‘Aktualisht debati për kufijtë është i paparashikueshëm’

Periskopi.com Lajme

Debati i javëve të fundit për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vlerësohet si hap pozitiv nga njohësi i çështjeve të Ballkanit Janusz Bugajski.
Në një deklarim për televizionin publik të Kosovës, Bugajski deklaron se diskutimi mbi kufijtë është temë rezultatin e së cilës nuk mund ta parashikojë askush duke pasur parasysh faktin se secili nga shtetet e Ballkanit ka çështje të tilla.

“Mendoj se po hyjmë në ujëra të turbullta ku rezultatet nuk mund të jenë të parashikueshme. Nuk kam asgjë specifike kundër ndarjes por duhet pasur parasysh disa kushte që duhet plotësuar. Me fjalë të tjera, marrëveshja e plotë nga të dy palët, njohja e pavarësisë së Kosovës si dhe referendumi apo në njëfar mënyre një lloj dakordimi nga publiku që shkëmbimi territorial të jetë i mundur. Mendoj se nëse kjo ndodh në mënyrë dypalëshe dhe është marrëveshje e plotë do të ishte në rregull, do të mund të pranohej por problem është rreziku për shkaktim të problemeve politike në Kosovë dhe Serbi dhe do të mund të shkaktonte nisjen e reagimeve për ndryshime territoriale në Ballkan, andaj ky do të ishte rrezik edhe më i madh’, tha Bugajski.

 

Pas Londrës, edhe SHBA’ja heq debatin për Kosovën nga KS i OKB’së

Periskopi.com Lajme

As Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në shtator do ta marrin kryesimin e Këshillit të Sigurimit, nuk do ta vënë në rend dite raportin tremujor për situatën në Kosovë të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, transmeton Koha.net.

Lajmin për këtë e bërë të ditur gazeta e Beogradit “novosti”.

Gjatë këtij muaji, Britania e Madhe kishte hequr nga rendi i ditës shqyrtimin raportit të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Raporti përfshin periudhën 16 prill deri më 15 korrik 2018.

Serbia insiston që të vazhdohet raportimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në çdo tre muaj.

“Ne nuk heqim dorë dhe presim që kryesues të jetë dikush që na mbështet rreth Kosovës. Shpresojmë se raporti për Kosovën do të shqyrtohet në tetor kur KS-në e kryeson Bolivia ose më së largu gjatë nëntorit kur atë e merr Kina”, ka thënë për “novosti” shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

 

Clinton dhe Trump sonte në përballjen vendimtare

Kandidatët për President të SHBA-së, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump, do të debatojnë sot në mbrëmje për herë të fundit, 20 ditë nga zgjedhjet presidenciale amerikane, për të cilat mbetet favorite kandidatja demokrate.

Periskopi.com Lajme

Ashtu si gjatë dy dueleve të para, ish-shefja e diplomacisë amerikane është përgatitur për disa ditë me dyer të mbyllura në një hotel pranë shtëpisë së saj në Chappaqua, në Nju Jork.

Strategët e Clinton mendojnë se këto debate kanë pasur deri tani një ndikim vendimtar në fushatë.

Donald Trump vazhdon mitingjet duke i kushtuar vetëm disa orë në ditë përgatitjes për duelin që do të ndiqet nga dhjetëra miliona amerikanë, edhe pse rekordi prej 84 milionë në debatin e parë duket i vështirë të arrihet.

Duke siguruar një popullaritet në rritje tek gratë dhe minoritetet, Hillary Clinton ka siguruar mesatarisht 46 për qind të votave kundër 39 për qind për Donald Trump dhe 6,4 për qind për Gary Johnson.