Sokol Bashota dënohet me 6 muaj burg me kusht

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota është dënuar me 6 muaj burgim dhe 1000 euro gjobë.

Bashota akuzohet se për 3 vite sa ka qenë kryetar i komunës së Klinës kishte fshehur një banesë dhe një veturë në deklarimin e pasurisë.

Sokol Bashota akuzohet se nuk i ka deklaruar fare veturën BMW X5, në vlerë prej 65 mijë euro dhe as banesën prej 79 metrash katrorë, në Prishtinë, edhe pse e ka pasur për detyrë ta bënte një gjë të tillë.

Bashota po ashtu akuzohet se nuk i ka deklaruar as veturën Jeep dhe as të ardhurat vjetore 3.000 euro në muaj nga qiraja e banesës.

Gjykatësi i ka dhënë afat prej 15 ditësh për ankesë.

Bashota para pak ditësh është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Klinë.

Vjen reagimi i Shukri Bujës pas dënimit me tri vjet burg

Periskopi.com Lajme

Shukri Buja pas shpalljes së aktgjykimit ka thënë se ky rast është i orkestruar nga njerëz të politikës duke mos përmendur emra se nga kush konkretisht.

Ai ka thënë se ndoshta pas këtij vendimi qytetarët e Kosovës mund ta marrin liberalizimin e vizave, megjithëse është shprehur skeptik.

Gjykata ka shpallur fajtor Shukri Bujën, Nehbi Zeqirin e Halit Gashin për keqpërdorim të autoritet zyrtar.

Siç raporton KTV-ja, dënimi me burgim për Shukri Bujën është 3 vjet.

Nehbi Zeqiri u dënua me 2 vjet e gjashtë muaj.

Ndërsa Halit Gashi mori dënim me kohëzgjatje prej 6 muajsh e që mund t’i shndërrohet në gjobë prej 3500 euro.

Buja u akuzua nga prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga Komuna e Lipjanit me kompaninë “NEw Co Feronikel Complex LL. C.”, transmeton Koha.net.

Bashkë me Bujën të akuzuar të këtij procesi janë edhe Nebih Zeqiri e Halit Gashi.

Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.

Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.

Me këtë prokuroria pretendon se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.

Ekzekutimi i dënimit ndaj ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja, bëhet pasi vendimi bëhet i plotfuqishëm.

​Për arsye fetare lejuan vdekjen e foshnjës, çifti tani habiten nga dënimi

Periskopi.com Lajme

Një çift prindërish të krishterë, vajza e 10-muajshe e të cilëve ndërroi jetë për shkak të kequshqyerjes dhe dehitratimit në Michigan të SHBA pasi ata refuzuan ndihmën mjekësore për vajzën për arsye fetare, janë habitur me faktin se tashmë mund të dënohem me burg përjetë.

Seth Welch dhe Tatiana Fusari, të dy 27 vjeç, u akuzuan për vrasje dhe abuzim me fëmijën këtë të hënë pas vdekjes së vajzës së tyre, Mary, të enjten e 2 gushtit.

Në një filmim të pabesueshëm, të regjistruar në Gjykatën e Kent County të SHBA, Welch ka parë i habitur ndaj gjykatësit teksa po lexonte akuzat, ndërsa bashkëshortja e tij ka shpërthyer në lot.

Erdogan nuk toleron fyerjet, dënohet me burg këngëtarja turke

Periskopi.com Lajme

Një gjykatë rajonale e Stambollit vendosi 11 muaj e 20 ditë burg për këngëtaren turke dhe aktoren Zuhal Olcay për “fyerjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan”, dhe që shtyu dënimin në një seancë të mbajtur më 12 korrik.

Gjykata më e lartë e revokoi më parë vendimin për dënimin e Olcay në 10 muaj burgim, të vendosur nga Gjykata Penale e Paqes 46, dhe e rriti dënimin me një vit e dy muaj përpara reduktimit të dënimit mbi sjelljen e mirë, shkruan hurriyet përcjell lajmi net.

Pavarësisht nga thirrjet e Olcay për ulje ose gjobë në vend të një dënimi me burg, ajo mori dënimin me burg pasi gjykata vendosi se kishte “ofenduar me dashje presidentin”.

Dënimi i ekzekutuesit u shty dhe Olcay iu nënshtrua një viti dhe gjashtë muaj provës, njoftoi agjensia shtetërore Anadolu.

Hetimi u nis mbi tekstet e këngëtares

Një padi ishte ngritur kundër Olcay për “fyerje” të Erdoganit gjatë një koncert të vitit të kaluar, me prokurorin që kërkonte një dënim katërvjeçar për këngëtaren.

Aktakuza e përgatitur nga Prokuroria e Stambollit tha se një shtetas i tha policisë se Olcay kishte bërë një gjest fyes ndaj Erdoganit gjatë një koncerti në lagjen Kadıköy të Stambollit më 5 gusht 2016. U lançua një hetim dhe u shqyrtuan pamjet nga koncerti , Njoftoi Agjencia Anadolu më 12 dhjetor 2017.

Olcay u akuzua gjithashtu për rishikimin e tekstit të këngës “Boş Vermişim Dünyayı” (I Let Go of the World) për të kritikuar Erdoganin, duke krijuar një gjest të dorës për të shoqëruar melodinë. Sipas pamjeve, tekstet e rishikuara thonë: “Rexhep Tajip Erdogan, është bosh, është gënjeshtër. Jeta do të mbarojë një ditë dhe do të thuash “Kam pasur një ëndërr”. ”

Në dëshminë e saj, Olcay njoftohet se ka rishikuar tekstet sepse emri i presidentit përshtatet me skemën e rimës dhe ajo “nuk kishte asnjë motiv të mëtejshëm ose fyes”.
Këngëtarja gjithashtu tha se gjesti i dorës kishte vënë në shënjestër një anëtar të publikut në rreshtin e parë pasi ata kishin bërë një koment negativ.