Vajza e dehur kërcënon familjen e saj, dërgohet në Psikiatri

Periskopi.com Lajme

Një vajzë e dehur nën ndikimin e alkoolit ka kanosur anëtaret e familjes dhe personat e tjerë në Prishtinë.

Rasti e ka raportuar nëna e saj.

Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti, kurse e dyshuara pasi ishte nën ndikimin e alkoolit është dërguar për tretman mjekësor në Repartin e Psikiatrisë.

Kapiteni rus dehet me vodka, përplas anijen për ure

Periskopi.com Lajme

Ky është momenti kur kapiteni rus i bërë “tapë” me vodka përplas anijen me një urë në Korenë e Jugut.

Anija 6,000 tonëshe u përplas me anën e Urës Gwangan në Busan, në juglindje të vendit, rreth orës 4.20 pasdite në orën lokale.

Anija pastaj u përpoq të kthehej dhe të lirojë zonën para se të ishte ndaluar nga Rojet bregdetare të Koresë (KCG).

Zyrtarët e KCG thanë se niveli i alkoolit në gjakun e kapitenit ishte 0.086 për qind pothuajse trefishi i kufirit ligjor prej 0.03 për qind.

Gjilanasi i dehur rrah gruan

Periskopi.com Lajme

Të enjten në ora 19:00 është arrestuar një burrë në Gjilan pasi që dyshohet se i njëjti nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Pas marrjes në pyetje nga Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Autori i masakrës në Mat ishte i dehur – Vrau tre persona për një shuplakë

Periskopi.com Lajme

Policia zbardh masakrën me tre të vrarë sot në fshatin Shëlli të Matit.

Një debat i nisur me punëtorët e bashkisë së Matit për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Shëlli, është bërë shkas që më tej banori i zonës, të vrasë dy nga punonjësit edhe një banorë dhe të lë të plagosur një tjetër, teksa ata hanin drekë në lokalin e fshatit gjatë orarit të drekës.

Kujtim Koxha, 54 vjeç, është banues në fshatin Shëlli- Mat dhe vrau Mentor Hoxhën, 36 vjeç, shofer fadrome banues në fshatin Burgajet, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë punonjësi tjetër Erzen Aliaj, 49 vjeç, banues në Burrel, shofer kamionçine dhe Hamit Buci, 43 vjeç, banor i fshatit Shëlli. I plagosur rëndë mbeti një tjetër banor i fshatit Burgajet, A.H, 40 vjeç.

Policia ka zbardhur ngjarjen duke sqaruar se “Kujtim Koxha ka qenë ne lokalin e fshatit Shëlli rreth orës 12.30, dhe në këtë kohë kanë ardhur punonjësit e Bashkisë të cilët po punonin në një rrugë fshati, ku janë ulur për të ngrenë drekë në lokalin e fshatit.

Në këto moment Kujtim Koxha ju ka thënë punonjësve të Bashkisë dhe kryesisht Erzen Aliajt: “Përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtëpisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë” . Në këtë kohë është çuar nga tavolina Erzen Aliaj ku kanë dalë jashtë lokalit dhe ka debatuar me Kujtim Koxhën, dhe e ka goditur me shuplakë në fytyrë.

Ne këtë kohë janë ngritur punonjësit e tjerë duke i ndarë pasi Kujtim Hoxha ishte në gjendje të dehur.

Më pas autori është larguar në drejtim të banesës së tij ku ka marrë armën e zjarrit dhe pasi është afruar tek lokali ka qëlluar punonjësit të cilët po konsumonin drekë.

Pas krimit të kryer autori është larguar drejt pyllit të fshatit Burgajet, brenda 1 ore, u prangos rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Ndërsa në një video të publikuar nga policia, Koxhaj shfaqet mjaft i qetë dhe pa asnjë pendesë teksa shoqërohet për në komisariat.

 

Anulohet një fluturim në Shqipëri, piloti ishte i dehur

Periskopi.com Lajme

Sipas informacioneve të Policisë Kufitare të Rinasit, është anuluar një fluturim sepse kapiteni kishte konsumuar alkool dhe shtetasi spanjoll me iniciale E.L., 47 vjeç tani procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Shtetasi E. L., është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka konsumuar alkool në masë të madhe.

Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit. Shtetasit E. L., pas kërkesës së  kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe  0,31mg/l testi i dytë.

Për sa më sipër pas konsultës me Prokurorin, shtetasi E.L,  u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.

 

Pezullohet shefi qejfli i Policisë, u filmua duke vallëzuar i dehur (Video)

Periskopi.com Lajme

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra shefin e Policisë së Rendit në Delvinë, pasi ai u shfaq në një video duke kërcyer. Nga pamjet duket se ai e ka tepruar me alkoolin.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet Specialisti i Rendit në Komisariatin e Policisë Delvinë, P. Xh., duke kryer veprime jo etike pasi ishte i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, Drejtori Policisë Vendore Vlorë, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka kryer pezullimin e menjëhershëm të tij. Njëkohësisht Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e hetimit disiplinor ndaj këtij punonjësi”, njofton Policia.

“Policia e Shtetit falënderon cilindo që konstaton dhe denoncon raste të abuzimit me uniformën e Policisë apo me detyrën që ata kryejnë, duke premtuar një reagim të shpejtë e të paanshëm.

Policia e Shtetit është e vendosur për të ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor dhe për të pasur një performancë sa më të mirë në komunitet dhe në këtë kuadër fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast në numrin pa pagesë 112, në aplikacionin ‘Komisariati Dixhital’, në numrin 0800 90 90 të SHÇBA, në faqet zyrtare të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, apo në rrjetet sociale e mediatike”, vijon më tej njoftimi i Policisë.

Të dehur tapë, ja çka bëjnë lojtarët kroatë me mëngjes (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Pasi humbi Kroacia kundër Francës me rezultatin 4-2 në finalen e mbrëmshme në Moskë, duket se ata e kanë harruar dhe kanë filluar të qeshin dhe të vallëzojnë në mëngjesin e sotëm.

Në videon e postuar nga Vedran Corluka në Instagram shihet Milan Badelj, Sime Vrsaljko dhe Kovacic duke vallëzuar të cilët duke paksa të dehur.

Slavi se srebroooo????????? tek je jutro hrvatska❤️

A post shared by Vedran Ćorluka (@corlukav05_14) on

Presidenti i komisionit Europian sillet si i dehur, shikojeni se si tallet me liderët evropianë

Periskopi.com Video