Dele Alli shkund Fulhamin, superaksion nga Tottenhami

Periskopi.com Sporti

Tottenhami ka kaluar në epërsi si mysafir i Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për Premier Leaguen.

Ishte një aksion shumë mirë i ndërtuar nga Spurs, e cila e nisi nga mbrojtja, me Son që eventualisht asistoi për Dele Allin në zonë, i cili qëlloi cakun nga afërsia.

Shikoni golin më poshtë:

VIDEO

 

 

Dëshira e parë për transferim e Pochettinos te PSG është superylli i Tottenhamit

Periskopi.com Sporti

Mauricio Pochettino ditë më parë është zyrtarizuar si trajner i ri i Paris Saint Germain.

Trajneri argjentinas synon ta përforcojë edhe më shumë skuadrën, pasi qëllimi është që ta mbrojë fillimisht titullin e kampionit në Ligue 1.

Parisienët kanë objektiv madhor triumfin në Ligën e Kampionëve dhe Pochettino e di se për të arritur deri aty i duhen ende blerje të reja.

Mesfushori anglez Dele Alli është dëshira e parë e Pochettinos dhe duket se krerët e klubit duan transferimin e tij.

Alli ka hasur në vështirësi të luaj në urdhrat e Jose Mourinhos dhe ka kërkuar largimin nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të janarit.

PSG dëshiron që ta marrë në huazim lojtarin me mundësi blerje pas gjashtë muajsh për 40 milionë euro.

Pochettino dhe Alli kanë një marrëdhënie të shkëlqyer që nga koha kur ishin të dy pjesë e Spurs dhe një ribashkim i tyre duket shumë afër të ndodhë.

Mourinho përjashton nga skuadra Dele Allin: E vështirë të menaxhohet

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho e ka përjashtuar sërish anësorin Dele Alli nga skuadra duke mos e ftuar fare për ballafaqimin me Southamptonin.

Ishte menduar se këto sanksion po vijnë për shkak se lojtari nuk është në formën më të mirë fizike, por në konferencën e fundit për shtyp, tekniku portugez ka sqaruar gjithçka.

“Jo, ne kemi një skuadër të madhe në numër dhe është shumë e vështirë të menaxhohet. Unë nuk dua që të kem probleme dhe nuk do ta lejojë këtë”.

“Vërtetë kemi shumë lojtarë për një pozicion, duke dalluar nga Son, Lucas Moura, Kane, Sisoko”.

Lamela, Bergwijn, pra dikush duhet të paguajë çmimin e kësaj”, tha portugezi.

Komenti brutal i Mourinhos për Dele Alli shkon viral, ja çka i tha ai

Periskopi.com Sporti

Tifozët e futbollit janë duke e shijuar dokumentarin, ‘All or nothing’ të klubit të Tottenhamit, transmeton Periskopi.

Ajo që mori vemendjen e te gjithëve në këtë dokumentar është pjesa kur Mourinho i jep koment brutal Dele Allise.

“Jeni dembel në stërvitje.”

Megjithatë, Dele buzëqesh në komentin brutalisht të sinqertë të Mourinhos, por duhet ta ketë lënduar pak. Askush nuk dëshiron të përshkruhet si dembel – veçanërisht nga trajneri.

Kujtojmë se, tri episodet e tjera do të lëshohen me 7 shtator, me tre episodet e fundit të serisë nëntë pjesësh të planifikuar për t’u shfaqur në 14 shtator.

U tall me koronavirusin, Federata pezullon dhe gjobit yllin e Tottenhamit

Periskopi.com Sporti

Tottenham humbet yllin e ekipit, Dele Alli, për ndeshjen e parë të kampionatit. Pas audicionit të pavarur mbi çështjen, Football Association (federata angleze) ka informuar klubin “Spurs” se sulmuesi është pezulluar për një ndeshje me ekipin e parë me efekt të menjëhershëm.

