Tag: dega ne Ferizaj

Tmerron ish kryetari i LDK-së në Ferizaj: Kërkon kthimin e Sejdiut, e quan akademikun Mustafa gjysëm-analfabet
Ish – kryetari i degës së LDK’së në Ferizaj, Faik Grainca, ka akuzuar udhëheqësin e kësaj partie duke i quajtur analfabet, shkruan Periskopi.
Në profilin zyrtar në Facebook, Grainca ka shpërndarë shkrimin e ish – kryetarit të LDK’së, Fatmir Sejdiut të cilin po e mbështet për kryetar dhe se sipas tij LDK duhet ta rikthej në krye të partisë.
Por, në komentet e këtij publikimi, Grainca ka akuzuar udhëheqësin e tanishme të LDK’së, ku kryetar është Isa Mustafa.
Ai i ka qujatur gjysmë – analfabet.
“Ldk-ja ishte dhe duhet të mbetet Parti intelektualeve, Ldk-ja duhet ta rikthej z.Sejdiu në krye të saj me Ldk-en nuk mund të udhheqen gjysmëanalfabetet”, ka shkruar ai.
Nga ky koment, lë të kuptohet që edhe në degën e LDK’së në Ferizaj ka paknaqësi e kundërshtime.
Kujtojmë, që zgjedhjet e brendshme të LDK’së kanë kaluar me rrahje e përplasje të shumta./Periskopi/