Manchester United gjen zëvendësuesin e De Geas

Periskopi.com Sporti

Portieri spanjoll ende nuk e ka vazhduar kontratën me “Djajtë e Kuq”.

Mat Ryan shihet si zëvendësuesi ideal për David De Gean.

Këtë lajm e raporton e përditshmja angleze The Sun, që shkruan se portieri i Brighton pëlqehet shumë nga Jose Mourinho.

De Gea deri më tani nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me ekipin nga Old Trafford dhe frika se mund të mbesin pa njërin prej portierëve më të mirë në botë, ka shtyrë drejtuesit e klubit të kërkojnë një portier të ri.

Ryan ka qenë fantastik me skuadrën e Brighton që nga transferimi i tij nga ekipi Amex dhe në 10 ndeshje ka arritur ta mbajë portën e paprekur në Premier Ligë.