Veç kësaj, lojtari u gjobit edhe me 50 mijë sterlina dhe duhet të plotësojë një kurs formimi me ballafaqim pas shkeljes së rregullit FA E3 në lidhje me një postim të bërë me shaka në Snapchat (social media) në shkurt të këtij viti.

“Dua të kërkoj ndjesë për ofendimin që mund të ketë sjellja ime! Po bëja shaka me virusin që tani goditi të gjithë dhe nuk e imagjinoja. Falënderoj FA që nuk me konsideroi racist në sjelljen time, që ishte thjesht shaka”.

E dashura e Dele Allisë rrëfen tmerrin që kishte përjetuar kur banditët hynë në shtëpinë e tyre dhe grushtuan Dele Allinë

Periskopi.com Sporti

E dashura e Dele Allisë ka falënderuar fansat për përkrahjen e tyre duke përshkruar grabitjen si një tmerr.

Ruby Mae ishte me yllin e Tottenham kur bandit hynë në shtëpinë e tyre prej 2 milion £.

 Ruby Mae was at home with Dele Alli when the house was invaded

Alli u grushtua në fytyrë nga banditët pasi u kishtë kërkuar t’i lënë gjërat që ua kishin marrë, ku nga një hetim policor, zbulohet se banditët u arratisën më orë të të çmuara dhe stoli.

Modelja, Ruby Mae ka konfirmuar se ata janë të gjithë të sigurt tashmë dhe ka falenderuar të gjithë fansat për përkrahjen.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, ishte një tmerr, por të gjithë jemi të sigurt”.

Lidhur më këtë Delle Alli i kishtë thënë shokut të skuadrës; “Natyrisht kur ndodh diçka e tillë tronditeni pak”.

“Por ai më tha padyshim gjëja më e rëndësishme ishte që ai ishte në rregull, familja e tij, askush nuk u lëndua ose ndonjë gjë e tillë.”

“Tre orë, me vlerë të paktën prej 350,000  u morën gjatë bastisjes”.

 Dele Alli was punched in the mouth during the horrifying ordeal

Kujtojmë që vetëm disa ditë pas sulmit tmerrues, Alli është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Jose Mourinhos Tottenham. /Periskopi.com/

Alli sulmohet me thikë në shtëpinë e tij, lëndohet në fytyrë

Periskopi.com Sporti

Ylli i Tottenhamit, Dele Alli është sulmuar me thikë në shtëpinë e tij gjatë ditës së sotme.

24 vjeçari ishte cak i një sulmi ku persona të pa njohur ishin futur në shtëpinë e tij për të grabitur.

 

 

Sipas mediave angleze sulmuesi ka pësuar dëmtime në fytyrë derisa nuk ka ndonjë rrezik

Festa pandemike e Dele Alli: Kjo është mënyra qesharake se si ai zgjodhi ta festonte ditëlindjen

Periskopi.com Sporti

Gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit, të gjithë po qëndrojnë të mbyllur dhe, ata që kanë ditëlindjen këtë kohë, duhet të zgjedhin mënyra të ndryshme për të festuar.

Edhe ylli i Tottenhamit, Dele Alli, zgjodhi një mënyrë mjaft interesante të festonte në shtëpinë e tij, ndërsa festonte ditëlindjen e tij të 24-të.

Mesfushori anglez ndau festën e ditëlindjes me 7 milion ndjekësit e tij në Instagram, ku pritej që ai normalisht të festonte me familjen ai u shfaq me disa fotografi mjaft qesharake.

Së bashku me fotografitë ai vendosi mbishkrimin ku thuhej ‘Ditëlindja e izolimit’ #stayhome

Dele Alli looked slightly underwhelmed at how he celebrated his 24th birthday with Twister

Futbolli i Premier Ligës aktualisht është i pezulluar për shkak të pandemisë koronavirus dhe nuk është vendosur të rifillojë deri më 30 prill, megjithëse mund të shtyhet prapë.

Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur mbi 78,000 raste të raportuara me COVID 19 dhe me më shumë se 9,000 vdekje. /Periskopi.com/

 

Dele Alli dënohet pas videos për koronavirusin në Snapchat

Periskopi.com Sporti

Lojtari i Tottenhamit, Dele Alli është dënuar nga Federata Angleze për sjellje jo sportive, pasi publikoi një video në rrjetet sociale në lidhje me koronavirusin.

Më herët këtë muaj, mesfushori publikoi një video në Snapchat ku shihej duke u tallur me një aziatik në lidhje me përhapjen e virusit, transmeton Periskopi.

Pavarësisht se 23-vjeçari kërkoi falje për sjelljet e tij, Federata Angleze ka vendosur tash ta dënojë.

“Dele Alli është dënuar për sjellje jo sportive për thyerje të rregullores në lidhje me një postim në rrjetet sociale,” shkruhet në komunikatën e FA.

“Ai ka kohë deri të enjten më 5 mars 2020 të përgjigjet.” /Periskopi.com/

Dele Alli liroi krejt frustrimin e mundshëm në bankë pasi u zëvendësua kundër Leipzigut

Periskopi.com Sporti

Tottenhami u mposht në shtëpi nga RB Leipzigu në ndeshjen e parë të fazës së eleminimit direkt në Champions League.

Timo Werner shënoi golin e vetëm të ndeshjes për vizitorët, duke konvertuar nga penalltia, pasi Ben Davies ndërhyri në zonë në Konrad Laimerin brenda zonës, transmeton Periskopi.

Në fakt, ka mundur të ishte shumë më keq për Spurs.

Skuadra e Premier Leagues ishte pala inferiore për 70 minuta, derisa më në fund filloi të mundohej të bënte diçka më shumë në 20 minutat e fundit.

Çuditërisht, ndryshimet erdhën pas largimit të Dele Allit pas një ore lojë.

Erik Lamela, zëvendësuesi i tij, ndryshoi lojën dhe u duk se i dha infuzion Spurs.

Por derisa gjërat po shkonin më mirë në fushë, Alli po e lironte frustrimin në bankën rezervë.

Derisa po ulej në stol, ai përplasi një shishe me ujë për topë, para se t’i hiqte këpucët dhe t’i përplaste edhe ato.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Tottenham fundosë Arsenalin e Xhakës (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Tottenham e ka gjetur edhe golin e dytë përballë Arsenal, në çerekfinalet e Carabao Cup.

Këtë shënoi Dele Alli (60′), pas asistimit të Harry Kane.

Ky është goli. /Periskopi

https://www.youtube.com/watch?v=BbKW4HEhgBw

Tottenham në epërsi, shënon ‘Delja’ (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Tottenham ka kaluar shpejt në epërsi ndaj Chelseat.

Pas një ekzekutimi prefekt nga Eriksen, Dele Alli shënoi me kokë pas shtatë minutave.

Ndiqeni golin. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=RZPYDIV-TDk

Lojtari më me vlerë në botë quhet Kylian Mbappe – Cristiano as në top 10

Periskopi.com Lajme

Rritja meteorike e Kylian Mbappe Lottin në majë të futbollit botëror ka bërë që ai të arrijë të bëhet lojtari më me vlerë në botë, shkruan Periskopi.

Observatori CIES i futbollit ka bërë matje komplekse që marrin parasysh performancën, moshën, tregtshmërinë dhe kontraktën aktuale mes shumë faktorëve tjerë, për të ardhur në një vlerë të caktuar specifike.

Pasi shkëlqeu me Francën gjatë Kupës së Botës këtë verë, 19 vjeçari arriti ta kalonte madje edhe Harry Kane-in në ranglistë.

