Ku mbeti Demarkacioni? Kurti asnjë fjalë s’guxoi t’ia thoshte Gjukanoviqit, Bulliqi kërkon të bëhet kryetar i Podujevës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë Kurti ka biseduar sot me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Po sot, Vetëvendosje ka bërë thirrje që zgjedhjet lokale në Podujevë të mbahen më 14 qershor. Të dyja këto çështje janë të lidhura ngushtë me temën e harruar të demarkacionit me Malin e Zi. 

Para disa javësh, anëtari i Komisionit për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, Florim Isufi kishte njoftuar se ai dhe kryetari i këtij komisioni Shpejtim Bulliqi kishin dhënë dorëheqje. Pra, përkundër gjithë protestave të bëra dhe pasojave të pariparueshme politike që i pësoi Kosova, komisioni po hiqte dorë nga korrigjimi i kufirit mu në kohën kur kryeministër ishte Albin Kurti.

Megjithatë, më vonë Isufi e kishte “edituar” njoftimin e tij për t’i hequr inicialet e z.Shpejtim Bulliqi nga letra e dorëheqjes.

Që nga ardhja e Qeverisë Kurti në pushtet, nuk është ndërmarrë asnjë hap i rëndësishëm për çështjen më polarizuese në Kosovë, atë të Demarkacionit, shkruan Periskopi.

Shpejtim Bulliqi, njeriu kryesor që mbështeste idenë e opozitës së atëhershme se komisioni i kaluar kishte gabuar u kandidua për kryetar të Podujevës. Vetëvendosje tashmë po kërkon që zgjedhjet e shtyra shkaku i pandemisë të mbahen jo më larg se më 14 qershor dhe që Bulliqi të bëhet kryetar i Podujevës.

Ndërkohë që sot u bë e ditur se kryeministri në detyrë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Milo Gjukanoviq. Zyra e kryeministrit njoftoi se ata kishin folur mbi pandeminë, dëmet ekonomike e po ashtu edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë. Por, çështja e demarkacionit as që ishte përmendur.

Nuk dihet se për çfarë arsyesh Qeveria Kurti nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të korrigjuar çështjen e cila e ngriti popullaritetin e saj dhe votat në zgjedhje.

Kujtojmë se kjo parti politike e kishte bllokuar ratifikimin e Demarkacionit përmes një varg veprimesh të dhunshme në Kuvend. /Periskopi 

 

​Dy vite nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

Periskopi.com Lajme

Sot bëhen dy vite që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi.

Pasditen e 21 marsit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga Vetëvendosje.

Për shkak të hedhjes së gazit atë ditë, shumica e deputetëve të VV-së u përjashtuan nga seanca.

Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tri vite dhe u paraprijë nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë.

Liderët e vendit në atë kohë deklaruan se miratimi i demarkacionit do të sigurojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë, por sot, edhe një vit më pas, ende nuk ka asnjë zhvillim pozitiv rreth liberalizimit të vizave.

LVV thoshte se do t’a hetojë komisionin e Murat Mehës, por Mali i Zi thotë se  Demarkacioni ka përfunduar

Periskopi.com Lajme

Nga qeveria malazeze kanë thënë se çështja e demarkacionit ka përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes, megjithëkëtë ata kanë pohuar se do të formohet Trupi i Përbashkët Punues, i cili do të merret me shënimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi.

Por as nga pala malazeze, as nga ajo kosovare nuk kanë treguar saktë se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Ndërkohë dy subjektet që janë duke zhvilluar bisedimet për formimin e qeverisë së re në Kosovë, LVV-ja e LDK-ja, kanë dalë me qëndrime të kundërta rreth kësaj çështjeje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kanë kaluar më shumë se katër vjet prejse Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar Marrëveshjen e Demarkacionit.

Pak para se Demarkacioni të votohej në Parlamentin e Kosovës (2018), presidentët e të dyja vendeve patën nënshkruar një dokument, sipas të cilit palët pajtoheshin për formimin e një trupi të përbashkët punues, i cili do t’i identifikonte mosmarrëveshjet eventuale rreth shënjimit të kufirit.

Tash kur kanë kaluar gati dy vjet nga miratimi i marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës, nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret drejt formimit të Trupit Punues, i cili do të merrej me çështjen e vijës kufitare, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht faktit se nga qeveria në largim nuk kanë kthyer kurrfarë përgjigje rreth kësaj çështjeje, nga qeveria e Malit të Zi i kanë thënë gazetës se demarkacioni ka përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes.

Megjithëkëtë nga pala malazeze kanë pohuar se do të formohet Trupi i Përbashkët Punues, i cili do ta shënojë kufirin shtetëror.

Gjatë shënimit të kufirit, siç ata janë shprehur, do të ketë mundësi të kryhen edhe korrigjimet eventuale të vijës kufitare.

Ndërkohë nga Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve, kanë thënë se gjëja e parë që do të bëhet rreth demarkacionit me Malin e Zi, prej momentit që LVV-ja vjen në pushtet, do të jetë një hetim i krejt asaj çfarë ka ndodhur me komisionin e mëparshëm, i cili drejtohej nga Murat Meha.

 

Isa Mustafa e quan punë të kryer Demarkacionin

Periskopi.com Lajme

Përplasje mendimesh ka pasur ndërmjet Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Isa Mustafës të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo për shkak të demarkacionit, për çka Mustafa ka thënë se është punë e kryer.

