orë.

Shihni videon më poshtë. /Periskopi.com