Modelja braziliane thotë se është e dashuruar marrëzisht në Balotellin, sulmuesi ia kthen brutalisht

Periskopi.com Sporti

Modelja braziliane, Dayane Mello nuk e harron Mario Balotellin, edhe pse prej kohësh nuk janë bashkë.

E dashuruar pas tij që në moshën 19-vjeçare, ajo kishte lënë vendlindjen për të qenë krah sulmuesi.

Tashmë, Dayane është pjesë e “Grande Fratello VIP”, së bashku me Enock, vëllanë e sulmuesit të njohur.

Së fundmi, ajo ka folur për SuperMarion dhe futbollisti nuk e ka pritur mirë.

“Ka lënë shenjë në jetën time. Gjithmonë kam dashur të rri me të.

Ai është një person për të cilin kujdesem shumë. Kur jam me të bëhem nervoze dhe kjo është diçka që e ndjen vetëm kur dikush të pëlqen shumë. Kur jam me të zemra bën ‘tu-tum’, është më e madhe se unë, ndihem si një 15-vjeçare”.

Balotelli menjëherë ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale.

“Pusho së foluri për mua marrëzi dhe gënjeshtra edhe në shtëpi. Po jetoj jetën time pa ia prishur askujt, ndaj më lër në paqe dhe e kam seriozisht këtë”.