Me hedhjen e gazit lotësjellës në Kuvend, Vetëvendosje nuk arriti ta ndalë demarkacionin me Malin e Zi.

Por, rishikimin e saj, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u zotua ta bëjë porsa ta marrë postin e kryeministrit.

Për këtë ambicje foli edhe kru i LDK’së, Isa Mustafa, ku tha se çështja e demarkacionit konsiderohet punë e kryer.

“Në çoftë se ka vullnet nga Mali i Zi që kjo çështje të shqyrtohet edhe një herë. Por, në pikpamje juridike legale, marrëveshja është ratifikuar nga të dyja kuvendet e shteteve”, ka thënë Mustafa.

I pari i LDK’së foli edhe për taksën, sipas tij masa e reciprocitetit është zgjidhja e problemit.

“Unë mendoj se masa e reciprocitetit zgjidhet problemi”, ka thënë Mustafa.

Mustafa rreth Demarkacionit: Kosova s’e humb asnjë metër tokë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi është punë e kryer dhe se nuk do të ketë rishikim të marrëveshjes.

I pari i LDK-së, në një intervistë për EkonomiaOnline, ka akuzuar kryeministrin në largim Ramush Haradinajn, se kundërshtoi për disa vjet një marrëveshje të cilën pastaj me të hyrë në qeveri e pranoi pa asnjë ndryshim.

Madje ai ka shtuar se për të kundërshtuar këtë marrëveshje nga AAK-ja e VV-ja u përdor dhunë, molotov, e gaz lotsjellës.

“Unë kam menduar që kjo çështje është e kryer që nga fillimi, sepse Komisioni Shtetëror atëherë e pat bërë zgjidhjen, e pat bërë marrëveshjen, ajo marrëveshje është nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ajo marrëveshje pastaj u kundërshtua më së tepërmi nga AAK-ja, nga VV-ja, ka pasur dhunë, kallje, molotov, gaz lotsjellës, kanë qenë tonat të zezat. Mirëpo, e njëjta marrëveshje pastaj u ratifikua në Kuvendin e Republikës së Kosovës kur ishte kryeministër Haradinaj. E njëjta pa ia ndryshuar asnjë fjalë, vetëm se formalisht e futen edhe atë opinionin e Komisionit të Bulliqit dhe formalisht një Deklaratë”, ka thënë ai.

Por Mustafa ka thënë se marrëveshja është nënshkruar në Kuvendin e Malit të Zi para se të bëhej deklarata e dy presidentëve dhe tashmë është vonë që një proces i tillë të kthehet prapa.

“Marrëveshja është ratifikuar në Kuvendin e Malit të Zi kjo që është, por edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës është ratifikuar kjo marrëveshje. Dhe kjo marrëveshje tash është e ratifikuar, në qoftë se ka vullnet prej Malit të Zi që edhe njëherë të rishqyrtohet është çështje tjetër. Mirëpo në pikëpamje juridike, në pikëpamje legale marrëveshja është e përfunduar, sepse e kanë ratifikuar dy kuvendet. Ajo që është çështje e presidentëve është deklaratë që nuk shkon jashtë një deklarate, sepse ajo nuk është ratifikuar në Kuvendin e Malit të Zi. Ajo deklaratë është dhënë në pakon e votimeve kur është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, por Mali i Zi nuk e ka ratifikuar një Deklaratë të tillë, sepse është dhënë pasi është bërë ratifikimi i marrëveshjes”, ka thënë ai.

Megjithatë, shprehet i bindur se marrëveshja për demarkacionin është e drejtë dhe se Kosova nuk humb asnjë metër katror dhe se kufiri është vendosur në pikat ku ka qenë edhe më herët.

“Prandaj unë edhe përkundër asaj që kisha dashur të them që ta qojmë kufirin edhe mandej kah Mali i Zi në qoftë se ka pasur ndonjë gabim, por konsideroj se gabime nuk ka pasur, sepse është vënën në vijën ku ka qenë vijë e kufirit mes krahinës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe ne kemi pasur sigurinë e plotë që asnjë metër katror s’ka kaluar andej. Në qoftë se dikush e gjen përpos individëve që kanë bërë shumë zhurmë, do të ishte mirë që të rishqyrtohet”, ka thënë ai.

Mustafa: Taksa pjesë e masave reciproke, duam dialog pa kushte

Në këtë intervistë për EkonomiaOnline, Isa Mustafa ka folur edhe për taksën dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka bërë të ditur se me VV-në janë dakorduar që taksa të mbetet si pjesë e masave reciproke ndaj Serbisë, pasi që ka vlerësuar se vendi fqinj nuk po i ndal veprimet kundër Kosovës.

“Qëndrimi i jonë si LDK, por edhe i VV-së është që taksa tani të jetë pjesë e masave reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se më atë zgjidhet problemi. Në qoftë se Serbia reciprocikisht heq dorë prej disa masave jotarifore që po i aplikon kundër Kosovës, heq dorë në pengimin e origjinës së mallrave të Kosovës që të eksportohen në Serbi. Heq dorë nga fushata e tyre që po bëjnë për çnjohjen e Republikës së Kosovës, implementon marrëveshjet që ne i kemi nënshkruar dhe jemi marr vesh për to në Bruksel, siç është marrëveshja e energjisë dhe shumë marrëveshje të tjera. Sigurisht që edhe ne do të veprojmë në mënyrë reciproke”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se këto masa do të qëndrojnë deri sa Serbia të ndryshon qasje ndaj Kosovës, ndërsa ka kërkuar dialog pa kushte.

