29 vjet nga Deklarata e 2 Korrikut: Muharrem Shabani që e lexoi deklaratën, flet për Periskopi

Periskopi.com Lajme

Në 29 vjetorit e shënimit të Deklaratës Kushtetuese apo siç njihet si Deklarata e 2 korrikut, protagonisti i cili kishte lexuar këtë deklaratë, ka treguar momente interesante nga ajo kohë, shkruan Periskopi.

Muharrem Shabani kishte lexuar deklaratën e cila ishte e përpiluar bashkërisht nga Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosovës. Ai në një prononcim për Perskopin ka treguar procesin e kësaj deklaratë

“Deklaratën kushtetuese të 2 Korrikut e përpiluan bashkërisht Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe delegatët e Kuvendit të Kosovës të vitit 1990, të mbështetur nga ekspertët dhe intelektualët eminent të kohës dhe kjo deklaratë sublimonte aspiratat historike të popullit shqiptar të Kosovës, për liri e pavarësi”, ka thënë Shabani për Periskopi.

Shabani ka folur për vështirësitë që janë ballafaquar ata gjatë asaj kohe, si dhe sfidat në të cilat ka kaluar ai.

“Sigurisht që kanë qenë momente të vështira dhe me plotë sfida, për secilin nga ne delegatet që aso kohe bëmë detyrën tonë përballë interesave kombëtare dhe nga ky moment ka filluar përndjekja në bazë të urdhërarresit në nivel federativ për delegatët e Kuvendit. Një kohë kaluam në ekzil, unë në Slloveni, dhe u shpërndamë në vende të ndryshme, mirëpo kjo nuk e zmbrapsi vullnetin dhe angazhimin tonë për vazhdimin e kauzës që proklamone vet Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut. U nxor edhe Kushtetuta e Kaçanikut dhe u vazhdua me veprimet e tjera të njohura politike dhe kushtetuese”, u shpreh Shabani.

Ai tha se kjo ditë në kalendarin e historisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme që i dha drejtim çështjes së Kosovës./Periskopi/

 

Veseli: Deklarata Kushtetues e 2 Korrikut, kthesë historike në rrugëtimin e popullit tonë për liri e pavarësi

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar protagonistët e Deklaratës Kushtetuese e cila njihet si Deklarat e 2 Korrikut në 29 vjetorin e saj, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se deklarata Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është një moment kthese historike në rrugëtimin e popullit tonë për liri e pavarësi

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është një moment kthese historike në rrugëtimin e popullit tonë për liri e pavarësi. Sot pata kënaqësinë që të takojë disa nga delegatët që ishin pjesë e kësaj ngjarje të madhe. Së bashku evokuam përjetimet e asaj kohe, por edhe këto zhvillimet aktuale nëpër të cilat është duke kaluar shteti ynë. Respekt dhe nderim vendosmërisë historike të delegatëve të 2 Korrikut”, ka shkruar Veseli në Facebook.