Dëmtohet kulmi i Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Stuhitë dhe erërat e forta që përfshinë vendin kanë shkaktuar dëme të mëdha në Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë.

Drejtori i kësaj ndërmarrje, Xhavit Hasani, deklaroi se si pasojë e shiut dhe erërave të forta gjatë javës së kaluar, Stacioni i Autobusëve ka pësuar dëmtime në kulmin e tij.

“Gjatë javës së kaluar, si pasojë e erërave të forta që kapluan qytetin tonë, janë evidentuar dëmtime në pullazin e ndërmarrjes, ndërkaq menjëherë pas këtij rasti zyrtarët komunalë kanë realizuar edhe vizita për të evidentuar dëmet”, ka thënë Hasani.

Komuna e Mitrovicës ka ndërmarrë të gjitha veprimet që të bëhen riparimet e nevojshme dhe aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat e rregullta të prokurimit për sanimin e këtij dëmi dhe funksionalizimin e tij sa më të shpejtë.

Qytetarët e pandërgjegjshëm shkatërrojnë trenin“Bllaca 99”

Periskopi.com Lajme

Më 10 prill të këtij viti, në fshatin Bllacë të Hanit të Elezit u shënua 20-vjetori i gjenocidit serb dhe spastrimit etnik “Bllaca 99”.

Po këtë ditë, është vendosur edhe gurthemeli i Muzeut të Gjenocidit Serb, në të cilin po qëndron edhe treni i cili kishte bartur mbi 400 shqiptarë.

Mirëpo, nuk ka kaluar shumë kohë dhe ky tren që u shndërrua në muze, u shkatërrua nga persona të papërgjegjshëm.

Pamjet e trenit nga brenda, i cili duket në gjendje të tmerrshme.

Dritaret janë thyer me gurë, karriget janë demoluar etj, derisa nuk dihet se kush e ka bërë një gjë të tillë.

 

Ndodh edhe kjo, dëmtohet stadiumi i ekipit kosovar dhe i vidhen fanelat

Periskopi.com Sporti

Objekti i stadiumi të ekipit nga qyteti i Kaçanikut, K.F Lepenci është dëmtuar nga disa persona të panjohur.

Përveç që është dëmtuar, në objekt janë vjedh disa topa dhe rekuizita të tjera.

Pas këtij incidenti ka reaguar ekipi i Lepencit duke e quajtur akt të dashakeqësve. Më poshtë gjeni reagimin e plot të klubit.

“Njoftim

Për fat të keq ende kemi njerëz të pa përgjegjshëm të cilët nuk po ia duan të mirën klubit dhe pronës shoqërore. Sot për herën e tretë disa dashakeqës kanë thyer dhe demoluar objektin në Stadiumin e Qytetit Besnik Begunca duke shkaktuar shumë dëme mbrenda objektit duke thyer të gjitha dyert dhe duke vjedhur topa dhe rekuizita . Edhe pse rasti është i lajmeruar në polici ftojmë të gjithë ata që kanë ndonjë informacion të lajmërojnë policinë . Shpresojmë në bashkëpunimin Tuaj . Me respekt KF Lepenci”.

Ekipi i Lepencit është ekip me traditë në futbollin kosovar. Për momentin bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës./Periskopi/