“Por në qoftë se Serbia i mbanë të gjitha masat e veta dhe nga ne pastaj kërkojnë që t’i heqim sigurisht që nuk kemi arsye ta bëjmë atë. Prandaj ne do t’i qasemi problemit të dialogut që ai proces të jetë pakushte. Mos t’i vejë kushte as Serbia, as Kosova. Të futemi në proces të dialogut dhe t’i zgjidhim problemet të cilat qojnë deri në njohje reciproke ndërmjet këtyre dy vendeve’, ka thënë ai.

Mustafa: Mini-shengeni i dëmshëm dhe i panevojshëm

Lideri i LDK-së ka komentuar edhe nismën e vendeve fqinj për formimin e një platforme që po quhet mini-shengen.

Këtë ide e ka vlerësuar të panevojshme dhe në dëm të Kosovës, pasi që ka thënë se Serbia vazhdon ende të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura me Kosovën dhe këtë plaformë do ta përdor si arsye për t’i ikur detyrimeve ndaj shtetit tonë.

“As përfaqësuesit e Shqipërisë, as të Serbisë, e as të Maqedonisë nuk kanë thënë se çka është kjo. Përpos asaj që ne po ulemi dhe po bëjmë mini-shengen sepse lehtëson. Për lehtësime ne jemi marr vesh në Bashkimin Evropian që të kemi zonën ose të kemi hapësirën e përbashkët ekonomike në mes këtyre vendeve. Prandaj unë e konsideroj krejtësisht si iniciativë të pabazë dhe mos të them të paqëllimtë sepse ai që e ka propozuar ka një qëllim, por për një qëllim të panevojshëm dhe të dëmshme, sepse përmes saj në një formë relativizohet krejtësisht detyrimi i Serbisë për implementimin e marrëveshjeve që i kemi pas ne me Serbinë dhe për plotësimin e kushteve për integrim në BE që janë kushte që BE-ja i ka vënë ndaj Serbisë. Dhe ata tani nuk munden përmes një mini-shengeni t’i ikin detyrimeve të tyre ndaj Kosovës”, ka thënë ai.

Bulliqi për Demarkacionin: Nuk mund të ketë vendosje të njëanshmë të gurëve në kufij

Periskopi.com Lajme

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit Shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, ka thënë se çështja e definimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka përfunduar.

Ai ka theksuar se pa u vendosur gurët në kufij dhe me pajtimin e të dyja palëve, nuk mund të quhet se ka përfundur demarkimi i kufirit më Malin e Zi.

“Nuk mund të ketë vendosje të njëanshmë të gurëve në kufij, kjo s’mund të ndodhë”, ka deklaruar Bulliqi në RTK.

Ai tha se Kosova ka mjaft fakte që dëshmojnë se është bërë gabim demarkimi i kufirit, dhe po pret që qeveria e re të ndërmarrë hapa konkret në mënyrë që të nis korrigjimi.

“Është një marrëveshje e cila e obligon rishikimin e kufirit”, deklaroi Bulliqi.

Sa u përket akuzave se Bulliqi me kauzën e tij për kufirin e ka lënë Kosovën të izoluar dhe pa liberalizim, ai tha se kjo është e pavertetë.

“Kufiri s’ka qenë kriter, kjo u dëshmua se Kosova nuk e mori liberalizimin e vizave edhe pas demarkimit. Liberalizimi s’ka ndodhur për shkak se nuk është luftuar korrupsioni”, tha Bulliqi.

Sipas tij, Kosova do të ketë mjaft punë edhe në demakrimin e kufirit me Serbinë, që është vija më e gjatë kufitare.

Sipas tij në këtë rast nuk do të duhet të ketë shumë komplikime, dhe tha se Kosova ka mjaftueshëm fakte se ku është vija kufitare.

Kurti: Do ta korrigjojmë demarkacionin me Malin e Zi

Periskopi.com Lajme

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do të nxitojë të bëjë marrëveshje me Serbinë, por është gati për një dialog me parime.

Si fillim tha ai do i kërkojë borxhin Serbisë.

“Oferta ime për Serbinë është kërkesa e borxhit që ajo na ka. Do ia rendisim të gjitha. Pse duhet t’i bëj unë oferta Serbisë? Unë do t‘i kërkoj borxhin”, tha Kurti në një intervistë për Sokol Ballën në ‘Real Story’.

Më tej shtoi se nuk është kundër dialogut në parim, por kundër dialogut pa parime.

“Dialogu mund të nisë, por nuk do kisha nxituar për një marrëveshje”, tha Kurti.

Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, ai tha se “na u mor toka, por ajo çfarë na u premtua (liberalizimi i vizave) nuk na u dha nga BE”.

“Ne do bëjmë çdo lëvizje për të korrigjuar marrëveshjen me Malin e Zi. Ishte gabim për shkak të komisionit tonë, jo për faj të Malit të Zi”.

Ndërsa për sa i përket, Veriut të Kosovës ai tha se “Ndarja e Mitrovicës dhe ndarja e Trepçës, nuk janë dy gjëra të ndryshme. Ka nevojë për investime në Trepçë. Nëse investojmë rreth 175 milionë Euro në Trepçë, do të mund te nxirrnim me eksportin e metaleve gati gjysmë miliardë Euro”.

