Lladrovci i reagon Vjosa Osmanit për stadium: Mos e vokë atë ujë!

Periskopi.com Lajme

Në intervistën e sontme, ku Vjosa Osmani deklaroi se Stadiumi Nacional do të kthehet në Prishtinë, i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, i cili ia kthen me fjalën popullore: Mos e vokë atë ujë.

Ai madje i drejtohet znj. Osmani me fjalët: Mos e politizo sportin. Tërë ato që ju po i mendoni, ne jemi duke i bërë, ne nuk flasim, ne punojmë.

Ja postimi z. Lladrovci në facebook:

Sonte, znj. Vjosa Osmani, gabimisht fole për Stadiumin nacional, vure në dilemë ndërtimin e tij, në komunën e Drenasit, në qendër të Kosovës.

Znj. Vjosë, stadiumi nuk është çështje politike, por çështje e studiuar mirë, me fizibilitet dhe projekt të miratuar. Mos e politizo sportin. Tërë ato që ju po i mendoni, ne jemi duke i bërë, ne nuk flasim, ne punojmë.

Një fjalë popullore thotë: Mos e vokë atë ujë!