Artur Zheji dekorohet nga Thaçi: E mora edhe vajzën me vete, është mbesë Gjakove (Video)

Periskopi.com Lajme

Gazetari Artur Zheji është dekoruar nga presidenti Hashim Thaçi për kontribut dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Zheji është ne mesin e shumë personaliteteve shqiptare që dekorohet nga Thaçi.

Ndërkohë, Zheji ka marrë me vete edhe vajzën e tij, Besinanën ku edhe mori fjalën jashtë protokollit dhe tha disa fjalë:

“Ne shqiptarët e kemi fituar luftën por duhet ta fitojmë edhe paqen. Më falni që e prisha pak protokollin por këtë e bëj sepse beteja për Kosovën vetëm s aka filluar, prandaj e mora me vete edhe vajzën në shenjë simbolike, mbase edhe se është mbesë Gjakovë”./Periskopi/

? LIVE: Presidenti dekoron në Tiranë personalitete të shquara shqiptare

Posted by Periskopi on Friday, 14 June 2019