Kushtetuta e Kosovës parashikon që një ministër në kabinet duhet ti jetë i etnisë serbe dhe për këtë Albin Kurti theksoi se “Po, do jetë një ministër serb, por jo detyrimisht nga Lista Serbe”.

“Unë nuk kam problem me Listën Serbe, unë nuk kam asnjë problem pse është serbe, por sepse nuk është parti. Në fakt është shtet, është instrument i Beogradit. Ka patur parregullsi të mëdha gjatë votimeve në vendbanimet me shumicë serbe. Trysnia ndaj serbeve për të votuar Listën Serbe ka qenë e tmerrshme”, theksoi ai.

Haradinaj: Kufiri do të kthehet në Çakorr e Kullë, kërkush s’guxon me fol për ndarje më

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova qe 20 vite është udhëhequr nga ndërkombëtarët – raporton Periskopi.

Haradinaj ka thënë se Kosova është bërë vetvetja veç qe dy vite, duke aluduar në kohën kur ai ka ardhur në pushtet.

“Qe 20 vjet na kanë udhëheq ndërkombëtarët, e qe nja 2 vjet Kosova u bë vetëvetja. E kemi procesin e Ushtrisë, Trepçës e shumë të tjera”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus në Rtv Dukagjini.

Tutje, ai pretendon se ai ka ndaluar ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, sot kurrkush s’guxon me folë për këtë temë.

“A guxon ma dikush me fol për kufij e për ndarje ma? Populli është kundër ndarjes. Vuçiqi po merret me mu shkaku i ndarjes. Nëse ai është bërë nervoz pse ia kam prish planet, populli duhet t’i hetojë zëdhënësit e tij në Prishtinë”, ka thënë tutje Haradinaj.

Tutje, ai ka folur edhe për çështjen e Demarkacionit dhe procesin për korrigjim, gjë me të cilën po merret Komisioni i emëruar nga Qeveria.

Ai është pyetur se çka do të ndodh me këtë proces tani, pas dorëheqjes së tij.

“Ku kom me kanë unë, në hanë a? Kufiri ka me u kthy në qafë të Çakorrit dhe në Kullë”, tha Haradinaj tutje./PERISKOPI

 

Haradinaj pret në takim Mujë Rugovën: Diskutuam për korrigjimin në drejtim të Kullës e Çakorrit

Periskopi.com Lajme

Ndonëse ishte harruar demarkacioni me Malin e Zi, kryeministri Ramush Haradinaj tash thotë se po sheh finalizimin e kësaj çështjeje.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se është takuar me profesorin Mujë Rugova, me të cilin ka diskutuar për korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit.

“Rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy Qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi. Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve, sot prita në takim ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova, me të cilin biseduam për ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, respektivisht korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit. Kontributi i profesorit të nderuar, Rugova është i mirëseardhur dhe në frymën e kësaj bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Megjithatë, demarkacioni me Malin e Zi ka mbi një vit që është miratuar dhe ende s’ka ndodhur asnjë veprim konkret.

Vuçiq: Korrigjimi i kufirit me Kosovën një ditë duhet të jetë në tavolinë

Periskopi.com Lajme

Kushdo që përballet me atë që po ndodh me të vërtetë në Kosovë, duhet të jetë realist nëse dëshiron të jetë serioz dhe i përgjegjshëm, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se për idenë e demarkacionit nuk ka pasur mbështetje në vend dhe as në Perëndim.

“Nëse mendoni se po bëhen disa marrëveshje afatgjata, me siguri se kjo një ditë duhet të jetë në tavolinë. Dhe disa njerëz të zgjuar do të duhet ta zgjidhin këtë. Më vjen keq që nuk mund të marrë pjesë”, tha Vuçiqi në seancën e Konventës mbi BE-në.

Nga ana tjetër, shtoi ai, ka pasur një rezistencë të ashpër të fuqive perëndimore.

“Unë nuk e kam marrë ende dhe nuk do ta marrë atë për një kohë të gjatë. Nuk e kanë idenë se çfarë do të ndodhë me Kosovën, as me ndonjë gjë tjetër në Ballkanin Perëndimor. Sugjerojnë diçka, por nuk e dinë se çka do të bëjnë”, tha Vuçiqi.

Markoviq për Demarkacionin: Mos punoni me agjenda të fshehura, do të formojmë edhe një Komision

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka qëndruar sot në Kosovë me ftesë të kryeministri të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt, për të marrë pjesë në inaugurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

E në këtë vizitë në Kosovë, Markoviq ka zhvilluar edhe një takim të ndarë me kryeministrin Haradinaj, në të cilin kanë diskutuar edhe për çështjen e shqyrtimit të marrëveshjes së demarkacionit të arritur vitin e kaluar në mes të dy shteteve.

Markoviq ka thënë se do ta trajtojë këtë çështje, jo se është një çështje politike, por se është një problem që duhet zgjidhur.

Ai ka thënë se për të bërë një gjë të tillë do të punohet sinqerisht, dhe pa agjenda të fshehura.

“Me këtë çështje jemi marrë jo vetëm për shkak të arsyeve politike, por edhe për arsye thelbësore që secili popull duhet t’i  përcaktoj kufijtë e vet. Kjo gjë do të sjellë një stabilitet afatgjatë në mes të dy shteteve”, ka thënë Markoviq pas takimit me Haradinajn.

