Dean Henderson bëri pritje absolutisht spektakolare për Man Utd kundër Lutonit mbrëmë

Periskopi.com Sporti

Dean Henderson debutoi nga minuta e parë për Manchester Unitedin kundër Lutonit në EFL Cup, të martën mbrëma.

Gjatë gjithë verës nuk dihej nëse portieri i rikthyer nga huazimi jashtëzakonisht i suksesshëm te Sheffield Unitedi do të ishte titullar tek Unitedi, apo David de Gea.

E gjetëm përgjigjen të shtunën, teksa De Gea startoi në portë në ndeshjen hapëse kundër Crystal Palace, transmeton Periskopi.

Nuk shkoi aspak mirë për spanjollin, pasi skuadra e tij u mposht 3-1 nga Palace.

p1eirqlr4d52ai76qns41661d9.jpg

Henderson pati mundësinë t’u tregonte të gjithëve cka mund të bëjë kundër Lutonit.

Epo, ai do ta kishte mundësinë nëse do të kishte ndonjë goditje në drejtim të tij.

Deri në minutën e 81-të, Henderson nuk pati asnjë goditje për ta pritur, derisa ‘Djajt e Kuq’ udhëhoqën me penalltinë e konkretizuar nga Juan Mata në pjesën e parë.

Por pastaj, ai dhuroi një pritje sensacionale pas goditjes me kokë nga Tom Lockyer, për t’i mohuar golin Lutonit.

Ishte pritja e parë për seniorët e Unitedit dhe ishte një sensacionale. Të bësh pritje të tillë pasi nuk bëri absolutisht asgjë për 80 minuta është shenjë e një portieri të jashtëzakonshëm. /Periskopi.com/

Man United e ka ndarë mendjen: Henderson numri 1 nga sezoni i ardhshëm, De Gea rezervist

Periskopi.com Sporti

Karriera e David de Geas ka pësuar rënie drastike në dy vitet e fundit.

Që prej kur Cristiano Ronaldo realizoi hat-trick kundër spanjollit në Kupën e Botës më 2018, ylli i Manchester Unitedit thjesht nuk ka qenë më i njëjti mes dy shtyllave, transmeton Periskopi.

Gabimet janë bërë të zakonshme dhe numri i golave që ka pësuar është i parpranueshëm për një portier të kalibrit të tij.

Kështu, gjatë këtij sezoni fansat e kanë vënë në diskutim nëse ai meriton më të jetë numri 1 i skuadrës.

Henderson in action for Sheffield United

Forma e Dean Hendersonit te Sheffieldit ka shtuar spekulime se pozita e spanjollit në formacionin startues të “Djajve” është në dyshim.

Henderson ka arritur që ta mbajë portën të paprekur në 13 ndeshje, teksa ka bërë 33 paraqitje si i huazuar te Sheffieldi, duke pësuar vetëm 27 gola në proces.

Në kontrast, De Gea ka mbajtur 11 herë portën të paprekur në 35 ndeshje, duke pranuar 35 gola.

Kështu që nuk është shumë befasi fakti se, sipas raporteve, United po mendon ta rikthejë Hendersonin në klub.

Gazetari, Duncan Castles shkroi sot: “Manchester United dëshiron rikthimin e Dean Henderson në ‘Old Trafford’ – dhe është i gatshëm ta zgjedhë atë para David de Geas.”

Do të ishte një vendim shumë i guximshëm por praktik për klubin. /Periskopi.com/