Del nga shinat treni i linjës Elbasan-Durrës

Periskopi.com Lajme

Treni i udhëtarëve të linjës Elbasan-Durrës ka dalë nga shinat në afërsi të stacionit hekurudhor të Rrogozhinës.

Tch raporton se ngjarja ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor gjatë ndërrimit të parakohshëm të linjës nga punonjësi në shërbim i stacionit hekurudhor të Rrogozhinës.

Shpejtësia e ulët me të cilën lëvizin trenat në linja ka shmangur dëmet në njerëz.

Udhëtarët mes tyre dhe pushues që janë nisur për në plazh kanë zbritur nga treni dhe pritet të sistemohen në mjet tjetër për të vijuar udhëtimin.