Ai ka thënë se për të diskutuar rreth caktimit të vijës kufitare ndërmjet dy shteve, së shpejti do të krijohet edhe një komision i përbashkët.

“Kjo marrëveshje përmban disa procedura të caktuara të cilat shkojnë në drejtim të përcaktimit të vijës kufitare. Faza tjetër është krijimi i një komisioni të përbashkët, që në bazë të marrëveshjes do të bëj demarkimin”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Markoviq ka thënë se në këtë çështje është e rëndësishme që të punohet në mënyrë të sinqertë dhe jo me agjenda të fshehura.

“Me siguri do të ketë çështje të hapura, por me rëndësi është që t’i qasemi pozitivisht dhe të kemi një qëllim të mirë e të sinqertë, dhe jo me agjendë të fshehur. Besoj që shumë shpejtë do të fillojë faza e ardhshme , dhe do t’i shqyrtojmë gjërat deri në fund”, ka përfunduar Markoviq.

Me fjalën e Markoviq është pajtuar edhe Haradinaj, duke thënë se çfarëdo paqartësie e krijuar do të qartësohet.

“Pajtohem me  ato që tha kryeministri Markoviq. Shkojmë me qëllimin më të mirë, dhe shkojmë në etapat e tjera të punës. Unë shpresoj se çdo paqartësi do të qartësohet përmes procesit që u tha” ka thënë Haradinaj.

Demarkacioni me Malin e Zi mund të përfundojë në gjykatë, thotë Haradinaj

Periskopi.com Lajme

Ende nuk është vendosur asnjë gur në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Madje, kjo çështje, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, mund të përfundojë në gjykatë nëse nuk ka pajtueshmëri mes komisionit të përbashkët.

Haradinaj i ka quajtur rrenacakë ata që kanë thënë se është falur tokë në Çakorr, raporton KTV.

Haradinaj tha se Kuvendi i Kosovës, me një të votë, ka votuar tri dokumente për këtë çështje.

Kryeministri ka thënë se kur liderët përçahen për çështje të atdheut, fitues del armiku.

Haradinaj, këto komente i bëri derisa po merrte pjesë në akademinë përkujtimore për 22 dëshmorët e Brigadës 136 Rugova, në Pejë. Aty u tha se formimi i Brigadës 136 ka qenë një mesazh se rajoni i Dukagjinit ka hyrë seriozisht në luftën për liri.

”Q*juni” iu thotë Kelmendi Mogherinit, Hahnit e Macronit (Foto)

Periskopi.com Fun

Gazetari Adriatik Kelmendi si duket është mllefosur mjaft shumë me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, për shkak të mos liberalizimit të vizave.

Me fjalën ‘Fuck You’, Kelmendi iu ka drejtuar Federica Mogherinit, Johannes Hahn, Emanuel Macronit e gjithë ‘hipokritëve të tjerë atje’.

‘Ne qëndrojmë të bukur’, ka shkruar tutje Kelmendi në Twitter.

Duke qenë se Adriatik Kelmendi kishte përkrahur marrëveshjen për Demarkacionin e Malit të Zi, si arsyetim se pas saj do të merret vendimi pozitiv për vizat, një qytetar ia ka dhënë një goditje të madhe në Facebook.

‘Q**ju edhe ti si magnetofon i marrëveshjes së tmerrshme të Demarkacionit’, ka shkruar Dren Morina në Facebook./Periskopi/

 

Bulliqi- Mustafës: Çakorri tash është i Malit të Zi, i detyrove deputetët e tu ta votojnë marrëveshjen

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti i LDK’se dhe ish kryesuesi i komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi i ka reaguar Isa Mustafës, pasi ky i fundit sot ka hedhur akuza të rënda në drejtim të gjithë atyre që me ngulm kundërshtuan marrëveshjen e Demarkacionit, e cila i kushtoi me rrëzim nga pushteti Mustafës.

Bulliqi i ia ka bërë të qartë Mustafës se Çakorri tashmë është i Malit të Zi. Ndërsa për votimin  e kësaj marrëveshje nga disa deputetë të LDK’së, i tha se ‘vetë i ke detyruar’, transmeton Periskopi.

Mustafa, në kohën kur po bëhet një vit nga votimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ka përmendur sulmet fizike e verbale që iu bën atij për këtë marrëveshje, të cilën pas tri viteve e votuan ata që e kundërshtuan, përfshirë deputetë të LDK’së.

Ja postimi i plotë i Bulliqit në Facebook:

