Haradinaj sot pret një delegacion nga Britania e Madhe

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj sot do të presë në takim një delegacion nga Britania e Madhe.

Në Qeverinë e Kosovës do të vjen delegacioni nga Foreign Office i përbërë nga Andrew Page, shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor dhe Susan Laffey, zyrtare e Lartë e Sektorit Analist.

Ata do të shoqërohen nga ambasadori Ruairi O’Connell dhe takimi do të mbahet në orën 09:30.