Kjo është lista e më të mirëve:

Mbappe – 189,3 milionë Pound

Harry Kane – 172,5 milionë Pound

Neymar Jr – 172,2 milionë Pound

Mohamed Salah – 151,2 milionë Pound

Philippe Coutinho – 149,8 milionë Pound

Lionel Messi – 149,2 milionë Pound

Raheem Sterling – 143,9 milionë Pound

Romelu Lukaku – 143,7 milionë Pound

Dele Alli – 142,9 milionë Pound

Antoine Griezmann – 137,9 milionë Pound.

Strategu fajëson Lingard dhe Alli për humbjen e Anglisë: Të paaftë në mbajtjen e topit

Periskopi.com Botërori 2018

Graeme Souness ka kritikuar lojën e Jesse Lingard dhe Dele Alli derisa ata ishin të dobët në taktikat e bosit të Anglisë Gareth Southgate.

Udhëtimi i Tre Luanëve në Kupën Botërore ka marrë fund në natën e së mërkurës pasi Mario Mandzukic shënoi në kohën shtesë për t’i dhuruar fitoren 2-1 të kombëtares së Kroacisë.

Pas ndeshjes së gjysmëfinales, ish strategu i Liverpoolit dhe i Blackburnit Graeme Souness ka analizuar takimin duke fajësuar mesfushën angleze për mos-kualfikimin në finale të Kupës Botërore, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

“Ju nuk mund të fitoni trofe të mëdha, ju nuk mund t’i dominoni takimet e futbollit, ju nuk mund ta vendosni veten në një pozicion ku nuk keni lojtarë që mund ta mbajnë topin gjatë”, u shpreh Souness.

“Të flasim për Lingard dhe Dele Alli – dy lojtarë të cilët përfundonin shpejtë aksionet pasi lojtarët e tjerë të mençur i detyronin”.

“Ata nuk u përfshinin në mbajtjen dhe dominimin e topit”.

“Formacioni i ekipit ishte i gabuar”, shtoi ai. “Kur ndodhesh para një ekipi të fortë duhet të luftosh shumë për ta dominuar fushën, kjo nuk ndodhi me Anglinë”./Periskopi/

Graeme Souness has delivered a damning verdict on Dele Alli and Jesse Lingard

Souness said England will never win a tournament without midfielders who can keep the ball

Alli looks dejected after the final whistle, which signalled the end England's World Cup

Souness also claimed Gareth Southgate's tactics were wrong against Croatia on Wednesday

The pundit said England were outplayed to the point that they had to resort to 'basic football'

He insisted Harry Kane couldn't fire England into the final because he had no quality service

Tetë minuta në banja të akullta, shiriti kirurgjikal, Alli zbulon hajmalitë para takimit me Kroacinë

Periskopi.com Botërori 2018

Për Dele Alli takimi në natën e së mërkurës në gjysmëfinalen e Kupës Botërore do të jetë momenti kur do t’i mbathë atletet që i kishte përdorur kur ishte në moshën 11-vjeçare.

Ai ka qëndruar për tetë minuta në banjë të akullt, si pjesë e tretmanit që ai është duke vuajtur nga një lëndim i këmbës së djathtë, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Në stërvitje ai është parë edhe me një shirit kirurgjikal që aktualisht ekipi anglez nuk e ka lejuar t’i nënshtrohet. “Ju mund ta keni vënë re se për çfarë arsye e kam shiritin në këmb”, u shpreh ai. “Nuk mund ta heqi. E hoqa në ndeshjen kundrejt Tunizisë, dhe ishte takimi i parë kur unë ndjeva dhimbje. Kështu më duhet ta vendosi prapë. Është paksa e çmendur, por unë jam supersticioz për këtë gjë”.