Të nderuar miq ,
Duke lexuar deklaratën ish-kryeministrit Mustafa, i cili në njëvjetorin e ratifikimit të marrëveshjes se Delimitacionit / ”Demarkacionit” me Malin e Zi, paska grumbulluar energji që të akuzoj shumë personalitete që ishin kundër kësaj Marrëveshje për vijën kufitare me Malin e Zi, nder tjerë edhe ndaj meje.
Fillimisht dua t’ia përsëris edhe njëhere z. Mustafa se unë personalisht kam qenë dhe ende jam kundër ratifikimit të asaj Marrëveshje të dëmshme për integritetin territorial të vendit. Ndërsa, me ketë, nuk dua ta fajësoj, e as akuzoj asnjë deputet që ju se bashku me partnerin tuaj i detyruat ta votojnë të njëjtën marrëveshje.
Më këto veprime ju dhe ata me vetëdije e cenuat një pjesë integrale të territorit të shtetit duke i vendosur deputetet dhe Kosovën para aktit të kryer vetëm e vetëm që ta ruani interesin tuaj për dallim nga ne, që i vumë anësh të gjitha interesat personale, në të mire të shtetit dhe integritetit të tij.
Ndërsa sa i përket pyetjes se ku mbetën territoret në fjalë unë kam këtë përgjigje: ”Çakorri dhe Kulla e Zhlebit janë aty ku kanë qenë gjithë, por më një pronar të ri, shtetin Malazez.
Ndërsa ju dhe partneret tuaj, vetëm vijën kufitare të vitit 1945/46 e keni ndryshuar duke e sjellur më në brendi të Kosovës, bashkë më komisionin paraprak dhe me “Ekspertët Tuaj”.
Si qytetar i Kosovës kam pasur për obligim që ta informoj në atë kohe, ish kryeministrin për gabimet e bëra në atë proces, madje me kohë ende pa u ratifikuar nga asnjëra palë, duke ja ofruar të gjitha dëshmitë madje edhe atë kontrollit efektiv të atij territori historikisht nga Kosova, si një ndër parime kryesore të aprovuara edhe nga GJND-ja.
Në raportin e hartuar me vonë dhe të publikuar lidhur me punën e ish komisionit, ju kemi dhëne një mori materialesh faktografike që vërteton se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë pikërisht në Qafën e Çakorrit dhe Kullën e Zhlebit që nga delimitimi i vitit 1945/46 mes njësive federale në ish-Jugosllavi, ndërsa që ju me partneret tuaj ju kujtoj me 80 vota të deputetëve të parlamentit e sollët këtu ku keni vajtuar gjatë kohë ta keni.
Është mirë që ju z. Mustafa, për hire të opinionit publik të jepeni përgjigjeje edhe lidhur më takimin e Shkodrës, për të cilin asnjëherë deri me sot nuk u deklaruat se çka diskutuat me Malazezet aty, shtrohet pyetja PSE?
Nëse veç paska qenë kushti i cenimit të integritetit territorial të Kosovës për liberalizim vizash dhe votim i demarkacioni ju e arritët ketë synim, pse tani ju si klase politike nuk e arritët ketë proces liberalizimi.
Madje të gjithë ata të cilët në atë kohë kritikonin për mos liberalizim të vizave më vonë dolën pro korrigjimit të kufirit më Serbi, madje edhe duke deklarua se nuk na nevojitet veriu i vendit.
Tash ju po e kundërshtoni atë ide sikurse edhe unë dhe tjerët që vazhdimisht kemi kundërshtuar shkëputjen e territorit të Kosovës, por dallimi qëndron se unë, kam konsistencë në qëndrime, ndërsa ju mbani qëndrim varësisht nga pozita që keni.
Tani kur të gjitha këto dëme iu benë Kosovës nga reliktet e sistemit të vjetër, madje edhe më veprimtari të dyshimta personale, disa mundoheni ta pastroni emrin nga demi i madhe që i bëtë vendit dhe ta hidhni gurin diku tjetër. Por mos harroni populli i di të gjitha, dhe as ju e as ata të tjerët nuk do mund ti mbulojnë gjurmët e juaja.
Në pozitën që jam, i angazhuar bashkë me bashkëpunëtorë po punojmë pa rrreshtur për nevoja të Qeveris se vendit që me argumente faktografike të tregojmë dhe mbrojmë vijën kufitare të Kosovës me vendet fqinje, aktualisht edhe atë me Serbinë.
Ju siguroj se unë për hatër të askujt nuk bëj veprime/lëshime në dëm të integritetit të vendit, as sot dhe as nesër, besa as nuk ju nënshtrohem asnjë presioni nga do që vije, sidomos të atyre që gjithmonë zgjidhjen e kontesteve e bëjnë në dëme të Kosovës./PERISKOPI/

Gara për kryetar të LDK-së: Isa Mustafa përgatit terrenin për në krye, intensifikon sulmet ndaj Vjosa Osmanit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” në një vjetorin e votimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi ka sulmuar deputeten më të votuar të partisë së tij – gruan e vetme të partisë që ia rrezikon postin e të parit të partisë, Vjosa Osmanin – raporton Periskopi.

Në mesazhin e tij në një vjetorin e votimit të Demarkacionit me Malin e Zi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga të gjithë Mustafa më së shumti ka sulmuar deputetët e partisë së tij.

Më saktësisht, ata pak deputetë që kundërshtuan Marrëveshjen e Demarkacionit në të gjitha përpjekjet për votimin e saj gjatë kohës sa në krye të Qeverisë ishte vetë Mustafa.

Në mesin e deputetëve që kundërshtonin fuqishëm Demarkacionin, më e zëshmja nga LDK’ja ishte Vjosa Osmani, deputetja më e votuar në partinë e Isa Mustafës. Njëkohësisht, deputetja më e votuar në Kosovë.

Në mesazhin e sotëm të Mustafës thuhej se për Demarkacionin sot po heshtin edhe deputetët e LDK’së, të cilët me aq popullizëm e kishin kundërshtuar demarkimin kur LDK ishte në krye të Qeverisë, dhe me aq dashuri e kishin votuar kur LDK ishte rrëzuar nga Qeveria.

