Vukiçeviq kritikon rëndë lojtarët: Kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit, nuk qëndron problemi tek unë

Periskopi.com Sporti

Feronikeli vazhdon të jetë në krizë, me Drenicën që e ka fituar derbin ndaj tyre fal golit të realizuar nga Qemajl Elshani.

Pas ndeshje, ka folur trajneri i Feronikelit, Dejan Vukiçeviq, i cili ka paralajmëruar se kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit.

“Sot nuk kishim dëshirë për rezultat. I kam pyetur në pjesën e parë tregoni nëse mundeni më shumë apo ky është maksimumi juaj. Unë jam i bindur që këta munden më shumë por nuk kishin dëshirë për rezultat. Sot kishim disa mungesa por kjo nuk ka rol të mirë. Thjeshtë nuk kishim motiv dhe dëshirë për lojë. Do të takohem me drejtuesit e klubit dhe do të bisedojë për të gjetur një zgjidhje pasi kështu nuk shkon. Nëse është problemi tek unë shumë lehtë zgjidhet”, ka thënë Dejan Vukiçeviq për Supersport. /Periskopi.com/

Dejan Vukiçeviq premton punë edhe më të madhe pas fitores kundër Prishtinës

Periskopi.com Sporti

Kampioni në fuqi i Superligës, Feronikeli ka siguruar një fitore të rëndësishme por minimale 1-0 kundër Prishtinës në kuadër të javës së tretë të kampionatit.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mendurim Hoti në minutën e nëntë të takimit.

Pas vërshëllimës së fundit, trajneri i “Niklit”, Dejan Vukiçeviq tha se skuadra e tij do ta shtojë ritmin e punës.

“E kemi dominuar ndeshjen vazhdimisht. Kemi luftuar dhe kemi sulmuar gjatë tërë kohës,” tha ai.

“Edhe pas shënimit të golit nuk jemi ndalur dhe kemi pasur disa raste të mira shënimi, madje në pjesën e dytë e kemi goditur edhe shtyllën.

“I përgëzoj lojtarët që kanë dhënë gjithçka për të fituar dhe ata që luajtën i shfrytëzuar më së miri detyrat e dhëna.

“Tash kemi disa ditë pushim dhe do ta rrisim edhe më shumë ritmin e punës në mënyrë që të krijojmë një ambient edhe më të mirë për ta përgatitur ndeshjen e radhës. I falënderoj publikun për mbështetje”. /Periskopi.com/

Vukiçeviq e pranon se erdhi te Feronikeli për para: Të gjithë e shikojmë anën financiare

Periskopi.com Sporti

Feronikeli dy ditë më parë ka prezantuar trajnerin malazez, Dejan Vukiçeviq.

Në konferencën për media, gjatë prezantimit trajneri malazez ka treguar arsyet pse zgjodhi t’i bashkohet skuadrës nga Drenasi, transmeton Periskopi.

Sipas Vukiçeviq, ana financiare ishte nga pjesët kryesore pse vendosi të merr këtë hap.

“Shpresojmë të kemi bashkëpunim të mirë. Me presidentin e Feronikelit më janë dashur vetëm 10 minuta kohë të vendosi për bashkëpunimin .

Për skuadrën kam pak informacione dhe nuk njoh lojtarët, por edhe Superligën e Kosovës, por kam informacione shumë për kryetarin e klubit.

Unë u befasova kur kryetari i Feronikelit, Naser Ramaj më propozoj të diskutojmë për bashkëpunim, sepse unë kisha disa plane të tjera, por në futboll as një herë nuk i dihet edhe pse kisha negociata në disa plane tjera.

Mirëpo në futboll nuk mund ta mohoj sepse pjesa financiare është e rëndësishme për ne, dhe secili prej nesh e shikon këtë gjë shumë”, ka thënë në konferencën për media, Vukiçeviq. /Periskopi.com/