Ai ka folur edhe për takimin me Kroacinë. E pranon se Modric do të jetë kërcënim real për Anglinë. “Mendoj se ai është një shqetësim për çdo ekip”, tha Alli. “Ai është një lojtar i klasit botëror dhe çdokush mund të kënaqet duke e shikuar. Por ne duhet të jemi të sigurt”./Periskopi/

Dele Alli spoke to the media ahead of England's World Cup semi-final against Croatia

Alli (with Raheem Sterling, left) takes an eight-minute ice bath the night before a game

The Tottenham man is also wearing surgical tape on his left leg despite not needing it

Alli's specially branded Adidas boots can be seen adorned with an England flag

The ex-MK Dons star recalled a tough night in Bradford as a low point in his time at his first club

Alli gave what he considered a slightly below par performance against Sweden on Saturday

Anglia me plotë meritë në gjysmëfinale, Suedia te shpija (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Anglia ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas fitores 2-0 ndaj Suedisë në çerekfinalen e luajtur në ‘Cosmos Arena’

Anglia me plotë meritë ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës pasi e dominoi takimin me Suedinë dhe fitoi pastër me rezultat 2-0, shkruan Periskopi.

Harry Maguire shënoi golin e parë në minutën e 30-të, ndërsa Dele Alli në minutën e 59-të realizoi golin e dytë për rezultatin përfundimtar 2-0.

Anglia në gjysmëfinale të Kupës së Botës do të takohet me fituesin e ndeshjes Rusi-Kroaci që luhet sot me fillim nga ora 20:00. /Periskopi/

Anglia e ‘prekë’ gjysmëfinalen, Alli dyfishon epërsinë (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Anglia ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen kundër Suedisë

Në ‘Cosmos Arena’ po luhet ndeshje shumë interesante ndërmjet Suedisë dhe Anglisë në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës, shkruan Periskopi.

Kur është zhvilluar një orë lojë Anglia ka epërsiën e dy golave në këtë takim.

Dele Alli shënoi me kokë në minutën e 59-të për rezultatin 2:0. /Periskopi/

Dele Alli nuk ishte në formë, por e dashura e tij Ruby rrëmbeu vëmendjen nga stadiumi

Periskopi.com Botërori 2018

Ajo ishte e pranishme dje në Moskë për të parë ndeshjen e radhës të Kampionatit Botëror.

Fjala është për modelen Ruby Mae, e cila njihet si e dashura e futbollistit të njohur të kombëtares së Anglisë, Dele Alli.

Ajo e siguroi të dashurin e saj se do të gjendej në stadium për të parë nga afër ndeshjen Angli-kolumbi, teksa arriti në kohën e duhur disa orë para ndeshjes, teksa ishte ishte nisur me fluturim nga Hertfordshire, vendi ku çifti jetojnë, shkruan DailyMail.

Me një pamje tërheqëse nga tribunat e stadiumit Spartak në Moskë, modelja 23-vjeçare tregoi mbështetjen e saj për Anglinë duke veshur fanellën e kombëtares së saj.

Lufta e Tre Luanëve me Kolumbinë ishte njëherësh edhe takimi i tyre i parë konkurrues që nga Kampionati Botëror i vitit 1998.

Anglia e cila doli fituese të luajë me Suedinë në çerekfinale, ndërsa ekipi humbës u kthyen në shtëpi.

Ruby dukej mjaft tërheqëse e veshur me një këmishë të bukur të kombinuar me xhinse të shkurtra.

Ajo ishte kombinuar mjaft bukur edhe me disa aksesorë ari në dorë dhe një orë të zezë, ndërkohë që syzet ishin detaji përmbyllës që e bënin atë të dukej edhe më atraktive.

Ruby besohet të jetë takuar me mesfushorin Dele kur ishte 22 vjeçe, teksa si çift bënë debutimin e tyre të parë në Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Karriera e Ruby është po aq mbresëlënëse sa ajo e futbollistit, kjo pasi modelja 23-vjeçare ka qenë imazhi i brendeve të famshme si “Dolce & Gabbana” dhe “Chanel”.

Ajo është e ndjekur nga plot 48.600 ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Duket se Dele Alli ndjehej më “i fuqishëm” në fushën e gjelbër, me motivimin që merrte nga e dashura e tij mjat simpatike nga tribunat. /Telegrafi/