Ky mesazh përveç Vjosa Osmanit, i dedikohet edhe deputetëve të tjerë të LDK’së, siç ishin Arben Gashi, Shpejtim Bulliqi e Ramiz Kelmendi.

Ata edhe publikisht ishin shprehur skeptik për marrëveshjen e Demarkacionit, e cila i kushtoi kreut të partisë së tyre me humbje të pushtetit.

Këta deputetë të LDK’së, Mustafa i pyeti se kush ‘ju qiti fall’ që tash s’po ju dëgjohet zëri për kthimin e kufirit në Çakorr e në Zhleb.

“Valla, e ndjej të nevojshme por edhe përgjegjësi para opinionit dhe anëtarësisë së LDK-së, të pyes edhe disa deputet të LDK-së, partisë që unë e drejtoj, pse me aq popullizëm e kundërshtuan demarkimin kur LDK ishte në krye të Qeverisë, e me aq dashuri e votuat, kur LDK u rrëzua nga Qeveria. Pse nuk po iu dëgjohet zëri sot? Pse sot s’po kërkoni që kufiri të kthehet në Çakorr e në Zhleb? Çfarë ndodhi me ju? Kush ju qiti fall? Pranone, gjithë ju, se e keni pasur vetëm për vota dhe pushtet. Pranone edhe fajin që i morët në qafë qytetarët dhe i privuat nga liberalizimi i vizave për shkak të egos tuaj”, shkroi Mustafa ndër të tjerash në Facebook.

E çuditshme është se si Mustafa sulmoi disa prej deputetëve të partisë së tij pikërisht pak para mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme në LDK për kryetar të partisë.

Në kontekstin aktual, ky sulm i Mustafës më shumë tingëllon si skenar kundër deputetes Vjosa Osmani, emri i së cilës është lakuar si një nga pretendentët për kryetar partie. Ndonëse, për një gjë të tillë nuk ka pasur deklarim zyrtar as nga deputetja Osmani, apo zyrtarë të tjerë të partisë.

Për këtë, Periskopi tentoi të kontaktojë disa herë me deputeten Osmani, por ajo nuk është përgjigjur.

Zyrtarisht ende nuk dihet nëse vetë Isa Mustafa do të garojë sërish për postin e të parit të LDK’së, pas problemeve shëndetësore me të cilat u përballë së fundmi, e të cilat ndikuan në pasivizimin e tij në skenën politike.

Por, burime të Periskopit bëjnë të ditur që Mustafa të kandidojë vetë edhe për një mandat katër vjeçar, me qëllim të ruajtjes së unitetit të partisë.

Por nëse një gjë e tillë i pamundësohet për shkak të problemeve shëndetësore, atëherë postin ai mund t’ia delegojë njërit prej njerëzve më të besueshëm të tij, shefit të deputetëve të LDK’së, Avdullah Hotit, të cilin e kandiduan edhe për kryeministër në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kështu, duket se brenda LDK’së po mbretëron një përçarje për emrat që do të udhëheqin në të ardhmen me këtë parti, jo një gjë e tillë po tentohet të mbahet e fshehtë.

Si e rrëzoi Demarkacioni Mustafën, e si kaloi më pas me votat e deputetëve të LDK’së?

Mos-sigurimi i votave të mjaftueshme për kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi i kushtoi me rrëzim nga pushtetit ish-kryeministrit Mustafa.

Qeveria Mustafa u rrëzua më 10 maj 2017, me votat e deputetëve të partnerit të koalicionit, Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët e votuan mocionin e opozitës.

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë kishte marrë 78 vota pro, 34 kundër dhe tri abstenime.

Marrëveshja e Demarkacionit arriti të kalojë gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, falë votave të deputetëve opozitarë të LDK’së.

Marrëveshja ishte votuar më 21 mars 2018, tri vite pas nënshkrimit të saj në gusht 2015 në Vjenë.

Seanca për votimin e Demarkacionit ishte ndërprerë katër herë nga Lëvizja Vetëvendosje me gaz lotsjellës.

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës ishin bindur për nënshkrimin e marrëveshjes së Demarkacionit pas marrëveshjes për rishikim të kufirit që e nënshkruan presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Marrëveshja mes tyre iu shtuar marrëveshjes që votuan deputetët në Kuvend.

Në seancën për Demarkacion, pro votuan edhe zërat kundërshtues të LDK’së ndaj kësaj marrëveshje.

Në mesin e tyre figuron edhe deputetja Osmani, e cila dikur e kishte kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen që e rrëzoi Qeverinë Mustafa./PERISKOPI

Lista e plotë e deputetëve që votuan Demarkacionin: 

 

Vetëvendosje për demarkacionin: Sot një vit ka ndodhur mashtrimi i madh

Periskopi.com Lajme

Në një konferencë për media shefi i Grupit Parlamentar i LVV Glauk Konjufca theksoi se janë bërë një vit që kur është miratuar Ligji për Demarkacionin me Malin e Zi, dhe nuk ka ndodhur rishikimi i marrëveshjes së bërë ndaj presidentit të Kosovës dhe të atij të Malit të Zi, si dhe nuk është përmbushur kushti për liberalizimin e vizave.

