Për opozitën në Shqipëri më 30 qershor s’ka zgjedhje, ata njohin vetëm dekretin e presidentit

Periskopi.com Lajme

Opozita nuk e njeh vendimin e Kolegjit Zgjedhor që la në fuqi 30 qershorin për zgjedhjet lokale.

Pas takimit me Bashën në selinë e PD, Dashamir Shehi tha se vendimi u mor nga disa fatkeq, për një parti fantazmë.

Aleati i Bashës zbuloi edhe strategjinë e opozitës, e cila do të përballet në çdo qytet për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve.

“Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore. Për të përcjellë këtë ide fikse që kemi këto 4 muaj. Ne nuk i njohim këto zgjedhje. Do të zbatojmë dekretin e Metës. Kolegji mori vendim për një parti fantazëm. Kolegji janë disa fatkeq që u ra për të marrë disa vendime. Kjo do të jetë java e ardhshme. Do të përballemi në çdo qytet të Shqipërisë. Do të përballemi me juntën e re politike”, deklaroi Shehi.