Selimi i VV’së optimist se marrëveshja me LDK’në do të ndodhë: Unë mendoj që po

Periskopi.com Lajme

Depueteti i VV’së, Rexhep Selimi, ka thënë se beson në një koalicion me LDK’në, shkruan Periskopi.

Selimi ka thënë se ngeociatat për arritjen e një marrëveshje me LDK’në ka pasur sifdat që nuk janë të pakapërcyeshme dhe sipas tij ky koalicion do të arrihet.

“Unë mendoj që po. Ne presim që në ditët në vijim dhe kam besim që kjo do të ndodhë sepse jam i prirë të iu besoj partnerëve tanë të ardhshëm. Siç është qëllimi i joni për të bërë koalicion ashtu është edhe i LDK-së”, ka thënë ai,, u shpreh ai në Rubikon.

Ai ka thënë se LDK e VV kanë vullnet që ta bëjnë ndryshimin sepse sipas tij ndryshimi nuk bëhet me partitë e PAN’it duke aluduar se nuk do të ketë bashkëpunim me partitë tjera.

“Kemi vullnet që ta bëjmë ndryshimin dhe se ky ndryshim nuk bëhet me të njejtit”, u shpreh ai.

Për dallim nga viti 2004 kur Selimi kishte dhënë dorëheqje nga AAK përshkak të koalicionin e asokohe me LDK’në, këtë herë depuetit i Vetëvendosjes nuk do ta bëjë një gjë të tillë, e ndërsa tani për LDK’në ka këto fjalë: “Është njëri nga subjektet me të cilët kemi pasur bashkëpunim opozitar dhe po mendojmë që te kemi bashkëpunim qeveritar”./Periskopi/