Deputetja e AAK’së: Njoh njerëz që s’kanë probleme shëndetësore por u liruan nga karantina në konvikte

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrin Arben Vitia se po diskriminojnë qytetarët të cilët po kthehen në Kosovë. Sipas saj, të riatdhesuarit nuk po trajtohen barabartë, pasi jo të gjithë duhet të qëndrojnë 14 ditë në Qendrën e Studentëve.

Kadrijaj thotë se njeh personalisht njerëz që nuk kanë probleme shëndetësore por janë liruar nga karantimi me arsyen se kanë probleme të tilla.

“Unë njoh disa prej tyre personalisht, me emra dhe mbiemra, e di ku jetojnë. Janë njerëz që punojnë në institucione kredibile të Kosovës dhe janë dalë me atë diagnozë”, tha ajo në Pressing.

Në këtë mënyrë, ajo thotë se keqmenaxhimi i kësaj qendre solli edhe të rasti tragjik i humbjes së jetës së një të riu.

Ndërkohë ajo ka sqaruar se lista e publikuar prej saj, 1 ditë para vetëvrasjes së 26 vjeçarit nga Gjilani, nuk është raport shëndetësor.

“Lista e publikuar është e qytetarëve, jo e pacientëve”, shton ajo.

“Kam dashur që qytetarëve që kthehen të trajtohen dinjitetshëm dhe barabartë”, tha Kadrijaj.

Deputetja e AAK’së: Ku janë Ministrja Haxhiu dhe Ministri Vitia që s’po flasin për vdekjen e 26 vjeçarit

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj ka reaguar pas ndarjes tragjike nga jetë të një të riu në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Ajo ka kërkuar që Ministrja e Drejtësisë, Albulen Haxhiu dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, që të flasin për rastin.

Sipas saj, dikush duhet të jap përgjegjësi për ndarjen nga jeta të 26 vjeçarit i cili po mbahen në karantim.

Shkrimi i plotë i saj në Facebook:

Sot u shua jeta e të riut nga Gjilani A.M.! Familjes së të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta. Dje kam kërkuar nga Prokuroria të nisin me hetimet dhe sot Prokuroria këto hetime vetëm duhet t’i zgjeron. Nuk ma lejon pijeteti dhe edukata ta politizoj një tragjedi për poena politikë. Por të çohen të flasin sonte Arben Vitia e Albulena Haxhiu? Kush do të jep dorëheqje pas kësaj tragjedie?

Kosova sonte humbi jetën dhe ëndërrat e një të riu për shkak të keqmenaxhimit!

Turpi do të mbetet tek ju.

Hetuesia duhet të ndriçojë rastin në detaje!