Shala: Vjosa Osmani duhet ta ketë përgjigjen pse Albin Kurti nuk shkon te varri i Rugovës

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Nismës Haxhi Shala, ka thënë për RTK-në se për mosvizitën e Albin Kurtit te varri i Rugovës, duhet të pyetet Vjosa Osmani.

I pyetur lidhur me vizitat e para të Albin Kurtit si kryeministër, ku ai ishte në Prekaz dhe vende të tjera, por jo te varri i Rugovës, ai tha:

“Këtë pyetje mund t’ia bëni kryeparlamentares, zonjës Vjosa Osmani. Në momentin që erdhi kryetare e parlamenti heqi foton e presidentit nga zyrja dhe vendosi atë të ish-presidentit Rugova. Prandaj kryetarja e parlamentit dhe LDK-ja duhet të flasin për këtë”./Periskopi/