Deputeti i VV’së: Kurti nuk e ka fuqinë dhe aftësinë ta prishë Kosovën me SHBA’në

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka thënë se thënë se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti është akuzuar për antiamerikanizëm nga partitë opozitare për t’ia ndalë hovin e punës.

“Në momentin që partitë opozitare nuk kanë gjetur diçka substanciale për ta kritikuar Qeverinë Kurti dhe fshesën antikorrupsionit, ka ndodh një lloj mobilizimi të klubit të stërvjetëruar politik për ta ndalë hovin e Qeverisë Kurti. Në ndihmë u ka dalë koncepti i antimaeirkanzimit”, është shprehur Çeku.

“Nuk besoj që në Kosovë ka njeri që e ka fuqinë ose aftësinë t’ia prish marrëdhëniet Kosovës me SHBA-në. Është absurde të besohet se dikush ka asi aftësie që ta prishë Kosovën me Amerikën. As Kurti as dikush tjetër. Kjo i bie sikur ta lavdërojë Kurtin duke i dhënë gjithë këtë atribut të tillë”.

Ai ka theksuar në Info Magazine se raportet Kosovë-SHBa janë të betonuara.

Deputeti i VV’së del kundër bashkëpartiakes: Do të përballem me të gjithë që mendojnë ashtu

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, i ka reaguar bashkëpartiakes së tij, Donika Gashit, e cila u shpreh e irrituar me faktin se gratë po kërkojnë hapjen e çerdheve.

Çeku ka thënë se qasja e Gashit është gabim dhe shkakton shtypje, diskriminim e dhunë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është gabim t’ua tregosh grave vendin, duke bërë me gisht nga shtëpia. Njëra ndër shkaqet kryesore pse jemi vend me demokraci e ekonomi të pazhvilluar është pikërisht kufizimi i hapësirës së veprimit për gratë. E brenda asaj hapësire rëndom ka shtypje, diskriminim dhe dhunë”.

“Sikurse shembujt e tjerë nëpër botë, edhe shteti ynë do të arrijë nivele prosperiteti kur gratë dhe burrat bashkë, me barazi e solidaritet mes tyre do të merren me të gjitha punët. Nga kuzhina te ndarja e drejtësisë, nga rritja e fëmijëve te qeverisja, të bërit biznes, gazetaria dhe sferat e tjera” ka shkruar Çeku.

Ai ka thënë se do të përballet me këdo që mendon se gratë s’mund të merren me të gjitha punët.

“Unë gjithmonë kam besuar në këtë standard. Prandaj, si dje e sot, edhe në të ardhmen do të angazhohem për barazi mes grave e burrave. Dhe për asnjë moment nuk do të hezitoj të përballem me të gjithë që mendojnë ndryshe, kushdo e kudo qofshin ata ose ato”, ka shkruar ai.

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gashi, ka thënë se nënat në këtë kohë pandemie po bëhen neveritëse duke kërkuar hapjen e çerdheve.

Ish-artistes që në vitin 2018 hyri në politikë duke u anëtarësuar në LVV, po i pengon fakti që disa gra duan t’i kthehen shpejt jetës normale, e kësisoj edhe punës/profesionit.

Ndaj deklaratave Donika Gashit nuk është distancuar ende Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, e kishte cilësuar vlerë dhe vlerësim për partinë e tij, faktin e anëtarësimit të Donika Gashit në vitin 2018.

“Sot na u bashkua në Lëvizjen tonë, Donika Gashi, poete dhe qytetare prishtinase. Anëtarësimi i Donikës është vlerë dhe vlerësim për VETËVENDOSJE!-n. Na presin shumë punë bashkë, sidomos për rininë dhe artin e kulturën në vendin tonë”, kishte thënë Kurti.

Selimi: I kam shumë sugjerime për Kurtin për veteranët, ishin veç 20 mijë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur për fryrjen e listave të vetëranëve duke thënë se do t’ia bëjë disa sugjerime Qeverisë Kurti.

Sipas tij hapësirat që janë lënë në ligjin paraprak për të cilin ligj vet Selimi ka votuar në Kuvend, tani thotë se duhet të ndryshohet.

“Do të duhej të bëhej një riverifikim do t’ia sugjeroj qeverisë ketë, do t’i sugjeroj që ta sponsorizoj ndryshim-plotësimin e ligjit aktual në të cilin do të plotësohen disa zbrazëtira të cilat kanë lënë mundësi që të manipulohet”, ka thënë ai në Debat Plus.

Selimi ka thënë se ‘UÇK s’ka pasur më shumë se 20 mijë ushtarë në njësitet e saj’./Periskopi/

 

 

Murati i Vetëvendosjes: Nuk do të ketë krizë buxhetore

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se nuk do të ketë krizë buxhetore në vend gjatë këtij viti.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kuvendi i Kosovës tashmë është i konstituuar dhe e vetmja që ka mbetur është formimi i komisioneve parlamentare në mënyrë që Kuvendi të ketë funksionim të plotë.

“Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore. Kuvendi tashmë është konstituuar dhe krejt çka duhet është formimi i komisioneve parlamentare që të sigurohet funksionimi i plotë i institucionit”, ka thënë Murati.

Gjatë ditës së sotme Ministria e Financave kishte paralajmëruar kolaps buxhetor nëse nuk formohet qeveria.

Murati i VV-së sulmon në mënyrë indirekte emrat që propozoi Kurti për ministra

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se Vetëvendosja nuk insiston në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm.

“Se nuk e kemi për poste e pushtet, besoj u vërteta me emrat e kabinetit Kurti.” – ka shkruar Murati në Facebook-un duke në nënvlerësuar në mënyrë indirekte emrat që propozoi z.Kurti.

Z.Murati raportohej se mund të ishte ministër i ri i Financave [dhe transfereve] por në vend të tij Kurti e zgjodhi z.Besnik Bislimi.

Deputeti i ri i VV-së e kërkonte Isën president në gusht, tash i nënshtrohet Kurtit

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka komentuar së fundi zhvillimet e fundit në negociatat LDK-VV lidhur me udhëheqjen e re të vendit.

Abazi që në gusht të këtij viti dështonte Isa Mustafën si President të Kosovës, tani thotë se edhe presidentin edhe kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Ibrahim Rugovës.

 

 

Madje ai tha se LDK-ja po kërkon çka nuk i takon, duke harruar që muaj më parë vetë e rangoi Musafën në krye të listës së të preferuarve të tij.

“Edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, kur Dr. Nexhat Daci ishte Kryeparlamentar, dhe dilnin të parët në zgjedhje. LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës. Tani krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh”, thotë Abazi.

Më parë i njëjti renditi udhëheqjen e vendit kësisoj: Isa Mustafa President, Albin Kurti Kryeministër, Vjosa Osmani Kryetare e LDK dhe Kryeparlamentare.

Ndryshe takimet në mes dy partive kanë vazhduar edhe gjatë kësaj jave, por pa ndonjë vendim të konkretizuar lidhur me ndarjen e ekzekutivit, aty edhe ku ka ngecje për mos-arritjen e koalicionit.

VV-ja ka më së shumti donacione, AAK-ja s’i tregon donatorët

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në mes të dhjetorit të vitit 2017, kishte derdhur 3 herë nga njëmijë euro në llogarinë e partisë së tij.

Nga njëmijë euro kishin deponuar edhe një numër deputetësh e anëtarë të kësaj partie, që tani edhe nuk janë më pjesë e saj, si Visar Ymeri e Aida Dërguti, raporton KTV.

Donacionet e vazhdueshme, kryesisht nga aktivistë, kishin rezultuar që Lëvizja Vetëvendosje ta përmbyllte vitin 2017 me më së shumti donacione, krahasuar me partitë e tjera në vend – në total, 52 mijë e 985 euro.

Raporti financiar i këtij viti nuk gjendet në ueb-faqen e KQZ-së ku janë publikuar të dhënat e partive të tjera, por gjendet në ueb-faqen e Vetëvendosjes.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në ueb-faqen e KQZ-së, ka të publikuar vetëm raportin për zgjedhjet lokale, në të cilin figuron shuma prej 50 mijë e 713 eurosh.

Por, në të nuk gjenden emrat e kontribuuesve.

Për vitin 2017, Nisma Socialdemokrate ishte e treta për shumën e donacioneve.

Ato i kishte nisur ish-deputetja e kësaj partie, Valdete Bajrami, bashkë me burrin e saj, Ilir Bajrami, që në dy muajt e parë të vitit kishin ndarë 400 euro në total.

Shuma prej mbi 1,000 eurosh ishin ndarë nga kontribuues individualë, por edhe donacione prej 5,000 eurosh nga një biznes, që në fund të vitit kishin mbërritur në 25,173 euro.

Në listën e donacioneve të LDK-së, bazuar në pasqyrat vjetore financiare të partive për 2017, rezultojnë 18 mijë e 341 euro.

Shumica e kontribuuesve ishin kandidatë të subjektit Alternativa, që garoi në listë me LDK-në, dhe një pjesë e madhe nga Ramiz Kelmendi dhe biznesi i tij “Elkos” – gjithsej 5,540 euro.

E fundit në listën e subjekteve kryesore politike për nga numri i kontributeve është Partia Demokratike e Kosovë, me vetëm 7,500 euro të deklaruara.

Raportet e financave të audituara për vitin 2017, së voni u publikuan në ueb-faqen e KQZ-së dhe evidentuan një sërë parregullsish dhe shkelje të Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.