“Haradinaj po e argumenton se është mashtruar nga Thaçi me letrën e nënshkruar ndërmjet presidentit Thaçi dhe të atij të Malit të Zi. Janë bërë një vit që kur është bërë kjo marrëveshje dhe nuk është bërë vlerësimi i gabimeve nga Murat Meha. Kjo çështje bëhet edhe më problematike, me presionin ndaj deputetëve, ka qenë që Kosova po e merr liberalizimin e vizave. Kjo ishte edhe arsyeja që nuk kishte protesta edhe nga ana e qytetarëve të Kosovës”, tha Konjufca, duke shtuar se kryeministri për këtë duhet të jap përgjegjësi.

Edhe deputetja nga kjo parti, Arbërie Nagavci theksoi se sot janë bëtë një vit pas mashtrimit të madh që i ndodhi qytetarëve për liberalizmin e vizave me miratimin e ligjit për demarkacionin me Malin e Zi.

“Me votimin e demarkacionit  Haradinaj fitoi pozitën e kryeministrit dhe legjitimoi pozitën e presidentit Hashim Thaçi. Thaçi kishte thënë se me mos miratimin e demarkacionit me Malin e Zi nuk po arrihet liberalizimi i vizave dhe po izolohen qytetarët e Kosovës, por sot një vit ka ndodhur demarkacioni dhe janë mashtruar qytetarët e Kosovës”, tha Nagavci.

Ajo tha se ky pushtet le që humbi  8 mijë hektarë tokë, por  tashmë  ia ka mësyrë ndërmarrjeve publike për të punësuar familjarët dhe militantët e partive të tyre.

Kujt i takon Çakorri? Ja si përgjigjet ministri i jashtëm i Malit të Zi (Video)

Periskopi.com Lajme

Ministri i jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, ka thënë se Kosova dhe vendi i tij nuk kanë çështje të hapura.

I pyetur nga gazetarët se i kujt është Çakorri, ai u përgjigj shkurt:

“Nuk ka pika kontestuese kjo është kry”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.

Diplomati malazes, ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, proces të cilin, ka thënë se Mali i Zi e mbështetë plotësisht.

“Ne e përkrahim dialogun e Serbisë me Kosovën. Në ish-Jugosllavinë kanë mbetur vetëm disa probleme, problem i emrit të Maqedonisë është zgjedhë, problem tjetër është raportet mes Serbisë dhe Kosovës dhe problemi i tretë që është më i komplikuari, është funksionaliteti i Bosnjë e Hercegovinës. Ne jemi një vend i vogël që dëshirojmë paqe. Ne ju dëshirojmë kthimin në të gjitha të mirat, dëshirojmë që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut”, ka thënë ai./Periskopi/

? LIVE: Konferenca e përbashkët e ministrave të jashtëm, Behgjet Pacolli dhe Srdjan Darmanoviq

Posted by Periskopi on Thursday, 21 March 2019

Sot një vit nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, korrigjimi ende s’ka ndodhur

Periskopi.com Lajme

Sot bëhet një vit që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi.

Pasditen e 21 marsit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi demarkimin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga opozita.

Për shkak të hedhjes së gazit atë ditë, shumica e deputetëve të VV-së u përjashtuan nga seanca.

Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tri vjet dhe u parapri nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë.

Liderët e vendit në atë kohë deklaruan se miratimi i demarkacionit do të sigurojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë, por sot, edhe një vit më pas, ende nuk ka asnjë zhvillim pozitiv rreth liberalizimit të vizave.

Gjithashtu, kujtojmë se edhe pse demarkacioni u ratifikua, korrigjimi i vijës mes Kosovës dhe Malit të Zi ende s’ka ndodhur.

Haxhiu e VV’së: Vitin e kaluar kishim 8200 hektarë më shumë

Periskopi.com Lajme

Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka reaguar edhe deputetja e VV-së, e cila në urimin e saj ka shkruar se Kosova kishte 8200 hektarë më shumë vitin e kaluar.

Sipas saj, nëse shteti nuk angazhohet, Kosova do të cungohet edhe më shumë.

“Vitin e kaluar i kishim të paktën 8200 ha më shumë! Nëse nuk angazhohemi, do e cungojnë edhe më shumë Kosovën si dhe do ta vjedhin e varfërojnë edhe më shumë. Viti 2019 le të jetë vit i mobilizimit, vit i angazhimit dhe pensionimit politik të atyre që e kanë sjellë Kosovën në një vend të pajetueshëm. Le të jetë vit i dashurisë për vendin dhe kombin”, ka shkruar Haxhiu në facebook. /Periskopi/

Kurti kërkon llogari për marrëveshjen e para një viti për korrigjimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Periskopi.com Lajme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se ‘korrigjimet” e Hashim Thaçit janë gabime të reja. 

Me këtë rast ai ka përmendur marrëveshjen e vitit të kaluar për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, përmes së cilës tha se janë mashtruar deputetët e Kosovës.

“Sot janë mbushur fiks një vit nga marrëveshja Thaçi-Vujanoviq. Thanë se me atë nënshkrim e garantojnë korrigjimin e kufirit me Malin e Zi dhe do t’i kthejnë ato 8.200 hektarë. Kësisoj i mashtruan deputetët që ratifikuan demarkacionin më 21 mars 2018. Në vend të përmbushjes së premtimit, i njëjti njeri nisi me premtimin për korrigjim kufiri edhe me Serbinë. ‘Korrigjimet’ e njeriut më të gabuar që ka Kosova janë veçse gabime të reja. Një qeveri e re e Kosovës duhet ta mundësojë korrigjimin e pasurisë së tij”, ka shkruar Kurti në facebook. /Periskopi/