Del Piero për Zidanen: ‘Zizu është futbollist i pastër, bio’

Periskopi.com Sporti

Alessandro del Piero foli për trajnerin aktual të Real Madridit, ish-shokun e tij të skuadrës, në një “live” në Instagram: “Ishin pesë vite të mrekullueshme me të. Ai, gjithashtu, i dha shumë Realit dhe kombëtares franceze.

Zizou, kur arriti te Juventusi, ishte një djalë i heshtur, shumë i përulur, por u integrua mjaft mirë në grupin tonë. Në Torino u rrit shumë, edhe pse tashmë kishte cilësi. Në fakt, te Juventusi u përmirësua në shumë aspekte, gjë që e ka pranuar edhe vetë në kaq shumë raste.

E përsëris, ishin pesë vite të mrekullueshëm. Ne ishim në gjendje të fitonim më shumë, nga këndvështrimi i lojës, kënaqësisë, teknikës… Zidane ishte vetë futbolli i pastër, bio. Ajo që bëri ishte e jashtëzakonshme”.

Del Piero publikon një foto solidarizuese nga Tirana

Periskopi.com Sporti

Italia po kalon një moment të errët, pasi koronavirusi ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe të infektuar.

Për gjendjen tragjike që po kalon shteti fqinj, sheshi “Skënderbej” në Tiranë u ngjyros me flamurin italian në shenjë solidariteti.

Foto nga Tirana, është publikuar në rrjetin e tij social në Instagram, edhe nga legjenda e futbollit italian dhe të Juventusit, Alessandro Del Piero.

Me shenjën e lutjes, Del Piero ka falenderuar Tiranën për solidarizimin me Italinë.

Në total, koronavirusi në Itali iu ka marrë jetën 6077 personave.

Tifozja e zjarrtë e Del Pieros i ‘kallë’ fansat me pozat e fundit

Periskopi.com Showbiz

Vivien Rubin është një nga modelet më të nxehta të Instagramit. Rubin shfrenon fantazinë e çdo mashkulli me linjat e saj super perfekte, por në zemrën e saj ndodhet vetëm një mashkull.

Vivien është e fiksuar pas legjendës të futbollistit italian, Alessandro Del Piero. Në ditët e sotme modelet kanë treguar se janë të tërhequra nga “yjet”, por Ruben përbën ndryshim, pasi në zemrën e saj ndodhet një legjendë, si italiani.

Del Piero bëhet pronar i këtij klubi modest

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero është bërë pronar i një ekipi të vogël futbolli në Los Anxhelos që ka fituar promovimin në UPSL, Ligën e tretë amerikane.

Skuadra quhet “LA 10 FC” dhe është nën pronësi të “yllit” italian që e kishte blerë skuadrën e vogël amerikane gjatë verës, por tashmë është bërë publike

Ish-numri dhjetë i “Zonjës së Vjetër” ka shkruar në Facebook:

Ekipi im: 10 FC

Për mua Futbolli është i lidhur me pasion të pastër. Pas të gjitha, kjo është ajo që unë kam kërkuar gjithmonë, të kem një ekip të vogël të futbollit. Të ndihet pasioni.

Në fund të verës së kaluar vendosa të bëhem pronar i një ekipi të vogël futbolli të bazuar në Los Anxhelos, në partneritet me EDGE Americas Sports, për të cilën unë jam bashkë-themelues dhe partneri im i biznesit Jeffrey Whalen.

Kjo aventurë më fitoi menjëherë dhe sot po e zbuloj zyrtarisht këtë lajm të mrekullueshëm për herë të parë. Ekipi quhet LA 10 FC, ngjyrat tona janë të zeza dhe të bardha.

Në sezonin tonë të debutimit ne përfunduam në vendin e parë në Divizionin tonë dhe u promovuam në nivelin më të lartë të konkurrencës profesionale në ligën UPSL. Një ligë që ulet vetëm nën ndeshje të dytë të futbollit. Ne mbyllëm sezonin e pamposhtur.

Pas një periudhe anonimiteti (më njeh mua, më pëlqen privatësia), vendosa ta ndaj këtë përvojë të mrekullueshme dhe t’i jap kredi të gjithë ekipit për rezultatet e mahnitshme që kanë arritur.

Një falënderim i madh shkon tek stafi teknik, menaxhmenti dhe të gjithë lojtarët. Tani po kthehemi në fushë për sezonin e pranverës. Pushtimi i suksesit të parë si pronar ka pasur një ndjenjë të veçantë, të ndryshme, të re dhe argëtuese. Më pëlqen sepse më sjell përsëri kur gjithçka ishte vetëm një lojë.

A do të gëzosh për ne?

Alessandro

 

Del Piero: Ja kush e fiton ‘Topin e Artë

Periskopi.com Sporti

Alessandro Del Piero ka folur për fituesin e mundshëm të “Topit të Artë”.

Gjatë programit “Sky Football Club”, lëegjenda e Juventusit mendon se Modriç meritonte çmimin e lojtarit të vitit nga UEFA, ndërsa theksoi se kroati mund ta fitojë edhe “Topin e Artë” duke lënë dorëbosh Cristiano Ronaldon.

“Diçka shkoi keq dhe ka krijuar këtë polemikë. Nëse Cristiano do të kishte thënë herët se nuk mund të shkonte për arsye personale në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, asgjë nuk do të kishte ndodhur.

Personalisht mendoj se Modric e ka merituar çmimin e më të mirit. Ai ka fituar në Madrid dhe shkëlqeu me Kroacinë në Botërorin e Rusisë. Ka bëri diçka të jashtëzakonshme. Zakonisht, ai që e fiton këtë çmim, në fund të vitit bën të vetin edhe “Topin e Artë”.

Legjenda e Juventusit i uron mirëseardhje Cristiano Ronaldos (FOTO)

Periskopi.com Sporti

Sigurisht se në sport tani për tani lajmi më “bombastik” është largimi i Cristiano Ronaldo-s nga Real Madrid dhe kalimi në Juventus, ekip ky i njohr ndryshe si ‘Zonja e Vjetër’.

Por jo vetëm kaq. Është pikërisht legjenda e klubit Juventus, ish-kapiteni Alessandro Del Piero i cili ka uruar Ronaldon për zgjedhjen e bërë.

Sipas tij Ronaldo ka bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme.

“Zgjedhja më e mirë, mirë se erdhe”, ka shkruar Del Piero përkrah një fotografie të përbashkët me Ronald-on.

La scelta migliore. Benvenuto #CR7 #ADP10

A post shared by Alessandro Del Piero (@alessandrodelpiero) on