Mustafa: Deklarata e 2 korrikut, pikënisje e ndërtimit të shtetit të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka kujtuar 29 vjetorin e Deklarates  Kushtetuse të 2 korrikut

Mustafa  ka thën se kjo deklarate ishte pikënisje e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës

“Miratimi i Deklaratës Kushtetuese më 2 Korrik 1990 ishte akti me rëndësi vendimtare për historinë e re të Kosovës. Kjo deklaratë ishte padyshim pikënisje e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Ky akt me vlera të veçanta historike ishte gjithashtu shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Shpreh mirënjohje të thellë për deputetët e Kuvendit të atëhershëm të cilët me përkushtim dhe vendosmëri në rrethana të jashtëzakonshme miratuan këtë deklaratë, duke shpallur Kosovën njësi të barabartë në federatën jugosllave. Përpjekjet e popullit të Kosovës për pavarësi do të kujtohen në të gjithë brezat”, thote ai.